LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pilula 72 orëshe/A i dini këto informacione dhe çfarë ndodh në trupin tuaj?

26 Mars 2019, 15:40, Lifestyle CNA

Përdorimi i pilules “72 orëshe”në masë nga vajzat e bën edhe më të nevojshëm theksimin e informacioneve. Çfarë efektesh ka ky ilaç ?

1. Marrje mendsh

Nuk duhet të shqetësoheni nëse keni marrje mendsh pasi keni marrë kontraceptivin e emergjencës.

2. Përzierje

Një tjetër efekt anësor i cili zakonisht ndodh mëngjesin pasi keni marrë ilaçin, janë sikletet në stomak. Mund të keni të përziera ose të vjella. Në çdo rast duhet t?i drejtoheni një mjeku, sepse tregon që medikamenti që keni marrë nuk është absorbuar nga organizmi juaj.

3. Ndryshime në ciklin menstrual

Pasi merrni pilulën mund të shihni ndryshime tek periodat tuaja. Ato mund të vijnë me shumë dhimbje, ose mund të rikthehen edhe nësa cikli ju përfundoi pak ditë më parë. Gjithsesi ajo çfarë duhet të dini është se periodat e muajit të ardhshëm duhet të vijnë në kohën e caktuar, plus/minus dita ditë.

 

4. Dhimbje koke ose lodhje

Njësoj siç ndodh para, gjatë ose pas ciklit, dhimbja e kokës është një tjetër efekt anësor që ndodh pasi merrni ilaçin. Mund të ndiheni kështu për pak ditë dhe më pas gjithçka do të kalojë.

5. Gjoks i ndjeshëm

Ndjeshmëria e gjoksit lidhet gjithashtu me pilulën e emergjencës. Nuk duhet të shqetësoheni nëse mëngjesin tjetër keni dhimbje apo e ndjeni si të lënduar zonën përreth tij.

Burimi: Women?s Health

Lajmet e fundit nga