Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...

Qyteti i Korçës ka një histori shumëvjeçare sa i përket sportit, e nuk njihet vetëm për futbollin, por vitet e fundit ka patur një shtrirje edhe në sportet e tjera, siç është tenisi.
Ky sport ka ekzistuar në Korçë që para viteve 1940, me protagonistë të huajt dhe po ashtu femrat, që konsiderohej tabu në atë kohë. Fillimisht, trajneri Ervin Rota tregon për CNA Tv pak nga historia e këtij sporti.
"Sporti i tenisit në qytetin tonë ka ekzistuar para viteve '40. Në fillim është luajtur nga të huajt që kanë qenë në Korçë, ka patur edhe femra që e luanin këtë sport, për kohën ka qenë një gjë shumë e madhe. Tenis kanë patur dy qytete, Shkodra dhe Korça, dhe më pas edhe Tirana që ka patur klubin më të madh për shkak të ambasadave atje. Të gjithë të huajt që kanë qenë prezent në Korçë e kanë nisur tenisin, dhe ka ngelur si traditë. Më pas, në kohën e komunizmit është stopuar, sepse quhej si sport borgjez, dhe u rihap më vonë në momentin që u bë një fushë tenisi këtu në qytetin tonë."

Ervini është pikërisht trajneri që ka rikthyer sportin e veçantë të tenisit në Korçë, duke i hapur qytetit dhe banorëve të tij, një tjetër derë. Ervin Rota prej shumë vitesh ka qenë i angazhuar në sportin e atletikës dhe atë të skive, por ëndrra për sportin e tenisit nuk mbeti thjesht aq, pasi më në fund ai sot ka "Tenis Korça", klubin e vetëm të tenisit në qytet.
"Ky është një sport që unë e kam patur qejf që fëmijë. Unë jam marrë me sporte të tjera, me atletikë dhe me ski, por tenisin e kam patur ëndërr. Kur kam mbaruar studimet e larta, jam kthyer në qytetin tim dhe fatmirësisht ishte bërë një fushë tek shkolla Raqi Qirinxhi, dhe në Korçë ka patur të apasionuar të cilët ishin nismëtarët që bënë edhe fushën. Si edhe kanë filluar ta luajnë lojën e tenisit. U riktheva, kam kryer trajnime dhe kurse të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, dhe thashë "Pse jo, dhe në qytet ta ringrejmë prapë këtë sport".
Duket se fëmijët janë ata që kanë përqafuar më së shumti sportin e tenisit, por jo vetëm. Ka edhe të rritur në moshën mbi 50 vjeçare që gjejnë veten në këtë sport. Ervini tregon se çdo vit ky klub është në rritje sa i përket numrit të anëtarëve, por edhe arritjeve. Nëse e merr një herë raketën në dorë, nuk ndahesh më prej saj - thotë trajneri.

"Është pritur jashtë mase mirë nga fëmijët, nga të rriturit, e shohim edhe nga numri që po luajnë. Nga viti në vit jemi në rritje, falë dhe fushave që janë bërë, janë nga më të mirat në Shqipëri. Do na duhet patjetër edhe një fushë e mbuluar që ky numër të rrijë edhe në dimër njësoj si në verë.
Tenisi nuk njeh moshë, që në moshën 5 vjeçare e deri në moshën 100 vjeçare mund të luash tenis. Ne kemi patur një numër prej rreth 130 fëmijësh që ka arritur kulmin, por nuk lemë pa përmendur dhe të rriturit që po luajnë, mosha mbi 50 vjeçare. E kanë qejf, kur e prek raketën dashurohesh me këtë sport. Ka shumë që e kanë patur bezdi ta shikonin në televizion, por kur e kapin raketën dhe bëhen pjesë e tenisit, nuk tërhiqen më. E kuptojnë që ky sport të vë në lëvizje gjithë muskujt e trupit, dhe ndihen mirë dita ditës."
Qëllimi që u rikthye ky sport në Korçë është jo vetëm që të ketë sa më shumë pjesëmarrës. Një nga objektivat është të ketë edhe sportistë elitarë, gjë që aktualisht ka ndodhur në klubin "Tenis Korça".

"Ne e kemi nisur këtë sport për të rritur sa më shumë njerëzit që të merren me këtë sport. Kemi filluar që të kemi dhe shumë sportistë elitarë, aktualisht kemi kampion kombëtar në klubin tonë, plus dhe shumë fëmijë që janë me ekipin kombëtar dhe na përfaqësojnë qytetin dhe vendin jashtë saj. Jemi në ngritje e sipër, dhe dua të them që mund të jemi një nga klubet me më shumë njerëz në Shqipëri, pavarësisht se Tirana ka shumë popullsi, si dhe Durrësi, Shkodra, por jemi një nga klubet me më shumë anëtarë."
Nuk mund të mungojë nga ana e trajnerit edhe apeli që u drejtohet të rinjve të cilët duken se nuk e kanë fokusin e duhur në sport. Sipas Ervinit, tenisi është sport teknik jo aq i thjeshtë por aspak i pamundur. Nga sporti ke vetëm të mira - thotë ai - ndaj të gjithë duhet të afrohen pranë tij.

"Tenisi është një sport teknik, nuk është shumë i thjeshtë për ta kapur teknikën, por s’është sport i pamundur. Këtu të gjitha moshat arrijnë ta kapin si sport. Thirrje bëj që duhet patjetër ta provojnë dhe të merren më sport. Të largohen larg veseve, larg lokaleve, larg telefonave. Sepse e vemë re, që kur fëmijët afrohen këtu, e kanë orarin 3-4, por nuk largohen derisa mbyllet stërvitja në darkë. Kështu që afrohuni pranë sportit, sa më shumë të merremi me sport, aq më të shëndetshëm jemi. Shoqëria është ideale në sport, kështu që vetëm të mira ke nga sporti."
Tenisi është një nga sportet që duhet t'i jepet më shumë promovim, pasi mbetet një sport shumë i veçantë, dhe ka mjaft të apasionuar ndaj tij. Korça nuk ka vetëm futboll, nuk ka vetëm volleyball apo basketball, ka edhe tenisin që ne dukje mund të jetë sport i thjeshtë por konsiderohet i një teknike të vështirë. E pse mos ta provoni veten edhe në tenis? Mundësinë e keni, në "Tenis Korça" me trajnerë profesionistë si Ervin Rota, e duke u stërvitur për tu bërë nesër sportist elitar./ CNA TV
Në kuadër të Ditës së Mësuesit u çel në Muzeun e Arsimit e...
Zanatçinjtë e vjetër të Korçës tregojnë vlerat e mëdha që ...
Dirigjenti Kostika Tanto ka bërë një reagim për mosrin...
Kështu është quajtur një nga bujtinat më te veçanta në qyt...
Benon Progri, 73 vjeç, është personazhi mbase më i veç...
E nisëm intervistën me Isain me pyetjen më të shpeshtë që ...
Qyteti i Korçës, me një kulturë dhe traditë ndryshe nga të...
Teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë ka pjesë të historisë ...
Kolonja me tradita e kulturë mjaft të veçantë, ka nxjerrë ...
Federata Shqiptare e Skive ka organizuar këtë të shtunë pr...
Kolonja ka pësuar një hov sa i përket zhvillimit të turizm...
Ilirjan Tasellari, prej vitit 1998 nuk i ndahet pasion...
Mjeshtrat e punimit të gurit janë rikthyer në qytetin ...
Turizmi familjar ka përqafuar të rinjtë e Korçës, të cilët...
Rritja e interesit për të vizituar dhe eksploruar zonat ma...
Faqja Zyrtare e Formula 1 H2O ka publikuar kalendarin e ak...
Qyteti i Korçës njihet për traditën dhe kulturën e veç...
Një traditë e hershme dhe tëpër e veçantë janë Karnavalet ...
"Hani i Pazarit" është një nga asetet turistike të hoteler...
Korça njihet për serenatat e bukura, të kënduara me mjesht...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...