
Java nis me temperatura “afrikane”/ “Digjen” Elbasani dhe Gjirokastra
Valët e të nxehtit që po përfshijnë vendin tonë po sjellin...
Ditën e nesërme, Kuvendi i Shqipërisë dhe komisionet e tij, do të fillojnë shqyrtimin e projektligjit “Për krijimin e Regjistrimit Kombëtar”, të përgatitur nga CRCA/ECPAT Shqipëri dhe të propozuar nga deputetja Erisa Xhixho, nënkryetare e Grupit Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”.
Sidoqoftë, varianti i projektligjit të shpërndarë këtë të premte nga ana e Kuvendit është tepër larg variantit origjinal, ndërkohë që ka lënë jashtë tij aspektet më të rëndësishme, që janë thelbësore për mbrojtjen e fëmijëve nga pedofilët dhe grabitqarët seksualë.
CRCA/ECPAT Shqipëri nëpërmjet kësaj deklarate kërkon të përcjellë shqetësimin e saj se varianti i paraqitur i projektligjit është ende tepër larg standardeve të kërkuara dhe normave europiane për mbrojtjen e fëmijëve.
Problemet kryesore që përmban varianti i Kuvendit, qëndrojnë si më poshtë:
Detyrimi i pedofilëve për të raportuar lëvizjen e tyre! Efekti parandalues i ligjit është hequr tërësisht, duke eliminuar qëllimin kryesor të tij, që është mbrojtja e fëmijëve nga pedofilët dhe grabitqarët seksualë. Në variantin e paraqitur, të dënuarve për krime seksuale nuk ju kërkohet që të raportojnë lëvizjet e tyre si brenda ashtu edhe jashtë vendit, që është një ndër mënyrat kryesore të mbrojtjes së fëmijëve.
Pedofilët dhe grabitqarët seksualë i kërkojnë viktimat e tyre shpesh larg vendbanimit të tyre, për të mos u identifikuar dhe për të mbetur të panjohur. Heqja e kërkesës për raportimin e lëvizjes u jep mbrojtje vetëm pedofilëve, por jo viktimave!
Largësia e vendbanimit të të dënuarve nga vendet ku ka përqendrim të fëmijëve. Në variantin e propozuar edhe ky parim është hequr, për shkaqe ende të panjohura.
Është tepër e rëndësishme që të garantohet një mbrojtje minimale e fëmijëve nga pedofilët, të cilët mund ta përdorin afërsinë për të evidentuar dhe mashtruar viktimat e tyre. Ligji duhet të garantojë që pedofilët nuk e kanë vendodhjen e tyre pranë kopshteve e shkollave apo mjediseve të tjera ku ka fëmijë.
Eliminimi i detyrimit të punëdhënësve për të kërkuar vërtetimin nga çdo punëkërkues dhe i punësuar. Në variantin e paraqitur nga Kuvendi, është hequr detyrimi i punëdhënësve për të kërkuar vërtetimin nga çdo i punësuar apo punëkërkues nëse është i regjistruar në Regjistër ose jo.
Kjo prek thelbin e ligjit që është ndalimi i aksesit të pedofilëve dhe grabitqarëve seksualë në mjedise ku ka fëmijë dhe ndalimin e punësimit të tyre në vende ku ata mund të ushtrojnë marrëdhënie kontrolli dhe pushteti ndaj fëmijëve.
Varianti i propozuar krijon një simbiozë të panevojshme të detyrave dhe përgjegjësive midis Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe asaj të Burgjeve.
Kjo krijon jo vetëm rrezikun e mbivendosjes së detyrave funksionale, por nga ana tjetër i shton detyra e përgjegjësi përtej asaj që ka caktuar ligji për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Kjo e fundit nuk ka rol parandalues në veprimtarinë kriminale, ndërkohë që është një ndër detyrat kryesore të Policisë. Në bindjen tonë përfshirja e DPB-së në këtë ligj është e gabuar dhe mund të sjellë si pasojë uljen e veprimit parandalues të ligjit dhe fokusimin në veprimet administrative.
