LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nëna shiste gjakun që të na rriste”/ Rrëfimi drithërues i Anxhelës: Çaja dru për dy mijë lekë

25 Shtator 2022, 15:32, Sociale CNA
“Nëna shiste gjakun që të na rriste”/ Rrëfimi
Anxhela në rubrikën "Ka një mesazh për ty"

Sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, është transmetuar historia shumë e trishtë e Anxhelës.

Këtë herë takimi nuk u zhvillua në studio, por vetë moderatori Ardit Gjebrea, shkoi ta takonte te Teatri i Operas dhe Baletit.

Anxhela aty rrëfeu jetën e vështirë të familjes së saj, ku tregoi se nënës së saj i është dashur të shiste gjakun e saj për të rritur fëmijët.

Ajo tregon se u detyrua të çante dru dhe të ngjitej deri në kat të pestë për dymijë lekë.

Ndër të tjera tregon se bashkëshorti i saj është i sëmurë dhe i është dashur të bëjë edhe rolin e nënës dhe të babait për fëmijët e saj.

Pjesë nga intervista:

Ardit Gjebrea: Ti ke lindur në Korçë, apo jo? Sa fëmijë keni qenë në shtëpi?

Anxhela: Po. 8 fëmijë.

Ardit Gjebrea: Si ishte jeta jote?

Anxhela: Babi më ka vdekur kur isha 6-7 vjeçe. Mamaja detyrohej të shiste gjakun e trupit që na rriti ne 8 fëmijët, gjysmë kile gjak, dyzetmijë lekë.

Ardit Gjebrea: Të vjetra?

Anxhela: Po. Në momentin që ne u rritëm një çikë, dilnim, lypnim, lanim, pastronim.

Ardit Gjebrea: Në Korçë?

Anxhela: Po, në Korçë, në fëmijëri. Pastaj kur dilte zonja që i thoshte mamasë “hajde Moza të japësh gjak”, ne nuk arritëm ta linim më sepse arriti në një fazë ekstreme mamaja, sëmundjet filluan radhë.

Ardit Gjebrea: Ngaqë jepte gjak pa ndalur?

Anxhela: Po, një ditë po, një ditë jo. Pastaj u detyrova të çaja dru, ngjitesha në kat të pestë për dymijë lekë, i stivonim, që i jepnim një ndihmë nënës. Arrita në moshën 16-vjeçare, u martova që t’i jepja një ndihmë familjes.

Anxhela: Burri ishte i sëmurë. Ka që në fëmijëri që vuan nga astma, që kur ka lindur. Nga peshat e rënda iu shkëputën 4 rruaza të kurrizit dhe jam detyruar pastaj vetë burrë, vetë grua. Ata fëmijë donin të hanin, me të lypur, me plehra, me kanaçe, me të gjitha. I falënderoj të gjithë ata njerëz që kush ka pasur mundësi, me 50 lekë, me 100 lekë se për familjen time ishte shumë e madhe. Edhe për plehrat që gjeja e haja dhe akoma ashtu trajtohem përsëri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga