LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Theu tabunë e fshatit/ Dashuria që u kthye në një tragjedi

17 Dhjetor 2023, 17:10, Sociale CNA
Theu tabunë e fshatit/ Dashuria që u kthye në një tragjedi
Foto ilustruese

Mimoza, nënë e dy fëmijëve vjen nga Gjermania ku jeton prej 25 vitesh në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Përpara  se të zbulojë arsyen e ardhjes së saj në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ajo nis të rrëfejë vitet e kaluara në Shqipëri.

Mimoza vjen nga një zonë rurale e Kukësit dhe në moshën 18-vjeçare provoi për herë të parë ndjenjën e dashurisë. Në vendin ku jetonte, dashuria ishte një “mollë e ndaluar” sepse fshati njihte vetëm traditën e zakonin ndaj ndjenja e saj u sprovua për dy vite. Më pas, kur mendoi se arriti gjithçka, Mimozës iu desh të provonte dhimbjen.

Mimoza: U dashurova me një bashkëfshatar timin që në bazë të traditave të atij fshati vajza duhej të martohej me shkuesi. Dashuria ishte tabu.

Ardit Gjebrea: Vërtet, nuk kishte çifte që dashuroheshin dhe që martoheshin më pas apo ishte vetëm shkuesi?

Mimoza: Unë të flas, në atë kohë nuk njoh dikë që në fshatin tim ishte fejuar ose martuar me dashuri.

Ardit Gjebrea: Por ti u dashurove.

Mimoza: Po. U dashurova duke menduar se njeriu do ta vlerësojë një ndjenjë që lind nga Zoti.

Ardit Gjebrea: Si shkoi dashuria jote?

Mimoza: Dashuria ime u gjykua, u paragjykua, u dënua nga i gjithë fshati, gjë që reflektoi edhe te familja ime.

Ardit Gjebrea: Si e priti familja jote?

Mimoza: Të ndierë nën presionin e opinionit, nuk ishin dakord për atë lidhje dhe u munduan prej dy vitesh që të më largonin.

Ardit Gjebrea: Ah, pse zgjati dy vjet?

Mimoza: Po.

Ardit Gjebrea: Nga 18 deri në 20 vjeç.

Mimoza: Po.

Ardit Gjebrea: Dhe?

Mimoza: Pas dy vjetësh, mbase babi im i ndjerë që sot më mungon, reflektoi dhe e pa gjendjen time  psikologjike që unë isha shumë e vendosur për atë lidhje dhe e kurorëzoi me martesën tonë.

Ardit Gjebrea: Pra më në fund babi pranoi dhe tha “martohu me atë që do”.

Mimoza: Po.

Ardit Gjebrea: U bë dasma?

Mimoza: Natyrisht që u bë dasma po mbase kur njeriu mendon që ka arritur majat ose ka bërë një ëndërr realitet, ndodhi që pas vajtjes time te salla, te familja e burrit ku bëhej dasma që ne të dy të përfundonim në spital.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi, patët ndonjë helmim nga ndonjë ushqim a çfarë?

Mimoza: Dikush tha që ndonjë magji, dikush… nga zemra vuante por unë mendoj që gjendja psikologjike jona ishte rënduar këto dy vjet dhe ndodhi ajo që pas pak ditësh pas martese unë mbijetova por ai vdiq. Këtu mendova se nuk ka më ditë nesër për mua. Mendova që… aty ishte shpresa e çdo ëndrre që unë deri atëherë kisha menduar ta shoh realitet./tvklan.al

15:52 Sociale Lira Gjika

Psikoedukimi

Psikoedukimi është një term që gjithnjë e më shumë po përf...

Lajmet e fundit nga