LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet skandali/Alex Rodriguez i kërkoi treshe modeles së “Playboy” para se t’i propozonte JLo-së

26 Mars 2019, 12:10, Lifestyle CNA

Alex Rodriguez është akuzuar sërish se ka tradhtuar Jennifer Lopez, por këtë herë nga një modele britanike e ?Playboy?-it, që pretendon se ylli i bejsbollit i ka kërkuar treshe pak javë para se t?i propozonte këngëtares.

Modelja Zoe Gregory pretendon se 43-vjeçari i ?shpërtheu? telefonin me tekste duke i kërkuar treshe, ndërsa thuhet se i kishte dërguar fotografi të turpshme dhe kërkoi ta takonte personalisht.

Modelja 44-vjeçare pretendon se ai e ka përndjekur me mesazhe, që nga 22 janari i 2019-s.

Rodriguez i propozoi Lopez-it gjashtë javë më vonë, më 9 mars, me një unazë  4.5 milionë dollarë.

Mesazhet e tyre u shtuan deri në ditën kur 43-vjeçar i kërkoi të takoheshin personalisht dhe iu lut që të sillte shoqe me vete për një treshe.

?JLo është e mahnitshme dhe ajo nuk e meriton këtë. Ndërsa po bëhej gati për t?u martuar me të, ai po më kërkonte për video seksi, duke kërkuar që të kryenim marrëdhënie dhe që të bëja marrëveshje me vajzat e tjera?, tregoi ajo për ?The Sun?.

Në një mesazh në WhatsApp sipas saj ai shkruan: ?A po mendon ende për tre emrat e vajzave të këndshme për ne??.

Madje ajo tregoi se në një foto i kishte treguar dhe organin gjenital.

Kujtojmë se pas lajmit për fejesën, ai u akuzua nga ish-lojtari i bejsbollit, Jose Canseco, se e kishte tradhtuar këngëtaren me bashkëshorten e tij.

Burimi: Daily Mail

Lajmet e fundit nga