web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prioritet Iraola, në listë dhe Xavi. Kandidatët për stolin e Milanit

26 Maj 2026, 15:09, Sport CNA

Prioritet Iraola, në listë dhe Xavi. Kandidatët për stolin e

Milani ka nisur fazën e rindërtimit pas largimit të Massimiliano Allegrit, Igli Tares, Giorgio Furlanit dhe Geoffrey Moncadas.

Pronari Gerry Cardinale i ka besuar Zlatan Ibrahimovic drejtimin e projektit sportiv dhe prioriteti i parë mbetet zgjedhja e trajnerit të ri. Emri më pranë pankinës kuqezi është Andoni Iraola, i cili pritet të takohet në Londër me Ibrahimovic dhe Cardinale në orët e ardhshme.

Trajneri spanjoll mbylli një periudhë pozitive trevjeçare te Bournemouth, duke e dërguar skuadrën në vendin e gjashtë dhe në Europa League. Iraola largohet në fund të sezonit dhe konsiderohet një profil i përballueshëm financiarisht për Milanin, pasi në Premier League përfitonte rreth 1.8 milionë euro neto në sezon.

Alternativat e tjera të kuqezinjve mbeten Xavi, Mark Van Bommel dhe Thiago Motta. Xavi është pa skuadër që nga viti 2024, ndërsa Van Bommel dhe Thiago Motta janë gjithashtu mes kandidatëve të vlerësuar nga Ibrahimovic.

Milani pritet të vendosë fillimisht për trajnerin e ri dhe më pas të kompletojë strukturën drejtuese sportive.





Lajmet e fundit nga