Varianti i propozuar ka eliminuar forcën prapavepruese të ligjit. Në variantin e propozuar nga CRCA të gjithë autorët e veprave penale në fushën seksuale që janë duke vuajtur dënimin në burg, të regjistrohen automatikisht në Regjistër. Kjo masë do t'u jepte mundësi autoriteteve që të zgjeronin hapësirat për mbrojtjen e fëmijëve dhe parandalimin e krimit.
E fundit, varianti i paraqitur për shqyrtim heq pa asnjë shpjegim detyrimin e shtetit për të mbuluar shpenzimet rehabilituese shëndetësore dhe psiko-sociale për të gjithë pedofilët e vetëdeklaruar. Kjo dobëson mundësinë e autoriteteve që të identifikojnë pedofilët që ende nuk kanë kryer krime, dhe nga ana tjetër trajtimin dhe rehabilitimin e tyre, gjë që do të shpinte në uljen e krimeve seksuale ndaj fëmijëve.
CRCA/ECPAT Shqipëri, si organizata propozuese e këtij ligji, që në vitin 2013, i kujton Kuvendit të Shqipërisë dhe të gjithë deputetëve se qëllimi kryesor i këtij ligji është të mbrojë fëmijët dhe jo pedofilët!
"Në bindjen tonë, mangësitë e evidentuara më sipër, nëse nuk përfshihen në ligj, do ta bënin këtë nismë ligjore të humbiste qëllimin dhe vlerat e saj.
Për më tepër ato nuk do të ndihmonin autoritetet të luftonin krimet seksuale dhe të mbronin viktimat! Jemi ende në kohë që së bashku të punojmë për një ligj që mbron fëmijët dhe familjet tona”, thuhet në njoftimin për media të CRCA/ECPAT./CNA.al
Valët e të nxehtit që po përfshijnë vendin tonë po sjellin...
Trafikimi i qenieve njerëzore, përfshirë fëmijët, vazh...
Diabrotica Vergifera është insekti i cili është duke d...
Kthjellimet pritet të jenë mbizotëruese në të gjithë v...
CNA.al ka denoncuar ditë pas dite fenomene shqetësuese...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur...
“Jetoj në një qytet në formë zemre, ku kitarat netëve ...
Studimi i fundit në Nature tregon se femijet dhe adole...
Në 2021-shin, të ardhurat nga taksat mjedisore arritën në ...
Në orët e mesditës së të shtunës pritet që kthjellimet të...
Presidenti Ilir Meta në 4-vjetorin e themelimit të ‘Al...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka denoncuar bosh...
Zonat Bregdetare dhe të ulëta gjatë paradites do të mbizot...
Orët e para të ditës së sotme do të dominohen nga kthj...
Nga 29 mijë maturantë që përfunduan studimet këtë vit,...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
1. Ai po fiton terren në Indi dhe Shtetet e Bashkuara....
Duke marrë shkas nga zjarret që kanë djegur jo pak sip...
Pjesa e parë e ditës së sotme do të jenë në mbizotërimin e...
Temperaturat e larta shtojnë nevojën e trupit për më s...
Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë ...
Emisioni investigativ ”Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmj...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Pogradecit,...
Udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit kanë qenë një nga pe...
Stefano Pioli e pranon se skuadra e tij nuk po funksionon në...
Ditën e martë, më 31.01.2023, ora 10:00, do të gjykohet në...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, p...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar aksionet e policisë ...
Kamerat e vendosura nga ogranizatat apo grupet krimina...
Gazetari investigativ Artan Hoxha e ka quajtur gabim veprimi...
Nga Gjermania dhe Franca, e deri në Republikën Çeke, s...
Prej disa ditësh vendi ynë ndodhet në mbizotërimin e k...
Territori shqiptar, sot do të jetë nën ndikimin e kushteve...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta, do të sjel...
Kur Rusia pushtoi Ukrainën shkurtin e vitit të kaluar, Vla...
Kafka e kuqe e një të vdekuri në sfond të zi. Kj...
Nëse do të vlerësohej me notë sistemi arsimor gjerman,...
Ekspozita u çel në Lagos dhe artisja franceze Prune No...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Sot, më 30 janar 2023, dollari amerikan blihet me 107 ...
Monedhat e huaja e mbyllin javën, në vlera të ulëta. Dolla...
Monedhat e huaja kanë pasur luhatje të lehta krahasim ...
Monedhat e huaja janë kthyer në vlerat e një jave më parë....