LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Aty ku ka talent dhe vullnet mund t’ja dalësh"/Revista greke publikon artikullin emocionues për këngëtaret shqiptare

27 Mars 2019, 13:10, Lifestyle CNA
"Aty ku ka talent dhe vullnet mund t’ja dalësh"/Revista

Këngëtaret shqiptare Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha janë kthyer në emrat më të njohur e të komentuar të muzikës në mbarë botën dhe talenti i tyre s’mund të kalonte pa tërhequr edhe vëmendjen e shtetit fqinj, Greqisë.

Revista e njohur greke “Voice of Athens” i ka kushtuar një artikull të tërë këngëtareve shqiptare me famë botërore, ku i përgëzon për talentin dhe ndër të tjera përmend faktin që në Greqi, shqiptarët mundohen t’a fshehin origjinën e tyre, pasi trajtohen në një mënyrë që s’mund të ecin përpara.

Megjithatë, në vendet e mëdha ato s’kanë nevojë t’a fshehin origjinën shqiptare dhe vajzat mund t’ja dalin me talent, shkruan e huaja.

“Aty ku ka talent dhe vullnet mund t?ja dalësh, pa marrë parasysh se nga ku keni ardhur dhe si jeni rritur”, shkruhet ndër të tjera në revistë.

Burimi: Newsbomb

Lajmet e fundit nga