
Sokol Balla i “rrëmben” studion Eva Muratit: Mbaje mirë se…!
Moderatorja simpatike e emisionit të “UEFA Champions League”...
Avokati Spartak Ngjela vijon me akuzat kundër klasës politike, e cila sipas tij po mundohet me çdo kush të pengojë reformën në drejtësi. Sipas Ngjelës të gjithë abuzuesit me shtetin shqiptar sot po duan të bashkohen kundër Amerikës, me qëllimin e vetëm që të ndalojnë Reformën në Drejtësi, e cila po drejtohet me forcën e politikës amerikane.
Gjithashtu Ngjela ka komentuar edhe një deklaratë të bërë disa ditë më parë nga kryeministrit Rama, I cili tha se ka ardhur koha që energjitë e Fatos Nanos, por edhe të larguarve të tjerë, të bëhen bashkë për të marrë në dorë përgjegjësitë e së ardhmes së Shqipërisë.
Ngjela thekson se ? në funksion të arsyes së më sipërme dhe në funksion të aksionit për bashkimin antireformë, i rrëshqitur nga arsyeja, tani Edi Rama po thërret Fatos Nanon për ndihmë.?
Avokati Ngjela shprehet se kryeministri Rama mendon që të trembë politikën amerikane me Nanon e turli sovjetikësh të tjerë.
Postimi i plotë:
Të gjithë abuzuesit me shtetin shqiptar sot po duan të bashkohen kundër Amerikës. Po pyetja që ngrihet këtu është kjo: përse iu duhet ky bashkim?
Ky bashkim iu duhet që të ndalojnë Reformën në Drejtësi, e cila po drejtohet me forcën e politikës amerikane .
Po, Reforma, është apo nuk është në interes të shqiptarëve dhe Shqipërisë?
Sigurisht që është në interes të shqiptarëve dhe në interes të Shqipërisë sepse, pas njëqind vjetesh, ajo vendos drejtësinë shoqërorë. Kjo Reformë strukturon me ligj përgjegjësinë kryeministrore dhe kontrollin institucional në shtetin shqiptar.
Po pse janë kundër drejtësisë së popullit të tyre këta pushtetarë kur në fakt pretendojnë se janë të zgjedhur me votë nga populli?
Se janë kundër vendosjes së drejtësisë në Shqipëri, sepse kjo Reformë i penalizon, mbasi këta janë të korruptuar dhe Reforma i shpronëson e i dënon për abuzim me pushtetin.
Atëherë lodhen kot, se as të zgjedhur me votën e shqiptarëve nuk janë.
Këta në fakt koha i zgjodhi për të qenë uzurpatorët e fundit të lirisë dhe mirëqenies së shqiptarëve.
l.Ja, në funksion të arsyes së më sipërme dhe në funksion të aksionit për bashkimin antireformë, i rrëshqitur nga arsyeja, tani Edi Rama po thërret Fatos Nanon për ndihmë.
Po kaq kaqol është ky derëzi e punëzi sa mendon që të trembë politikën amerikane me Nanon e turli sovjetikësh të tjerë!
Kurse amerikanët po qeshin, jo me veprimin e Ramës, por se ata e dinin këtë disi më të rritur; po Rama tani iu ka dalë të jetë 12 vjeç.
Ndërsa, ajo gjë që e kthen këtë përpjekje absurde të Edi Ramës në komedi, është fakti që politika e lartë perëndimore e ka të kapur me fakte edhe Ramën njëlloj si Sali Berishën me të gjithë taborin ë tij.
Po ku ka ngjarë ndonjëherë që i kapuri i dobët të ketë trembur të fortin që e ka kapur! Vetëm Rama e mendon këtë. Dhe prandaj sot në Shqipëri me këta politikanë nën mediokër kemi hyrë në raportin absurd kur i dobti kërkon të trembë super të fortin. (!)
Ndërkohë, të korruptuarit e tjerë po e shohin Ramën me një farë shpresë, por sigurisht që thellë-thellë nuk e besojnë që ky mund të mundë Anerikën kundër interesit shqiptar.
II. Po ku qëndron realisht raporti absurd në të cilin ka hyrë sot korrupsioni kryeministror shqiptar?
Edhe Rama edhe Berisha janë të kapur në të gjitha aferat korruptive antishqiptare që kanë bërë.
Po, a e di Ramë ziu që po i hapi botërisht politika amerikane letrat për këta, asnjëri prej tyre nuk e ka të gjatë në Shqipëri?
Madje, nuk kanë as burg ku të futin kokën për siguri nga mëria popullore në Shqipëri, e cila sot ekziston edhe pa ekspozimin e fakteve.
