LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e teknikut të kondicionerit/ Vetëdorëzohet në polici Albano Kusi

15 Dhjetor 2019, 15:07, Politikë CNA
Vrasja e teknikut të kondicionerit/ Vetëdorëzohet në polici

Vetëdorëzohet në polici Albano Kusi, vëllai i dytë i akuzuar si i implikuar për vrasjen e teknikut të kondicionerit Indrit Çelaj.

Mësohet se 28-vjeçari është paraqitur sot në drejtorinë e policisë, ndërsa rreth një muaj më parë u vetëdorëzua dhe vëllai i tij Griseldo Kusi.

Dy vëllezërit Kusi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar në lidhje me krimin e kryer e cila tronditi kryeqytetin në 23 gusht të këtij viti.

Sipas dëshmisë në prokurori të dy punonjësve, Griseldo Kusi i kërkoi llogari Çelajt për një vrimë që po hapte në mur, e më pas e qëlloi me pistoletë.

Indrit Çela u qëllua me plumb në kokë gjatë kohës që po punonte te vila e vëllezërve Kusi, ndërsa disa orë pas ngjarjes, ai ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

Tiranë/ Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në rrugën ?Muhamed Gjollesha?, si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara në ambientet të ndryshme e banesa, dhe përdorimit të metodave proaktive, si dhe pas negociatave me avokatin dhe familjarët, është bërë e mundur që në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë të vetë dorëzohet shtetasi në kërkim Albano Kusi

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, bënë ekzekutimin e urdhërit të ndalimit të lëshuar nga Prokurori si dhe të vendimit të Gjykatës së Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë e cila ka vendosur masën e sigurisë Arrest në Burg, për shtetasin :

Albano Kusi, 28 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë,

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në datë 25.08.2019, ka dërguar urdhërin e për ekzekutimin e vendimit penal të datës 25.08.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest ne burg”, për shtetasin Albano Kusi për Veprat Penale të ?Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës? e kryer në bashkëpunim.

Shtetasi Albano Kusi, në datë 22.08.2019, rreth orës 11.00, në rrugën Muhamet Gjollesha, Tiranë, në ambientet e katit të parë të godinës tre katëshe në pronësi të shtetasit Bujar Kusi, ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, në lidhje me vrasjen me armë zjarri të shtetasit I. Ç.

Materialet në ngarkim të shtetasit Albano Kusi, i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë për veprat penale të ?Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës? e kryer në bashkëpunim./CNA.al

Lajmet e fundit nga