LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reshje shiu në formën e rrebesheve/ Moti për ditën e sotme

24 Mars 2024, 08:06, Sociale CNA

Reshje shiu në formën e rrebesheve/ Moti për ditën e sotme

Për ditën e sotme moti do të jetë kryesisht i vranët e intervale afatshkurtra me diell. Në zonën e veriperëndimit do të ketë reshje shiu për pjesën më të madhe të ditës dhe të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Në pjesën tjetër të vendit këto reshje do të bëhen prezente kryesisht në orët e mbrëmjes. Në orët e mbrëmjes në veriperëndim reshjet do jenë lokalisht me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në relievet malore në veri dhe verilindje në lartësitë mbi 800 metër do të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/s, ndërsa hera-herës era fiton shpejtësi deri 12-18m/s duke u bërë relativisht intensive./ CNA

 

Lajmet e fundit nga