LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vala e të nxehtit/ Cili është kufiri i temperaturës që mund të përballojë trupi i njeriut

21 Korrik 2022, 14:17, Sociale Blerta BRATI
Vala e të nxehtit/ Cili është kufiri i temperaturës që
Foto ilustruese

Sipas studimit të fundit njeriu duron temperaturat: 31°C në 100% lagështi ose 38°C në 60% lagështi.

Krahasuar me studimin e 2010, kjo shkon nga 35°C në 100% lagështi, në 31°C. Dhe për 60% lagështi, nuk është më 45°C, por 38°C që është kufiri i trupit të njeriut.

1. Përtej këtyre lidhjeve temperaturë-lagështi, mekanizmat e rregullimit të temperaturës nuk funksionojnë më në mënyrë perfekte dhe ekspozimi nuk duhet të zgjasë më shumë se disa orë.

2. Gjithçka diktohet, në bazë, nga hipotalamusi ynë, i vendosur në zemër të trurit të njeriut. Ai shërben si rregullator për shumë funksione, përfshirë temperaturën e trupit.

3. Kur ky "termostat natyral" zbulon ngrohjen e brendshme të trupit, ai shkakton veprime rregullatore.

Djersitje në veçanti, dhe nevojitet që të pini shumë ujë për të kompensuar humbjen.

Kemi edhe rritjen e qarkullimit të gjakut në lëkurë, e cila lejon që nxehtësia të evakuohet nga rrezatimi, përmes lëkurës.

Në këtë mënyrë, zemra e njeriut duhet të pompojë më fort për të lejuar këtë rritje të rrjedhës së gjakut./E.T-CNA.al

 

Lajmet e fundit nga