Vrau gruan me sëpatë/ Gjykata: Autori të shtrohet në psikiatri
Gjykata e Shkodrës ka zhvilluar sot seancën gjyqësore në nga...
Sa kohë Politika jonë nuk është marrveshje por kacafytje, Partitë nuk janë kisha e xhamia por barraka, politikanët nuk janë as hoxhë as prift por djaj, edhe Edi Rama është Djall.
Po ti bënte mëkatet vetë, Djalli do ishte zhdukur me kohë nga faqja e dheut dhe njerëzia do kishin rënë rehat.
Edhe Djalli Rama mëkatet nuk i bën drejtpërdrejt por tërthorazi, me stil.
Në këtë pikëpamje djallëzore, që është e vetmja nga mund të shihen e shqyrtohen djallëzitë e sotme, duhet parë halja me vota që Djalli Rama mori në zgjedhjet e fundit. Justifikimet e Opozitës në hjekë se Djalli Rama malin me vota e bleu me paret e hashashit dhe komplicitetin e ndërkombëtarëve, mund të jenë të vërteta, por, sa kohë Politika nuk bëhet me abrakadabra por me numura djallëzorë djajsh me përvojë, më tepër janë dëngla propagandistike për me justifiku humbjen duke mbajt me gairet miletin demokrat.
Opozita e yshtur nga Djalli Rama po bën pikërisht ato gabime që i interesojnë Djallit Rama.
Ja si po ndodh. Ja disa nga manovrat djallëzore përmes të cilave Djalli Rama, në stilin diabolik të kapjes së veshit të djathtë me dorën e majtë, i ka bërë demokratët të besojnë se po bëjnë varrin e tij, kur ndërkohë po gërmojnë varrin e vetes.
Oratoria virtuoze e Djallit Rama me gjithato figuracione dhe improvizime i fut në dhè të gjallë humbësit fjalamanë të Opozitës. Por ata mbahen. Nuk epen ata. Ata nuk dorzohen.
Përballë cunamit verbal të Djallit Rama, Don Kishotët e mullinjve copë e çikë të erës së propagandës demokrate, ata që duke ngrënë e duke pirë nëpër restoranra bëjnë çdo ditë të njëjtën shaka të shpëlarë, të njëjtën karikaturë të dalë boje, dhe hedhin të njëjtat ickla kundër Kryetarit, ngaqë s’kanë as dinë të bëjnë gjë tjetër, mblidhen si minj të trembur në Fejsbuk ku mburren me një garuzhde lajka të mjera dhe shpallin veten dhe njëritjetrin, mendimtarë hijerëndë, analistë me një barrë tru, shkrimtarë të famshëm, madje deri dhe Poetë me nam. I dëgjon mixhlizi këta spurdhjakë, dhe thotë me vete; Zoti më ruajtë. “Ç’punë kam unë me këta krimba në pritje të kockave. S’më lidh asgjë me ta”. Dhe bën atë që Djallit Rama i vlen më tepër se gjithçka. Nuk vete të votojë. Ose ja jep votën Djallit Rama. Por s’mbaron këtu. Kjo zezonë ka edhe më. Kur kjo hata tashmë ka ndodhur, kur thesi i Djallit Rama është mbushur me vota demokratësh, hajvanët vazhdojnë ta quajnë veten viktima, dhe mburren me plagët imagjinare.
Djalli Rama mjaltequmësht me Amerikën dhe amerikanët. Djalli Rama shkulet gazit kur sheh sa bukur i funksionon djallëzia e këtij flirti teksa sheh budallenjtë që për inat të tij s’i lënë kusur Amerikës. Përfundimin e sheh edhe qorri. Për shkak të këtij idiotllëku, të tjera vota rrjedhin kah Djalli Rama.
Djalli Rama dhe Ambasadori amerikan hyjnë e dalin. Mbase e kthejnë dhe ndonjë teke raki Skrapari. Sipas mendësisë komuniste antiimperialiste të teoricienëve të konservatorizmit tonë anapolla, Djalli Rama, si Djall sorollop komunist që është, duhet kundërshtuar në çdo rast, edhe kur pjerdh, edhe kur pshurr, edhe kur ha spagheti. Si rezultat i refuzimit idhnak të demokratëve ndaj mardhënive të mira të Djallit Rama me Ambasadorin amerikan, një lumë tjetër me vota në kazanin e Djallit Rama na i garantojnë arradhja e militantëve të Opozitës që sherrin në fjalë nuk e ndal, në lule të ballit me ua majt.
