web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndalesë e papritur te Reali , “ngec” rikthimi i Mourinhos

26 Maj 2026, 17:20, Sport CNA

Ndalesë e papritur te Reali , “ngec” rikthimi i Mourinhos

Rikthimi i Jose Mourinhos te Real Madridi mbetet ende në pritje, për shkak të zgjedhjeve presidenciale në klubin spanjoll. Marrëveshja mes palëve është përgatitur, me një kontratë dyvjeçare dhe opsion për një sezon të tretë në rast fitimi të La Ligës.

Megjithatë, gjithçka varet nga rezultati i zgjedhjeve ku Florentino Perez do të përballet me Enrique Riquelmen. Mourinho ka nisur ndërkohë të planifikojë merkaton, duke kërkuar përforcime në mbrojtje dhe në mesfushë.

Trajneri portugez ka sugjeruar afrimin e dy mbrojtësve qendrorë, dy mesfushorëve dhe përforcime në krahët e mbrojtjes. Nga skuadra mund të largohen Camavinga dhe Ceballos, ndërsa kontrata e Rudiger nuk është rinovuar ende.

Për ta liruar Mourinhon, Reali mund të paguajë deri në 14 milionë euro, dyfish më shumë se klauzola fillestare prej 7 milionë eurosh. Mourinho është zgjedhje e Perez, ndërsa Enrique Riquelme ka shprehur rezerva për rikthimin e portugezit, duke deklaruar se klubi ka nevojë për një projekt afatgjatë.





Lajmet e fundit nga