LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kaq ishte familja mami?”/ Etleva rrëfen vuajtjet, çfarë i tha i biri 9 vjeç kur u divorcua

3 Dhjetor 2023, 15:54, Sociale CNA

“Kaq ishte familja mami?”/ Etleva rrëfen vuajtjet,

Etleva ishte e ftuara e radhës në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, ku tregoi historinë e saj të trishtë dhe vuajtjet në martesën e parë.

Ajo tha se familja e martoi me mblesëri në moshën 22-vjeçare dhe solli në jetë 2 fëmijë, pavarësisht se raporti me partnerin ishte shumë i sforcuar.

Pas 13 vjetësh martesë, ajo dhe bashkëshorti u divorcuan dhe gjykata ndau fëmijët, njërin me nënën dhe tjetrin me babain.

Etleva ka rrëfyer përjetimet e saj, të fëmijëve dhe deklaratën e të birit që i theu zemrën.

“Adriano direkt si i vogël që ishte, vetëm 9 vjeç në atë kohë. Më thotë: “kaq ishte familja mami?”. Ata nuk kuptojnë dhe nuk dinë dhe këtë gjë duhet t’jua them të gjithë personave ose çifteve që kanë një mosmarrëveshje që në fillim. Ata që lëndohen më shumë në të gjithë historinë, ndoshta e kanë dëgjuar, por nuk e kanë provuar, ai njeri që e ka jetuar nën lëkurë di ta thotë, që vetëm fëmija vuan më shumë”, u shpreh ajo, ndërsa tregoi se nuk iku nga Fieri pasi nuk donte që fëmijët të ndaheshin.

“Nuk doja që fëmijët të ndaheshin. Asokohe babi më thotë që: “mund të vish, shtëpia është e jona, do jetojmë bashkë”. Thashë: “nuk mundem unë pa djalin tim”. “Po si ta vë unë kokën në jastëk”, këto fjalë nuk kam për t’i harruar kur më tha “ti të jetosh në një qytet tjetër, duke e ditur që ti je vetëm me një fëmijë”. “Ti do rrish i qetë”, i thashë “sepse unë do vazhdoj përpara me djalin tim. Do të rri këtu për Emiljanon”. Është djali im i madh, që ai e vuajti vërtetë shumë divorcin. Kjo që më dhemb më shumë nga të gjitha. Nuk më dhembin vitet e mia që kalova, fare, që i humba. Thjesht fëmijët e mi. Di të them Ardit që, çdo ditë edhe pse përballesha me opinionin, me shikimet e njerëzve, kurioziteti… sepse kur ndodh një divorc, dihet që të gjithë janë kureshtarë, jo se në të vërtetë duan të të suportojnë. Të të them, Adriano i vogël ishte vetëm 9 vjeç. Edhe dita e gjyqit ka qëlluar dita e ditëlindjes, kur ai bënte 10 vjeç. Ka qenë seanca e parë e gjyqit tim, që ne bënim divorcin. Ia kemi festuar me dy prindërit e mi, me të keq, i fshiva lotët ku erdha në shtëpi dhe i thashë: “ti m’u bëfsh edhe 100, por ne do ta vazhdojmë bashkë këtë rrugëtim”. Nuk di ç’të them. Më kujtohet vetë një frazë e Adit, kur më thoshte që, e vija në gjumë dhe filloja (i vendos gishtat poshtë syve për të simbolizuar që qante)… Ai edhe në gjumë e ndiente dhe më thoshte: “më ke premtuar që nuk do qash sonte, më ke premtuar”. Sepse nuk doja të më shihte gjatë ditës dhe thosha si mund t’ia dal tani. Unë vërtetë e kërkova këtë divorc, por si mund t’ia dal. Por pa ndihmën e prindërve të mi, unë nuk do isha sot këtu duke treguar këtë histori. Sepse njeriu ka momente që tregohet shumë i dobët dhe nuk do as të jetojë më”, tha Etleva./ CNA

Lajmet e fundit nga