LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Urinimi në gjumë ose Enurezis Nocturn

24 Mars 2024, 20:27, Sociale CNA

Urinimi në gjumë ose Enurezis Nocturn

“90% -të e fëmijëve që urinojnë natën ndihen shumë keq. Çdo njëri nga ata mendon se i ndodh vetëm atij.” 

Urinimi në gjumë konsiderohet normal deri në moshën 5 vjeç, përpara kësaj moshe nuk rekomandohet asnjë lloj trajtimi. Megjithatë ka autorë që e caktojnë moshën 8 vjeç si kufiri normal të urinimit natën. 

Disa këshilla të thjeshta:

1. Prindi duhet të kontrolloj shqetësimin apo bezdinë që i shkakton kjo situatë. Të përfolurit, në familje me gjyshërit, kushërinjtë apo me miqt e afër, për këtë shqetësim është shumë i dëmshëm për vetë fëmijën që e përjeton. Gjithashtu edhe më i dëmshëm është etiketimi apo vënia në sedër sidomos nga ndonjë vëlla apo motër e vogël. Nga gjitha këto mënyra nuk fitohët asnjë gjë e mirë, përkundrazi gjëndja rëndohet.

2. Një masë lehtësuese është përdorimi i mbrojtseve të dyshekut.

3. Fëmija që urinon natën në gjumë, nuk duhet kufizuar nga lëngjet, nga frika e urinimit. Fëmija duhet të pijë 6-7 gota me lëngje në ditë, pasi kjo influencon pozitivisht në mësimin e fshikzës me sasi të lartë lëngjes, gjë e cila është shumë e rëndësishme, për të fituar kontrollin sfinkterial apo të fshikzës.

4. Gjatë mbasdites duhet të evitoni ti jepni fëmijës, lëngje të tilla si portokalli, limoni, mandarin, lengje me gaz, coca-cola, çaj, si dhe çokollatë. Lëngjet e cituar më lartë sëbashku me çokollatën janë stimulues të fuqishëm të veshkave, për prodhim të shtuar të urinës.   

Pak statistikë:

5-7 milion fëmijë urinojnë natën në gjumë, pra nuk është një gjë e rrallë. Në këtë grup fëmijësh 2/3 e tyre janë djem dhe 1/3 vajza.

Pas moshës 5 vjeç, 15% e fëmijëve vazhdojnë të urinojnë natën në gjumë.

Në moshën 10 vjeç, 95% e fëmijëve nuk urinojnë më në shtratë.

Përshtatur nga:

“Birth to five” NHS UK

“Bedwetting: The secret problem” Matthew Hoffman, MD

Lajmet e fundit nga