LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kthjellime dhe vranësira/ Si parashikohet moti për ditën e sotme

3 Prill 2024, 07:01, Sociale CNA

Kthjellime dhe vranësira/ Si parashikohet moti për ditën e sotme

Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata dhe të ngrohta me origjinë jugore.

Moti do të jetë me kthjellime, si dhe nuk do të mungojnë alternime të herëpashershme vranësirash kalimtare.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 6-9 m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 5 deri 17°C;

në zonat e ulëta 6 deri 23°C;

në zonat bregdetare 9 deri 21°C./ CNA

Lajmet e fundit nga