Kupa e Shqipërisë/ 40 çiklistë marrin pjesë në garën e mbajtur në Korçë
Këtë fundjavë në Korçë është mbajtur gara kombëtare Kupa e...

Ambasadori gjerman në Shqipëri Karl Bergner ka vizituar ditën e sotme qytetin e Pogradecit. Vizita e tij ka filluar prej orës 10:30 në Njësinë Administrative Buçimas, me qëllim shpërndarjen e ndihmave nga shoqata të ndryshme gjermane për banorët.
Pak ditë më parë, Cna Tv ka njoftuar përmes një reportazhi, aktivitetin që do të zhvillohet pasditen e sotme në qytetin liqenor, ku pjesëmarrës do të jenë edhe motorristët gjermanë. Po këta motorristë kanë bashkëpunuar në dhënien e ndihmave në Buçimas së bashku me stafin e ambasadës gjermane.
Pas shpërndarjes së ndihmave, ambasadori gjerman ka vizituar bashkinë e Pogradecit ku u mirëprit nga zv/kryetarja Entela Gusho ndërsa në një deklaratë për mediat ai ka theksuar bashkëpunimin ndërqytetas dhe partneritetin midis Bashkisë Pogradec dhe një qyteti verior të Gjermanisë.
“Ju përshëndes të gjithëve, jam tepër i gëzuar që ndodhem sot në Pogradec. Pogradeci në fakt është i vetmi qytet në të gjithë Shqipërinë i cili ka një partneritet bashkiak ndërqytetas me një qytet në veri të Gjermanisë. Këtu në Pogradec është një veçori tjetër karakteristike bashkëpunimi midis shoqërisë civile, një bashkëpunim në nivel humanitar përmes organizatash të tilla sikurse janë fondacione të ndryshme dhe Drita e Shpresës.
Krahas këtij bashkëpunimi në nivel të shoqërisë civile me qytetin e Pogradecit kemi edhe një bashkëpunim për zhvillim që po organizohet nëpërmjet strukturave qeveritare sikurse është bashkëpunimi me sektorin Ujësjellës Kanalizime, të zhvillimit të sektorit të turizmit meqënëse jemi pikërisht këtu në sfond me liqenin e mrekullueshëm të Pogradecit. Ne sigurisht për zhvillimin e turizmit, është mjaft i rëndësishëm aspekti i qëndrueshmërisë së tij, ruajtja e natyrës, ruajtja e mjedisit është një pasuri vërtet mjaft e rëndësishme e këtij rajoni.
Një aspekt tjetër i rëndësishëm i zhvillimit të turizmit është bashkëpunimi me vendet rajonale, vendet e rajonit, në rastin e Pogradecit me Maqedoninë e Veriut, nëpërmjet zhvillimit të turizmit në liqenin e Ohrit dhe në atë të Prespës.
Një falenderim i përzemërt nga ana ime i shkon edhe administratës së bashkisë të Pogradecit dhe zëvendës kryetares së bashkisë që na mirëpriti sot. Duhet të theksoj gjithashtu që është një kënaqësi vërtet e madhe të dalësh të shikosh qytete të tjera sikundër është Pogradeci, sepse e dimë që Shqipëria është shumë më tepër sesa thjesht vetëm Tirana”, tha ambasadori.
Zhvillimi i turizmit është një nga aspektet më të rëndësishme të këtij bashkëpunimi, një aspekt që ambasadori Bergner i ka dhënë shumë fokus ku ndër të tjera ka falenderuar bashkinë dhe ka theksuar faktin se Shqipëria nuk është vetëm Tirana.
“Pra është kënaqësi tju njoftoj se së bashku me zv/kryetaren e bashkisë do të mund të vizitoj gjatë ditës së sotme edhe disa prej vendeve ku zhvillohen disa nga projektet tona të përbashkëta për të krijuar një përshtypje të drejtpërdrejtë me mënyrën se si janë duke u zhvilluar ato.
Më lejoni të kërkoj lejën tuaj në një farë mënyre të mos u përgjigjem pyetjeve që kanë sfond politik. Në fakt unë sot kam ardhur për të parë projektet e bashkëpunimit të Gjermanisë dhe qytetit të Pogradecit dhe kërkoj mirëkuptimin tuaj”, u shpreh ambasadori.
Ambasadori gjerman do të jetë prezent edhe në aktivitetin e pasdites, ku do të kryhet parada e motorristëve shqiptarë dhe gjermanë, si edhe do të ketë një koncert në zonën e pedonales./ CNA
Këtë fundjavë në Korçë është mbajtur gara kombëtare Kupa e...
Qyteti i Pogradecit në çdo sezon veror është i mbushur plo...
Kolonja po kthehet në një nga destinacionet e preferuara t...
Bashkia Pustec ka çelur zyrtarisht në 7 Maj sezonin turist...
Sezoni veror në Korçë pritet që këtë vit të pësojë fluks t...
Natyrë, gatime të shijshme e të shumëllojshme dhe muzika l...
Një peshkatar i zonës së Udënishtit në Pogradec ka arr...
Prej një jete, Istref Haxhillari ka ushtruar profesion...
Turizmi në juglindje çdo vit e më tepër ka pësuar një ...
Korça është një nga qytetet ku arti e kultura zënë një...
Korça është qyteti i serenatës! Një traditë shumëvjeçare q...
Të rinjtë korçarë që kanë zgjedhur të jenë pjesë e spo...
CNA TV ka në fokus promovinin e personazheve më të veç...
Qyteti i Korçës ka një histori shumëvjeçare sa i përke...
Në kuadër të Ditës së Mësuesit u çel në Muzeun e Arsimit e...
Zanatçinjtë e vjetër të Korçës tregojnë vlerat e mëdha që ...
Dirigjenti Kostika Tanto ka bërë një reagim për mosrin...
Kështu është quajtur një nga bujtinat më te veçanta në qyt...
Benon Progri, 73 vjeç, është personazhi mbase më i veç...
E nisëm intervistën me Isain me pyetjen më të shpeshtë që ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...