LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Fituesi përcaktohet para kohe"/Këngëtarja nxjerr "blof" festivalin shqiptar

27 Mars 2019, 14:57, Lifestyle CNA
"Fituesi përcaktohet para kohe"/Këngëtarja nxjerr

Ndërsa kanë kaluar tre muaj nga Festivali i RTSH-së, Eliza Hoxha, bëri publik të njëjtin problem që vazhdon sipas saj të ekzistojë prej vitesh në këtë event.

E ftuar në emisionin ?#Gjesi?, Eliza u shpreh se fituesi zgjidhet tre ditë përpara dhe kjo të heqë motivimin për të performuar.

?Unë e shijova shumë, ika shumë e përgatitur. Festivali kishte shumë gjëra të njëjta dhe shumë gjëra ndryshe. Si organizim ishte shumë më i mirë se herët e tjera. Pjesa tjetër është e zakonshme, përcaktohen në shumë raste fituesit para kohe. Kur ti e kupton 3 ditë përpara se kush fiton, si të kesh motivim të dalësh të këndosh? Te Festivali i RTSH-së e kupton zakonisht tre ditë më herët fituesin. Përgjigja ime është pse ta bëjmë festivalin, kur mund ta çojmë direkt fituesin?, u shpreh këngëtarja.

Lajmet e fundit nga