"The Sun": Vizitoni Lumin e Shalës, ‘Tajlanda e Shqipërisë’
Shqipëria është kthyer në një destinacion gjithnjë e më po...
Festivali Ndërkombëtar i Monodramës ka përfunduar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Maliqit. Një festival që natën kulminante e ka pasur pikërisht dje, në skenën e improvizuar aq bukur në ambientet e Pallatit të Kulturës "Dhimitër Orgocka".
Me shfaqjen "Medea" të Euripidit, me regjisor dhe aktoren të ardhur nga Kazakistani, publiku përjetoi emocione të forta për shkak të tematikës së dhimbshme e tragjike që përmban kjo vepër. Performanca aq e bukur dhe e ndjerë e aktores, u mirëprit mes duartrokitjesh dhe urimesh kundrejt saj, nga publiku, i cili kishte rrethuar të gjithë skenën duke ndjekur shfaqjen me atë skenografi të veçantë.
Për drejtorin e sektorit të kulturës në Bashkinë e Maliqit, njëkohësisht organizator dhe prezantues i festivalit, ky edicion u përfundua me shumë sukses. Një arritje kjo për herë të 20-të radhazi, që ka sjellë trupa aktorësh nga vende të ndryshme të botës, me mesazhe dhe emocione të papërshkrueshme për artdashësit. Për Festim Tomorrin, qëllimi i festivalit u arrit. Çdo gjë shkoi mjaft mirë, u pëlqye shumë nga pjesëmarrësit.

"U përmbyll me sukses. Kjo është më e rëndësishmja, u përmbyll në Maliq, në këtë ambient që ju e shikoni, të cilin jemi munduar ta sajojmë. E sajuam bukur sepse ndriçimi këtu i dha bukuri, e bëri më të bukur se ç'është. Të gjitha netët e festivalit kanë kaluar shumë mirë, kanë ardhur tematika të ndryshme. Ka pasur aktorë të ndryshëm që kanë sjellë karaktere të ndryshme, emocion për publikun. Në fund e mbyllëm me ‘Medea’-n e Euripidit, një shfaqje që vjen nga lashtësia, shumë e bukur me dhimbjen e madhe të një nëne. Por, qëllimi u arrit, kjo është më e rëndësishmja."
E vështirë ka qenë vendimmarrja për çmimet nga ana e jurisë, të përbërë nga dy zonja të nderuara, nga Maqedonia dhe Bjellorusia, si edhe nga pedagogu i njohur i Universitetit të Korçës, profesor Ilir Shyta. Profesori tregon 4 çmimet më të rëndësishme të dhëna në këtë Festival të Monodramës, duke filluar nga çmimi i parë për shfaqjen më të mirë, e më pas me çmimet për regjisorin, aktorin dhe aktoren më të mirë. Për jurinë ka qenë e vështirë përzgjedhja e këtyre çmimeve pasi të gjitha trupat kanë qenë fantastike në performancën e tyre dhe në mesazhin që kanë përcjellë për publikun. Shfaqja më e mirë iu akordua Medeas me trupën e Greqisë, interpretuar nga aktorja shqiptare Marsela Lena.

"Ka pasur katër çmime, i pari për shfaqjen më të mirë, për regjinë më të mirë dhe për dy aktorët më të mirë femër dhe mashkull. Shfaqjet më të spikatura të këtij edicioni, edhe pse kanë ardhur në gjuhën e kombeve të tyre, kanë arritur të përcjellin mesazhin. Atë mesash që sigurisht kombet, njerëzit, populli, ta duartrokasin këtë art. Ky festival ia arriti dhe duhet investuar edhe më tepër që të ketë vazhdimësi. Ka arritur në edicionin e 20-të, por shpresoj të ketë edhe më shumë vite të tjera jetëgjatësi. Shfaqja më e mirë ka qenë "Medea" e Greqisë, e interpretuar nga një aktore shqiptare, Marsela Lena. Aktori më i mirë ka qenë aktori bullgar, ka pasur një monodramë simpatike. Regjisori më i mirë u vlerësua ai i Kazakistanit që solli sot një version tjetër të “Medea”-s. Ishte shumë e vështirë sepse ka pasur trupa nga Italia, Spanja, Praga, të cilat meritonin çmime, por zona e nxehtë e çmimeve ishte shumë pak. Ndonjëherë është më e rëndësishme pjesëmarrja në festivale dhe shfaqjet që përcillen me mesazhet e tyre."

Festivali Ndërkombëtar i Monodramës është kthyer tashmë në traditë për qytetin e Maliqit. Në këtë edicion, organizimi ishte fantastik, ndonëse 6 ditë radhazi shfaqjet u dhanë në ambientet e poshtme të Katedrales së qytetit të Korçës, e më pas nata kulminante u mbyll në Pallatin e Kulturës në Maliq. 7 net me shumë emocione, me shfaqje të përzgjedhura nga regjisorët e huaj, me aktorët që kanë performuar aq bukur e plot me emocion, duke dhënë mesazhe të ndryshme sa i përket jetës, dhimbjes e dashurisë./ CNA
Shqipëria është kthyer në një destinacion gjithnjë e më po...
Mbrëmjen e djeshme ka startuar në Pogradec "Festivali ...
Thethi, një fshat malor në zemër të Alpeve Shqiptare, ...
Vermoshi, një nga pikat më atraktive në Shqipëri për t...
Qyteti i Korçës është elektrizuar prej pasdites së djeshme...
Jugu i Shqipërisë është kthyer në një atraksion fantas...
Shqipëria është një nga destinacionet perfekte si për ...
Një koncert recital si rallë herë ka mbërthyer qytetar...
Pogradeci edhe këtë sezon turistik mbetet destinacion i kë...
Anastas Kostandini, piktori i njohur pogradecar, ka realiz...
Në Pogradec tashmë është traditë disavjeçare organizimi i ...
Korça është qyteti që njihet për artin, traditën, por edhe...
CNA TV, nëpërmjet këtij reportazhi, sjell për shikuesit nj...
Vitet e fundit, qyteti liqenor i Pogradecit ka pësuar një ...
Rikthehet pelikani kaçurrel në ujërat e liqenit të Prespës...
Ka startuar ditën e djeshme Gara Ndërkombëtare e Çiklistëv...
Këtë të martë Pogradeci mori një tjetër pamje e atmosferë ...
Ambasadori gjerman në Shqipëri Karl Bergner ka vizitua...
Këtë fundjavë në Korçë është mbajtur gara kombëtare Kupa e...
Qyteti i Pogradecit në çdo sezon veror është i mbushur plo...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...