Zemra e Alpeve Shqiptare/ Thethi, thesari i çmuar që ka mahnitur turistët
Thethi, një fshat malor në zemër të Alpeve Shqiptare, ...

Mbrëmjen e djeshme ka startuar në Pogradec "Festivali i Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë", në edicionin e tij të 14-të. Ky festival është një ndër më të veçantët në qytetin liqenor, pasi bën bashkë për 4 ditë radhazi, regjisorë, producentë dhe studentë të kinematografisë, të cilët konkurrojnë në dy kategori, atë të filmave të shkurtër dhe atë të filmave të gjatë. Regjisori e producenti Eno Milkani shpreh kënaqësi teksa thekson se prodhimtaria ka hyrë në rrugën e duhur në Shqipëri.
Sipas tij, shumë filma po prodhohen më shumë në mënyrë të pavarur sesa nga studentët që mbarojnë shkollën. Në këtë festival, tematikat që përmbajnë filmat e realizuar lidhen me problemet e aktualitetit, për të rinjtë dhe marrëdhëniet me prindërit, për moshën e tretë, për problemet e shëndetit mendor e shumë të tjera.

“Këtë vit është rritur prodhimi i filmave për faktin që ka shumë indipendentë që punojnë, shkolla e filmit është shumë e domosdoshme, por të mos harrojmë që ka njerëz, të cilët janë autodidaktë e mësojnë shkollën nga ‘YouTube’ dhe bëjnë superfilma. Dhe vë re që shumë filma cilësorë nuk janë filma të studentëve, por indipendentë dhe biles vijnë edhe shumë filma të gjatë që janë indipendentë dhe kjo gjë të bën të mendosh që Shqipëria ka filma të tillë, janë komercialë dhe jo autorë, por mendoj se shumë shpejt do të kemi edhe filma autorë sepse koha ecën, ti nuk do të presësh më financimin e qendrës së filmit apo bashkëprodhuesit, sepse e gjitha është çështje lekësh, ndaj mendoj se kur këta autorë të gjejnë mbështetjen e nevojshme, do të kemi më shumë filma të tillë. Sa u përket filmave që kemi në konkurrim këto 4 ditë, janë filma që trajtojnë tema të ndryshme, të të rinjve, të moshës së tretë, tema sociale, të problemeve midis babait dhe fëmijëve, ngacmimet seksuale, filma që trajtojnë çështje të problemeve mendore, pra është një gamë shumë e gjerë.
Jo vetëm filma në konkurrim, por këtë vit në bashkëpunim me Arkivin Shtetëror të Filmit, është menduar që filmat shqiptarë të restauruar të shfaqen të titruar në anglisht për turistët e huaj.

“Filmat që do të shfaqen në ‘Odeon’ janë filma të restauruar shqiptarë, të titruar në anglisht për të gjithë pushuesit që nuk janë shqipfolës, në këtë sezon turistik që ka filluar tashmë në Pogradec, për këtë kemi pasur mbështetjen e Arkivit Qendror të Filmit Shqiptar. Jemi shumë të lumtur dhe mezi po e prisnim ta fillonim këtë edicion të 14-të”.
Ky festival tashmë i përket Pogradecit dhe krahas filmave është një promotor shumë i mirë i qytetit, kulinarisë dhe vlerave kulturore që ky qytet ka. Nënkryetarja e bashkisë, Entela Gusho, thotë se në këtë moment, Pogradeci është epiqendra e Ballkanit.

“Është edicioni i 14-të që Festivali Ballkanik i Filmit zhvillohet në Pogradec, tashmë mund të quhet edhe festivali i Pogradecit sepse janë 14 vite që ky festival shpalos vlerat jo vetëm artistike të filmave të Ballkanit, por edhe kulturën e gjithsecilit që merr pjesë në këtë festival. Në këto momente ne jemi epiqendra e Ballkanit ku të gjithë janë me sy dhe mendje në Pogradec. Pra, Pogradeci do të jetë Pogradeci i filmit, turistëve, luleve, freskisë dhe i të gjithëve. Vetë festivali ka edhe vazhdimësinë e kulinarisë, shpalosja e këtyre vlerave janë edhe një promovim për qytetin tonë, për t’i njohur sa më shumë vlerat e tij edhe në art, kulturë, por edhe pogradecarët si artdashës.”
Festivali i Filmit do të mbyllet në datë 29 qershor, ku do të ndahen edhe çmimet për filmin më të mirë me metrazh të gjatë, të shkurtër dhe dokumentar. Festivalin e preferojnë edhe qytetarët pogradecarë, së bashku me turistë vendas e të huaj, që janë mbledhur në sheshin “Odeon” për të ndjekur filmat e realizuar./ CNA TV
View this post on Instagram
Thethi, një fshat malor në zemër të Alpeve Shqiptare, ...
Vermoshi, një nga pikat më atraktive në Shqipëri për t...
Qyteti i Korçës është elektrizuar prej pasdites së djeshme...
Jugu i Shqipërisë është kthyer në një atraksion fantas...
Shqipëria është një nga destinacionet perfekte si për ...
Një koncert recital si rallë herë ka mbërthyer qytetar...
Pogradeci edhe këtë sezon turistik mbetet destinacion i kë...
Anastas Kostandini, piktori i njohur pogradecar, ka realiz...
Në Pogradec tashmë është traditë disavjeçare organizimi i ...
Korça është qyteti që njihet për artin, traditën, por edhe...
CNA TV, nëpërmjet këtij reportazhi, sjell për shikuesit nj...
Vitet e fundit, qyteti liqenor i Pogradecit ka pësuar një ...
Rikthehet pelikani kaçurrel në ujërat e liqenit të Prespës...
Ka startuar ditën e djeshme Gara Ndërkombëtare e Çiklistëv...
Këtë të martë Pogradeci mori një tjetër pamje e atmosferë ...
Ambasadori gjerman në Shqipëri Karl Bergner ka vizitua...
Këtë fundjavë në Korçë është mbajtur gara kombëtare Kupa e...
Qyteti i Pogradecit në çdo sezon veror është i mbushur plo...
Kolonja po kthehet në një nga destinacionet e preferuara t...
Bashkia Pustec ka çelur zyrtarisht në 7 Maj sezonin turist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...