LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Ka kuriozitet, hiperseksualitet dhe erotizëm"/ Peticioni që i ra "AMA-s në vesh" kundër "pornografisë artistike"

25 Shtator 2022, 09:33, Sociale CNA
"Ka kuriozitet, hiperseksualitet dhe erotizëm"/ Peticioni që
Fabian Zhilla

Emisionet shqiptare, prej kohësh kanë hyrë në një metamorfozë, por që në fakt në vend që të bëhen “flutura të bukura”, po marrin pamjen e një buburreci të shëmtuar dhe që nuk shërbejnë aq sa duhet.

Shohim që antivlerat po paraqiten si vlera dhe emancipim, ku suksesi matet me klikime dhe numër lajmesh, ndërkohë që nuk maten me nivelin e kulturës apo dijes që përcjellin.

Në fakt është e çuditshme, sepse edhe nga ana e spektatorit shihet një dëshirë për t’i ndjekur këto pragrame, ndaj shpesh lind pyetja, a është media ajo që po ndjek dëshirat e popullit, apo është media ajo që duhet të vendosë standarde në ato që transmeton, në mënyrë që të kultivojë një “shije televizive” tjetër nga ajo që po kultivohet vitet e fundit.

Nga serialet turke, te dashuria për "reality show", duket sikur publiku shqiptar shkoi nga shiu në breshër, pasi së paku serialet turke nuk kishin kaq banalitet, por shquhet më së shumti për drama njerëzore. Jemi sot në një pikë ku të bësh famë, nuk njeh kusht, duke u dhënë sërish një mundësi plus mediave për të gjetur “pretë” e tyre dhe për t’i nxjerrë në ekran dhe mbi këto personazhe të ndërtojnë telenovelën e re.

Programe televizive nën tutelën e mediave të mëdha (e të vogla) tashmë janë vënë në një garë "të padukshme”, se kush do të marrë “kurorën” e prodhuesit më të madh të lajmeve, numrit të klikimeve, apo se kush do të realizojë “reality show"-n më të suksesshëm që të “tërbojë” më shumë publikun. Emisione të tilla nëtyrisht nuk mund të censurohen 100%, por së paku nuk mund të kthehen në një normë suksesi e po ashtu duhet të ketë një orar, a një standard kur këto duhet të transmetohen.

Lidhur me këtë fenomen që po kaplon televizionet së fundmi aktivisti Fabian Zhilla, i cili është kundër qasjes që po merr televizioni sot, ka ndërrmarrë një nismë, e cila tenton të përfshijë të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët kërkojnë të shfaqen më shumë vlera në programacionet e televizioneve shqiptare. Gazetarja Xheni Lekaj nga CNA.al ka realizuar një intervistë me një prej kryesuesve të kësaj nisme Dr. Fabian Zhilla, ekspert i sigurise publike, i cili ka treguar se si e mori iniciativën për të hapur një peticion, ku me firmat e qytetarëve do të vendosin ndalimin e transmetimit të emisioneve që nuk përcjellin vlera në vetvete, duke shkuar përtej dëshirës për klikime, apo për bujë në rrjet.

I pyetur se cila ishte pikënisja e këtin peticioni, Zhilla shprehet se:

“Ne bëmë një shkrim në lidhje me këto emisione 'pornografia artistike' quhet dhe pati goxha shikueshmëri, pra është një analizë e cila tregon se si programe të kësaj natyre, “reality show” të cilat sjellin antivlera, në fakt ato kanë një ndikim dhe një formatim të shoqërisë në pikëpamjen e të menduarit dhe filozofisë së jetës dhe këto promovojnë modele të cilat bazohen te fama, shikueshmëria, por jo te thelbi. Dhe sigurisht kjo tani po transpozohet edhe në politikë, në art dhe më tej. Më pas disa intelektualë, Armand Bora-regjisor, Klodian Rado-konstitucionalist, intelektualë të njohur të dy, u mblodhëm bashkë dhe vendosëm që ta shtrijmë këtë ide në një peticion ku të kërkojmë publikun që të përfshihet në disa kërkesa ku ne në peticionin tonë kërkojmë që programe të kësaj natyre të shfaqen pas orës 12:00 të natës, të paralajmërojnë për përmbajtjen e tyre, e cila është e dëmshme për fëmijët dhe sigurisht qëllimi ishte që të ndërgjegjësohej shoqëria mbi këtë fenomen të ri tani që po “kërpudhizohet” (përhapet), kudo shohim që të tilla programe “reality show”, bazuar në shikueshmërinë e lartë, po fillojnë dhe po përhapen në televizionet.

