LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme

14 Mars 2024, 07:04, Sociale CNA

Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik dhe e masave ajrore të ftohta dhe relativisht të lagështa.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 8-10 m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. 

Temperaturat parashikohen në zonat malore -1 deri 15°C, në zonat e ulëta 1 deri 20°C, në zonat bregdetare 5 deri 20°C./ CNA

Lajmet e fundit nga