LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Surprizat e Silvinhos në listën e Kombëtares

17 Mars 2023, 14:08, Sport CNA
Surprizat e Silvinhos në listën e Kombëtares

Kombëtarja do të nisë përgatitjet ditën e hënë për ndeshjen e parë kualifikuese kundër Polonisë, teksa trajneri Silvinjo ka publikuar edhe listën e tij të parë me lojtarët që do të grumbullojë për këtë takim.

Risia e brazilianit eshte Jasir Asani dhe Anis Mehmeti. Ish-anësori i Partizanit, i cili aktualisht luan në Korenë e Jugut, pritet t’i bashkohet Shqipërisë, ku më parë ka qenë me moshat e Maqedonisë së Veriut, ndërsa Mehmetit, që po shkëlqen me Bristol Sitin, i ka ardhur momenti për në ekipin e parë, pas eksperiencës me Shpresat.

Ndërkohë, një tjetër rikthim pritet të jetë edhe ai i Jon Mersinajt, i cili do të zëvendësojë Gjimshitin e dëmtuar që nuk do të rrezikojë në këtë ndeshje, edhe pse tërheqja muskulare është e lehtë për mbrojtësin.

Lajmet e fundit nga