Çfarë Ambasadores së Europës shefat e saj nga Brukseli e urdhërojnë të bëjë, s’ka rëndësi.
Rëndësi ka që Ambasadorja në fjalë, bashkë me të sipërmendurin amerikan dhe kolegët e Saj perëndimorë, të implikohen në kacafytjen e brendëshme të djajve shqiptarë kundër njëritjetrit. Për shembull, nëse Ambasadorja nuk e thotë një fjalë për hashashin, është indiferente, nuk kryen punën për të cilën paguhet, jeton në një derr vilë që e ka blerë me dallavere. Ama, po qe se, jo domosdoshmërisht për hashashin, Ambasadores ndonjë fjalë i rrëshqet, pllaka kthehet, kupa përmbyset, syçelësia proletare zgjohet, Zëri i Popullit u bje boriave; Shqipëria është koloni, ambasadorja guvernatore, e të tjera e të tjera që goja s’i nxë e lapsi s’i kap. Tek shohin spektaklin diabolik me të tilla marrina, jo pak shqiptarë votat i çojnë te mulliri i Djallit Rama i cili me Ambasadoreshën muhabetin e ka vaj ulliri Vlore nakatosur me dhallë Puke, hirrë Mati, gjizë Ndroqi në kupac Tirone.
Kadarenë e ka halë në sy Sigurimi dhe çeta e viktimave të Sigurimit. Shejtanbudallenjtë spiuna i bëjnë karshillëk Kadaresë së miliona lexuesve anembanë botës. Fill pas tyre, shqiptarët që lexojnë dhe mahniten me romanet e Gjeniut dhe çartallosen me marrëzitë e çetës, i shtojnë votat Djallit Rama që Kadarenë, edhe për këtë arësye, vetëm e lartëson.
Djalli Rama mban mardhënie të mira me Sulltanin Erdogan.
Për turqizimin e Shqipërisë, sidomos shtimin e votave të Djallit Rama si kundërpeshë ndaj flirtit me Sulltanin, përkujdesen hajvanët turkoshakë të Shqipërisë denbabaden perëndimore.
Aq të vërteta janë këto djallëzi të Djallit Rama, sa Djalli Rama është i pari lider në Historinë tonë që në zgjedhjet e fundit mori më tepër vota se sa e parashikonte vetë në ëndërrat më optimiste.
Ta bësh kundërshtarin të bëjë ato gabime që ty të leverdisin, kjo është kryevepra djallëzore që po realizon me sukses të plotë Djalli Rama. E paçim sa malet Djallin Rama. Në krye, e mbi krye.
Gjykata e Shkodrës ka zhvilluar sot seancën gjyqësore në nga...
Një incident ka ndodhur gjatë paradites së sotme në ambiente...
Kush e ka ëndërr të takojë një herë të vetme Jennifer Lopez-...
Nazer Seitaj apo siç njihet ndryshe “financieri i Habilajve”...
Çështja e ekstradimit të financierit të Habilajve, Nezar Sei...
Ajo është padyshim një nga juristet më të famshme në Shqipër...
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla po raporton në Komision...
Karabinierët e qytetit të Frozinones arrestuan një shpërndar...
Unifikimi doganor mes Shqipërisë dhe Kosovës mbetet ende lar...
Mëngjesin e sotëm presidenti Ilir Meta ka zgjedhur një video...
Policia italiane ka goditur një bandë të drogës dhe prostitu...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Një autobus i linjës së Kukësit është përfshirë nga flakët m...
Moti vijon nën ndikimin e kthjellimeve në gjithë territorin ...
DASHI21. mars – 20. prill Do jeni shume ne akth gjate kësaj...
Gigi dhe Bella Hadid janë supermodelet më të kërkuara të mom...
Në vilën e tyre 35 milionë euro David Beckham dhe Victoria j...
Pavarësisht se Mozzik dhe Getinjo janë larguar nga labeli i ...
Të gjithë kemi pyetur se çfarë kuptimi ka ëndrra që kemi par...
Të gjitha femrat ankohen për sytjenat. I rrinë ngushtë, të t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...