LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk i jap rëndësi jetës luksoze”/Reperi shqiptar ka dy fjalë për të na thënë

27 Mars 2019, 10:40, Lifestyle CNA
“Nuk i jap rëndësi jetës luksoze”/Reperi shqiptar ka

Këngëtari i njohur Skerdi Ago para pak ditësh,  deklaroi publikisht se do të hiqte dorë nga muzika për një periudhë kohore.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Skerdi njoftoi se shumë shpejt do të sjellë këngën e tij të re.

Ëhë, është paksa paradoksale, por është një vendim i Skerdit në fund të fundit dhe nuk jemi askush për ta gjykuar.

Përtej kësaj, reperi shqiptar ka dy fjalë për të na thënë të gjithëve. Ai është shprehur publikisht se gjithmonë është munduar të fokusohet në muzikë dhe se nuk i jep aspak rëndësi markave apo gjërave të shtrenjta dhe luksoze: ?Të dashur ndjekës, tani është koha të flas unë. Tërë jetën time, jam munduar të fokusohem në muzikë sepse vetëm aty e kam gjetur veten. Rrallë herë i kam dhënë rëndësi veshjes edhe pse jetojmë në një kohë në të cilën po s?u duke mirë ?nuk je IN?, gabim! Unë nuk mendoj kështu ose thënë ndryshe, unë nuk jam ky. Unë nuk i jap rëndësi markave të shtrenjta, para kësaj kam gjëra më të rëndësishme. Unë nuk i jap rëndësi një makine të shtrenjtë e as një jete prej luksi. Kam blerë rroba aty ku blini edhe ju të dashur ndjekës, dhe nuk më vjen turp, pavarësisht se jam këngëtar dhe e do profesioni, por unë jam ky.?

Në vijim ka rrëfyer se nuk dëshiron që të identifikohet për firma apo pushime super të shtrenjta. Qëllimi i tij është vetëm që të prodhojë muzikë të bukur.

?Skerdi i thjeshtë që do t?ju servoj vetëm muzikë të bukur. Nuk dua që unë të identifikohem për firma, makina luksoze apo pushime super të shtrenjta, dua që ta dëgjoni muzikën time, për këtë kam luftuar gjithmonë dhe do vazhdoj edhe më tutje. Dhe për fund, nuk është turp po u veshe lirë, turp është krimi apo gënjeshtra. Unë jam ky, dhe dua që të më vlerësoni për këtë gjë. Ju dua juve që më mbështetni, por edhe juve që kritikoni?, ka shkruar ai në Instagram.

Lajmet e fundit nga