Istref Haxhillari, mësuesi i fizikës që shkruan romane
Prej një jete, Istref Haxhillari ka ushtruar profesion...

Një peshkatar i zonës së Udënishtit në Pogradec ka arritur të kapë në ujërat e liqenit të Ohrit një peshk koran që peshonte më tepër se 13 kg. Një ngjarje e rrallë kjo, pasi është hera e parë që bie në rrjetë një koran me këtë peshë.
Prej vitesh, Ylli Jaçellari ushtron aktivitetin e peshkimit artizanal në liqen por kurrë nuk ka arritur të nxjerrë nga liqeni një peshk me këtë peshë.

Ai tregon se kur ka parë peshkun, nuk ka qenë i bindur nëse do ishte koran kaq i madh por e ka parë vetëm kur ka dalë në sipërfaqe.
"13 kg e 200 gram, ky është më i madhi dhe për momentin është më i madhi që ka dalë në liqenin e Ohrit.
Duke tërhequr rrjetat shoh diçka të madhe por nuk isha i bindur që ishte peshk koran aq i madh. Vetëm kur ka dalë në sipërfaqe të ujit, atëherë e kam parë që ishte koran dhe ishte risku im që arrita e futa në varkë”, tha peshkatari.
45 vjeçari thotë se korani nuk ka tentuar të ikë dhe e konsideron si fatin e tij këtë kapje të rrallë në liqen. Pesha më e madhe që kanë kapur gjatë viteve të aktivitetit ka arritur deri në 9 kg, ndërsa ishte e pabesueshme që korani peshonte 13.2 kg.

“Nuk tentoi të ikte fare, nuk e di por ishte fati im që duhet të hynte në varkë. 8 kg dhe 9 kg kemi zënë por deri në 13 kg jo. Me këtë lloj gjuetie që bëjmë ne, ndoshta me një lloj tjetër me rrjeta më të trasha edhe mundet. Ishte 300 metra larg bregut, këtu në zonën e Udënishtit”, tregoi peshkatari.
Jaçellari thotë se peshkun e shiti për një vlerë rreth 200 mijë lek të vjetra duke treguar edhe epitetin që ka ky lloj korani në gjuhën e peshkatarëve.
“Me këtë lloj gjuetie që bëjmë ne, ndoshta me një lloj tjetër me rrjeta më të trasha edhe mundet. Ishte 300 metra larg bregut, këtu në zonën e Udënishtit. Peshku u shit rreth 200 mijë lek dhe është për 15 veta, persona që të konsumojnë. Në gjuhën e peshkatarëve këtij peshku i themi pllashicare dhe ky lloj korani pllashicare nuk shton, s'është si korani tjetër që janë femrat që shtojnë”, ka thënë peshkatari.
Për peshkatarët e zonës së Pogradecit, rasti i koranit 13.2 kg është i pari që u regjistrua ditën e djeshme në ujërat e liqenit të Ohrit./ CNA
Prej një jete, Istref Haxhillari ka ushtruar profesion...
Turizmi në juglindje çdo vit e më tepër ka pësuar një ...
Korça është një nga qytetet ku arti e kultura zënë një...
Korça është qyteti i serenatës! Një traditë shumëvjeçare q...
Të rinjtë korçarë që kanë zgjedhur të jenë pjesë e spo...
CNA TV ka në fokus promovinin e personazheve më të veç...
Qyteti i Korçës ka një histori shumëvjeçare sa i përke...
Në kuadër të Ditës së Mësuesit u çel në Muzeun e Arsimit e...
Zanatçinjtë e vjetër të Korçës tregojnë vlerat e mëdha që ...
Dirigjenti Kostika Tanto ka bërë një reagim për mosrin...
Kështu është quajtur një nga bujtinat më te veçanta në qyt...
Benon Progri, 73 vjeç, është personazhi mbase më i veç...
E nisëm intervistën me Isain me pyetjen më të shpeshtë që ...
Qyteti i Korçës, me një kulturë dhe traditë ndryshe nga të...
Teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë ka pjesë të historisë ...
Kolonja me tradita e kulturë mjaft të veçantë, ka nxjerrë ...
Federata Shqiptare e Skive ka organizuar këtë të shtunë pr...
Kolonja ka pësuar një hov sa i përket zhvillimit të turizm...
Ilirjan Tasellari, prej vitit 1998 nuk i ndahet pasion...
Mjeshtrat e punimit të gurit janë rikthyer në qytetin ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...