Sa i takon reagimit të publikut, Zhilla shprehet se publiku “i kulturuar” i është bashkuar kësaj nisme.

“Reagimi i publikut ka qenë jashtëzakonisht i mirë. Ai publik që e mbështet këtë lloj peticioni është i kulturuar, sepse sigurisht kërkon njëfarë reflektimi, kërkon njëfarë njohje të shoqërisë për efektete negative që kanë këto lloj programesh. Ne jemi 10 mijë firma online dhe shumë firma të cilat janë bërë në terren që po mblidhen. Firmat që po mblidhen në terren janë më të tepër për të sensibiluar, pasi tashmë numri që ne kishim si objektiv/target është arritur online, por më tepër po i bëjmë këto vizita thjeshtë për të sensibilizuar dhe për të ngritur një debat publik mbi problemin që sjellin këto lloj programesh. Kemi vizituar qytetet kryesore të vendit, ku jemi mirëpritur. Ka pasur diskutim dhe mbështetje të publikut, sigurisht që ka pasur dhe ngurim, sepse disa edhe nuk e dinin, por në momentin që i shojegohej na mbështesnin.”

Që media ka arritur në këtë pikë sigurisht e ka një shkak dhe Zhilla shpjegon se kjo vjen më se shumti nga kurioziteti.

“Sigurisht shikueshmëria e këtyre programe bazohet te kurioziteti, te hiperseksualizmi, erotizmi, dhuna verbale, sherret dhe të gjitha këto janë elemente që tërheqin kuriozitetin dhe shikueshmërinë, por në thelb dëmi i tyre është shumë herë më i madh. Por është një dëm që nuk shfaqet, dhe qëllimi i kësaj nisme është pikërisht që të shfaqë dëmin, pasojën dhe përmbysjen e vlerave. Ne besojmë se tashmë gjithmonë e më shumë që ky peticion po gjen hapesirë edhe në media.”

Qëllimi kryesor i kësaj nisme është ndërgjegjësimi i qytetarëve, që të kuptojnë dëmet që u shkaktojnë këto programe, të cilat vendosin standarde negative për matjen e suksesit, apo mënyrës se si rinia sot mund të bëjë sukses. E patjetër një tjetër qëllim kryesor është ndikimi në ligjin e ri që AMA ka propozuar, në mënyrë që kërkesat e peticionit të përfshihen në këtë reformatim të ligjit për mediat.

“Këto firma ne do i dorëzojmë tek AMA dhe tek autoritetet e tjera siç është Komisioni Parlamentar për Mediat, Autoriteti për Mbrotjen e të Drejtave të Fëmijëve, ku do të kërkojmë që të shikohen në mënyrë më të detajuar këto programe. Të nxisin qytetarët të ankohen dhe të shprehin shqetësimet e tyre në institucione, pasi ka një mungesë informacioni në lidhje me rolin e këtyre institucionve publike dhe mënyra se si duhet t’i drejtohemi të komunikojmë. Në fakt ky peticion, këtu ka dhe një dimensoion tjetër që është dimensioni informues i publikut, ai i edukimit të publikut për të reaguar në formë qytetare. Dhe në këtë kontekst pasi të dorëzojmë këto firma, për fat koincidon, mund ta quaj koincidencë mbase, por mbase mund të jetë edhe ndikimi pozitiv i peticionit, pasi ligji për AMA-n është propozuar të ndryshohet dhe shpresojmë që të japim edhe aty të japim një kontribut dhe të nxisim debatin, për të ushtruar presion pozitiv që qëllimet dhe objektivat e këtij peticioni të përfshihen në ligj. Por ligji nuk zgjidh gjithçka, shoqëria duhet ndërgjegjësuar dhe duhet të reagojë dhe të reflektojë ndaj dëmit që sjellin këto programe dhe s’duhet të lejojë që këto programe të kthehen në model suksesi, në modelin orientues të shoqërisë sonë dhe rinisë sonë.

I pyetur se cilat janë disa nga programet që mund të cilësohen si joetike dhe që nuk transmetojmë vlera për shoqërinë, Zhilla ka preferuar që të mos bëhen etiketime, pasi publiku shqiptar i ka më se të qarta programet që sjellin antivlera.

“Kemi preferuar të mos bëjmë përcaktime, sepse parimisht jemi shumë të qartë”./ Xheni Lekaj, CNA.al

Lajmet e fundit nga