LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Turp që i përmendni këto gjëra"/Emily Ratajkowski flet pas akuzave se nuk paguan qiranë e shtëpisë

27 Mars 2019, 11:53, Lifestyle CNA
"Turp që i përmendni këto gjëra"/Emily Ratajkowski

Pak javë pasi Sebastian Bear-McClard u akuzua se ishte një qiramarrës mashtrues dhe një makth për fqinjët, bashkëshortja e tij Emily Ratajkowski u shpreh në mbrojtje të tij.

Në disa postime në Twitter, Emily sqaroi situatën për dramën e krijuar rreth një banese në Nju-Jork dhe mohon fjalët që bashkëshorti i saj është aq i pasur sa thuhet.

?Bashkëshorti im është 38 vjeç, jo 31 vjeç. Ai është një producent i pavarur filmash, kështu që njerëzit që mendojnë se ai është i pasur është diçka e mirë, por nuk bazohen në fakte?, shkroi modelja.

Ajo më pas shtoi se Sebastian-i është rritur nga një familje artistësh, që luftojnë për të ardhurat dhe kanë qenë të çmuar në vendin e tyre të lindjes.

?Ai u rrit në lagjen ku jeton tani, të dy prindërit e tij janë artistë që çmohen vendin e tyre në qendër të Nju-Jorkut. Unë u zhvendosa në shtëpinë e tij një vit më parë?, vazhdon më tej Emily, e cila e mbyll me fjalinë se është turp që njerëzit të cilët punojnë në fusha krijuese po largohen nga qyteti.

Ratajkowski dhe Bear-McClard jetojnë në një apartament ku nuk paguajnë qira, falë ligjit që mbron artistët të cilët mundohen.

Burimi: The Cut

Lajmet e fundit nga