Parandontoza/ Trajtimi i tërheqjes së mishrave të dhëmbëve me PRP dhe kockë natyrale
Tërheqje e mishrave të dhëmbëve, lëvizshmëri, zhveshje...

100 mjekë të rinj specialistë do t'u shtohen spitaleve publike në vend. Në një aktivitet të organizuar në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për emërimin e mjekëve të rinj, Ministrja Manastirliu tha se 100 mjekët do të plotësojnë nevojat në specialitete të ndryshme në spitalet rajonale dhe bashkiake.
"Pas një procesi shumë kuptimplotë në raport me standardin që ne kemi vendosur për përzgjedhjen e spitaleve rajonale dhe bashkiake nga mjekët specialistë, të zhvilluar me shumë korrektësi nga komisioni përgjegjës, ju tashmë, 100 mjekë specialistë atashoheni pranë spitaleve tona rajonale. Janë më shumë se 50 mjekë që u atashohen spitaleve të veriut dhe po kaq në spitalet e jugut. Më konkretisht, 10 mjekë të specializuar në qarkun e Dibrës, duke përfshirë edhe spitalin e Bulqizës edhe të Burrelit. Do të jenë 13 mjekë të specializuar për qarkun e Lezhës; 12 mjekë specialistë në qarkun e Korçës; 11 mjekë specialistë në qarkun e Gjirokastrës; po ashtu mbi 8 mjekë në qarkun e Kukësit, Shkodrës, Vlorës, Beratit, Durrësit dhe Elbasanit", tha Manastirliu.
Duke theksuar se po punohet për një ofertë financiare sa më atraktive për mjekët dhe infermierët, Manastirliu tha se mbështetja e qeverisë shqiptare për stafet mjekësore do të vijojë.
"Veç rritjes së pagave për të gjithë personelin, ne morëm edhe një vendim tjetër të rëndësishëm, për t’iu mbështetur ju, mjekët që përfundojnë specializimet, të cilët kryejnë detyrimin me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ushtrojnë profesionin e tyre aty ku ka nevojë vendi, me një mbështetje financiare për shpenzimet apo kostot e jetesës në qytetet ku ata atashohen, duke u ofruar një mbështetje direkte prej 15 mijë lekë në muaj mbi pagën. Nga kjo mbështetje e qeverisë, do të përfitoni ju, pra 100 mjekë specialistë që atashoheni pranë spitaleve, por gjithashtu do të përfitojnë edhe kolegët tuaj që e kanë filluar specializimin dhe janë duke e vijuar specializimin", tha Manastirliu.
Në fjalën e saj Manastirliu u ndal edhe te punësimi i mjekëve dhe infermierëve përmes portalit "Mjekë për Shqipërin" dhe "Infermierë për Shqipërinë".
"Përgjatë viteve që ne kemi zbatuar një mekanizëm transparent dhe meritokratik të portalit 'Mjekë për Shqipërinë' dhe 'Infermierë për Shqipërinë' janë më shumë se 800 mjekë dhe 3800 infermierë të punësuar në sistemin tonë shëndetësor. As me miq, as me kushërinj, as me parti, as me metoda të tjera që deri para vitesh, njiheshin si metodat e vetme në fakt për t’u punësuar në shtet. Kjo nuk ndodh më. Dhe unë besoj që kjo është një garanci për të gjithë ju, për mjekët dhe infermierët tanë", tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha se qeveria shqiptare ka investuar dhe po vijon të investojë në infrastrukturë dhe pajisje bio-mjekësore, duke përmirësuar shërbimin në spitalet e vendit.
Është investuar dhe po investohet në 9 spitale në tërësi: Spitali Pediatrik i Elbasanit që përfundoi së fundmi, spitali i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan. Ka përfunduar investimi në godinën e re të spitalit të Pediatrisë në QSUT. Ka përfunduar spitali Kirurgjikal në QSUT. Është duke vazhduar puna në kantierin e shëndetësisë në QSUT me Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme dhe në Spitalin Infektiv në QSUT.
Është në përfundim investimi në spitalin Rajonal të Kukësit. Pas ndërtimit të katër materniteteve të reja në Lezhë, Berat, Sarandë dhe Korçë, po vijon puna në investimin e rëndësishëm në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Ndërsa 4.2 milionë euro janë vënë në dispozicion për të fuqizuar shërbimin e imazherisë në spitale.
Tërheqje e mishrave të dhëmbëve, lëvizshmëri, zhveshje...
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të shtyjë a...
Ditën e nesërme, Kuvendi i Shqipërisë dhe komisionet e tij...
Valët e të nxehtit që po përfshijnë vendin tonë po sjellin...
Trafikimi i qenieve njerëzore, përfshirë fëmijët, vazh...
Diabrotica Vergifera është insekti i cili është duke d...
Kthjellimet pritet të jenë mbizotëruese në të gjithë v...
CNA.al ka denoncuar ditë pas dite fenomene shqetësuese...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur...
“Jetoj në një qytet në formë zemre, ku kitarat netëve ...
Studimi i fundit në Nature tregon se femijet dhe adole...
Në 2021-shin, të ardhurat nga taksat mjedisore arritën në ...
Në orët e mesditës së të shtunës pritet që kthjellimet të...
Presidenti Ilir Meta në 4-vjetorin e themelimit të ‘Al...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka denoncuar bosh...
Zonat Bregdetare dhe të ulëta gjatë paradites do të mbizot...
Orët e para të ditës së sotme do të dominohen nga kthj...
Nga 29 mijë maturantë që përfunduan studimet këtë vit,...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
1. Ai po fiton terren në Indi dhe Shtetet e Bashkuara....
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...