LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bella Hadid sërish me pushime. Ja ku ndodhet

20 Mars 2017, 16:56, Lifestyle CNA

Bella Hadid ka kaluar muaj shumë të ngarkuar kohët e fundit. Ajo ka shkëlqyer gjatë shfaqjeve të modës për Moschino dhe Prabal Gurung, ku ka lançuar koleksionin e saj të veshjeve bashkë me Chrome Hearts, por ende gjen kohë dhe për fansat e saj.

Për momentin ajo ka marrë disa pushime pranverore dhe në çdo foto që poston në rrjetet sociale, nuk harron të impresionojë me stilin e saj. Teksa ka qenë duke kaluar pak kohë të bukur me miqtë e saj në Ujvarën Mayfield në Jamaica, Bella ka veshur një body në ngjyrë nude, që nxjerr në dukje linjat e saj perfekte.

?Jam shumë e lumtur që ndodhem këtu?, ka qenë ky mbishkrimi që ka shoqëruar foton në fjalë të modeles bukuroshe. /CityNews

Lajmet e fundit nga