LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kthjellime dhe vranësira/Si parashikohen temperaturat për ditën e sotme

9 Dhjetor 2023, 08:14, Sociale CNA
Kthjellime dhe vranësira/Si parashikohen temperaturat për ditën e
Foto ilustruese

Vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme dhe të ftohta. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në vend, më të theksuara në skajin Verior.

E njëjta situatë e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3C deri në 13°C.

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here deri e fortë me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./ CNA

Lajmet e fundit nga