web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Titullari i Vllaznisë pezullohet gjatë, dënim i rëndë nga Disiplina

26 Maj 2026, 20:33, Sport CNA

Titullari i Vllaznisë pezullohet gjatë, dënim i rëndë

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dënuar futbollistin e Vllaznisë, Erdenis Gurishta, pas incidentit në ndeshjen ndaj Egnatias.

Mbrojtësi kuqeblu është pezulluar me 6 ndeshje për goditjen me grusht ndaj Albano Aleksit në minutat e fundit të takimit. Incidenti ndodhi pas provokimeve të bëra nga futbollisti i Egnatias pranë pankinës së Vllaznisë.

Përveç pezullimit të Gurishtës, Disiplina ka marrë masa edhe ndaj klubit shkodran. Vllaznia është gjobitur me 1 milionë lekë të vjetra për sjelljen e tifozëve gjatë ndeshjes.

Sipas vendimit, tifozët hodhën sende në fushën e lojës dhe përdorën kore fyese ndaj futbollistëve të Egnatias.





Lajmet e fundit nga