web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Teuta shpërdoron dy penallti, Dinamo merr vendin e katërt me një supergol

3 Prill 2024, 20:07, Sport CNA

Dinamo City, triumfoi minimalisht ndaj Teutës, në ndeshjen e prapambetur në Superiore.  

Ishte një ndeshje me dy tablo, me durrsakët më kërkues në të parën, ndërsa në të dytën, ishin kryeqytetasit në sulm. Teuta gaboi dy herë nga penalltia në minutën e 35-të.

Momenti vendimtar ishte në minutën e 93-të, me Denisson, që nga një kënd i vështirë, ia doli ta dërgojë topin në rrjetë. Një supergol nga braziliani, për t’i dhënë 3 pikë të arta skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Dinamo ngjitet në vendin e katërt me 42 pikë, ndërsa Teuta mban vendin e shtatë me 34 pikë.





Lajmet e fundit nga