LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pasditja me shi, por me temperatura deri në 27 gradë/ Parashikimi i motit për sot dhe nesër

26 Shtator 2022, 08:06, Sociale CNA

Pasditja me shi, por me temperatura deri në 27 gradë/ Parashikimi i

Orët e para të ditës do të jenë nën dominimi e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore.

Por pritet që në orët e mesditës dhe pasdites të ketë shtim të vranësirave të cilat do të gjenerojnë reshje shiu sifillim në zonat Veriperëndimore.

Parashikohet që gjatë mbrëmjes dhe natës vranësirat të zhvillohen në të gjithë vendin duke gjeneruar reshje shiu.  

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë mesatare me shpejtësi 60 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

Ndërsa nesër me 27 Shtator 2022, sipas MeteoAlb, vendi ynë përgjatë gjithë 24 orëshit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në territor, ku më të dukshme parashikohet që shirat të jenë në zonat Veriore.

Pritet që herë pas here të kemi dhe reshje në formë rrebeshi. Ndërsa mbrëmja dhe nata përmirësojnë kradualisht moti në Shqipëri.  

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë mesatare me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga