LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"U frymëzova nga..."/ Elvana Gjata rrëfen "muzën" e videoklipit të ri me Capital T

30 Qershor 2019, 11:03, Lifestyle CNA
"U frymëzova nga..."/ Elvana Gjata rrëfen

Ditën e djeshme Elvana Gjata dhe Capital T publikuan më në fund këngën e quajtur “Fustani” i cili shumë shpejt do të bëhet hiti i kësaj vere.

Elvana Gjata spikati me look-un e saj ekstravagant që ishte mundësuar nga stilisti i saj Valdrin Sahiti ku u shfaq me 5 paraqitje të ndryshme dhe duket se këtë ka dashur më së shumti të tregojë në klip këngëtarja.

Elvana shkruan sot në një postim se muza e saj, frymëzimi për klipin e ri ka ardhur pikërisht nga Valdrini.

?E shkrova këtë këngë frymëzuar nga arti i Valdrin Sahitit?, shkruan këngëtarja teksa zbulon njërin nga fustanet që e bën të duket si kupa e çmimeve Oscar.

 

Lajmet e fundit nga