web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Llogaritë e titullit/ Egnatia e ka në dorë, si mund të fitojnë Elbasani dhe Vllaznia

25 Maj 2026, 20:36, Sport CNA

Llogaritë e titullit/ Egnatia e ka në dorë, si mund të

Raundi i dytë i Final 4 në Superiore ka lënë ende të hapur garën për titullin kampion në Shqipëri.

Megjithatë, pas rezultateve të fundit, Egnatia konsiderohet skuadra favorite për të fituar kampionatin për të tretin vit radhazi.

Rrogozhinasve u mjafton një fitore ndaj Dinamos në ndeshjen e fundit për të siguruar matematikisht titullin, pa u interesuar për rezultatin e sfidës tjetër. Vllaznia dhe Elbasani mbeten gjithashtu në garë, por varen edhe nga rezultati i Egnatias.

Elbasani ka avantazh në duelet direkte ndaj Vllaznisë dhe mund të shpallet kampion edhe me barazim, nëse Egnatia humbet ndaj Dinamos.

Ndërkohë, Vllaznia ka vetëm një kombinim të mundshëm për të fituar titullin: fitore ndaj Elbasanit dhe humbje e Egnatias. Në rast se tre skuadrat mbyllin sezonin me nga 34 pikë, shkodranët do të favorizohen nga ndeshjet direkte.

Dy sfidat vendimtare do të luhen paralelisht më 31 maj në orën 19:00, me Vllaznia-Elbasani në “Air Albania” dhe Egnatia-Dinamo në “Elbasan Arena”.





Lajmet e fundit nga