LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lëvizje e papritur, mesfushori titullar largohet nga skuadra e Superiores

2 Prill 2024, 12:58, Sport CNA
Lëvizje e papritur, mesfushori titullar largohet nga skuadra e Superiores

Fatjon Andoni është larguar nga Dinamo City. 

Mesfushori ka munguar në ndeshjet e fundit për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa shtypi i shkruar raporton se për arsye familjare ka mbyllur bashkëpunimin me “Blutë”.

Kujtojmë se Andoni ka mundur që këtë sezon të luajë me Dinamon në 18 ndeshje, ku 14 prej tyre i ka nisur si titullar. Gjatë këtyre sfidave ka mundur të shënojë edhe 2 gola.

Lajmet e fundit nga