Ule kokën Rama! sepse procesit të nisur nuk i shpëton dot, do ta udhëtosh të gjithin vetë, me këmbët e tua këtë proces! Dhe, lëre Nanon të rrijë në hijen e tij, se letra u kanë të gjithëve ata që drejtojnë botën sot.
lll. Zoti Rama, të siguroj për një gjë, nuk mund të jesh dot më kryeministër i Shqipirisë: shko ku të duash, në daç në Athinë, në daç në Beograd e në daç në Moskë; por mos e provo hapjen e kartave amerikane kundër teje, se shqiptarët nuk do të të falin kur të dëgjojnë të faktuara bëmat e tua kundër tyre…
Nuk e sheh si struket Saliu kur i kujton ato që i tha Brian Yee në pranverën që shkoi?
Prite, Rama, fatin me kurajë! Kjo duhet të jetë filozofia e sjelljes tënde sot, se e ke krijuar vetë fatin tënd dhe nuk ta ka njeri fajin që kërkove të sundoje shqiptarët patologjikisht me një palë sandalle pa bojë, dhe me besim tënd vulgar delirant që ti mund të drejtosh një kontinent me ëndërrat e një dymbëdhjetë vjeçari.
Është kohë e humbur kot kjo, zoti Rama!
“Prendi la vita come ti vjene”! Kështu na ka porositur fiorentini i madh i Toskanës, Dante Aligeri – e pra, pranoje jetën ashtu siç të vjen, por me kurajë.
Asnjë bashkim nuk e mund dot politikën amerikanë sot në Tiranë; kur 97 përqind të shqiptarëve janë me të.
Periudha njëqind vjeçare e vjedhës së shqiptarëve ka marrë fund – ky tani është vetë imperativi i kohës sonë./ CNA.al
Moderatorja simpatike e emisionit të “UEFA Champions League”...
Ditën e sotme, prestigjozja britanike, “The Sun” i ka kushtu...
Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posaçëm i ngritu...
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nëpërmjet ISHMP-së çon për...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka filluar të hakmerret ndaj...
Sa kohë Politika jonë nuk është marrveshje por kacafytje, Pa...
Gjykata e Shkodrës ka zhvilluar sot seancën gjyqësore në nga...
Një incident ka ndodhur gjatë paradites së sotme në ambiente...
Kush e ka ëndërr të takojë një herë të vetme Jennifer Lopez-...
Nazer Seitaj apo siç njihet ndryshe “financieri i Habilajve”...
Çështja e ekstradimit të financierit të Habilajve, Nezar Sei...
Ajo është padyshim një nga juristet më të famshme në Shqipër...
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla po raporton në Komision...
Karabinierët e qytetit të Frozinones arrestuan një shpërndar...
Unifikimi doganor mes Shqipërisë dhe Kosovës mbetet ende lar...
Mëngjesin e sotëm presidenti Ilir Meta ka zgjedhur një video...
Policia italiane ka goditur një bandë të drogës dhe prostitu...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Një autobus i linjës së Kukësit është përfshirë nga flakët m...
Moti vijon nën ndikimin e kthjellimeve në gjithë territorin ...
Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë ...
Emisioni investigativ ”Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmj...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Pogradecit,...
Udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit kanë qenë një nga pe...
Stefano Pioli e pranon se skuadra e tij nuk po funksionon në...
Ditën e martë, më 31.01.2023, ora 10:00, do të gjykohet në...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar aksionet e policisë ...
Kamerat e vendosura nga ogranizatat apo grupet krimina...
Gazetari investigativ Artan Hoxha e ka quajtur gabim veprimi...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrug...
Nga Gjermania dhe Franca, e deri në Republikën Çeke, s...
Prej disa ditësh vendi ynë ndodhet në mbizotërimin e k...
Territori shqiptar, sot do të jetë nën ndikimin e kushteve...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta, do të sjel...
Kur Rusia pushtoi Ukrainën shkurtin e vitit të kaluar, Vla...
Kafka e kuqe e një të vdekuri në sfond të zi. Kj...
Nëse do të vlerësohej me notë sistemi arsimor gjerman,...
Ekspozita u çel në Lagos dhe artisja franceze Prune No...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Sot, më 30 janar 2023, dollari amerikan blihet me 107 ...
Monedhat e huaja e mbyllin javën, në vlera të ulëta. Dolla...
Monedhat e huaja kanë pasur luhatje të lehta krahasim ...
Monedhat e huaja janë kthyer në vlerat e një jave më parë....