Hotel Borova /Struktura akomoduese, atraksion i Kolonjës
Kolonja ka pësuar një hov sa i përket zhvillimit të turizm...

Federata Shqiptare e Skive ka organizuar këtë të shtunë projektin "Të gjithë në borë", i realizuar me mbështetjen financiare të Agjensisë Kombetare të Rinisë si edhe Ministrit të shtetit për Rininë dhe Fëmijët.
Ky projekt ka patur në fokus të rinjtë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë të cilët janë përzgjedhur për të praktikuar sportin e bukur të skive. E pikërisht për këtë projekt është zgjedhur fshati turistik i Dardhës në juglindje, me pjesëmarrjen e 65 të rinjve të cilët shijuan borën dhe praktikuan sportin dimëror.
Përfaqësuesi i Federatës, Etrit Xhuglini, ka treguar se ky projekt përfshin të rinjtë në sportet dimërore, duke bërë edhe apel që të afrohen drejt këtyre sporteve.
“Siç ka dhe titullin projekti “Të gjithë në borë” është një projekt i Federatës Shqiptare nën financimin e AKR-së dhe Ministrisë së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët. Bëhet fjalë për sot që janë mbi 65 fëmijë, por pjesë e projektit janë 100 të rinj nga zonat kryesisht malore si Puka, Borja e Kukësit, Korça, kemi dhe Durrësin sot. Në fundjavat e tjera në vijim vjen edhe Tirana, jemi munduar të përfshijmë të rinjtë në sportet dimërore.
Të flasim për borën për mirë, mos flasim për katastrofa e mbyllje rrugësh, por ti përfshijmë të rinjtë të merren me sporte dimërore, mos flasin vetëm për futboll, basketboll, por edhe për ski. Këte vit kemi përfshirë vetëm ski në projekt, por pse jo vitet e tjera mund ta përfshijmë edhe snoëboard apo disiplina të tjera të sporteve dimërore.
Federata Shqiptare e skive nën drejtimin e presidentit Elis Toçi ka patur një nga synimet kryesore masimizimin e sportit të skive brenda Shqipërisë. Ne organizojmë çdo vit 2-3 kampe trajnimesh me të rinj kryesisht nga veriu i Shqipërisë, për të rritur dëshirën dhe kapacitetet e skijimit në Shqipëri. Shqiptarët për fat të mirë edhe me rritjen e gjendjes ekonomike, skijojnë, shkojnë në Kolashin, Itali, Mavrovë.
Janë mbi 30 mijë shqiptarë që shkojnë fundjavave në dimër për të skijuar në Mal të Zi. Pra po flasim për një popull që i ka qejf skitë, por kjo është vetëm një pistë modeste që mbahet me mish e me shpirt nga familja Tasho, pistë për amatorë, s’kemi pista për të organizuar gara ndërkombëtare. Ne po përpiqemi ti bëjmë të rinjtë të kënaqen me sportet dimërore”, ka thënë ai.
Projekti ka përzgjedhur rreth 100 të rinj që do të vazhdojnë të bëjnë ski edhe fundjavat e ardhshme. Ata i përkasin grupmoshave të ndryshme si edhe qyteteve të ndryshme kryesisht ato malore. Tre nga të rinjtë pjesëmarrës në këtë aktivitet, përkatësisht nga qyteti i Pukës, Durrësit e pa dyshim Korçës, kanë treguar kënaqësinë e veçantë që po përjetojnë gjatë të bërit ski në Dardhë.
“Kam që i vogël që e praktikoj këtë sport, jam 18 vjeç tani dhe sa herë ka borë Dardha është destinacioni im i preferuar. Sporti i skive është më i bukuri nga sportet dimërore, që të fal adrenalinë dhe ndihesh me një emocion ndryshe nga sportet e tjera. Je në borë duke rrëshkitur, këtu nga Dardha është dhe kjo pamja e mrekullueshme”, është shprehur njëri prej tyre.
Fshati turistik i Dardhës mbetet një nga më të frekuentuarit gjatë dimrit në juglindje, e kjo për vetë faktin se atje mund të skijohet. Drejt fshatit ditën e sotme kanë udhëtuar edhe turistë të cilët kanë zgjedhur që fundjavën ta kalojnë në qytetin e bukur të Korçës.
“Unë vij nga Puka, quhem Amanda, dhe këtu po duket shumë bukur. Është e ndarë sipas niveleve edhe pistat, për të provuar veten tonë. Është hera e parë që vij dhe po më pëlqen shumë. Të jep shume adrenalinë.
Jemi në Dardhë se kemi sjelle ekipin e Pukës, ky është një projekt shumë i mirë dhe i bëj thirrje gjithë shkollave e të rinjve të bëhen pjesë e këtij projekti sepse skitë janë një sport shumë i kërkuar në botë. Krijojnë zhvillim për njerëzit, vendin dhe është kënaqësi e madhe që jemi sot në Dardhë, me këtë pistë të tillë e me organizim super fantastic”, janë shprehur turistët./ CNA
Kolonja ka pësuar një hov sa i përket zhvillimit të turizm...
Ilirjan Tasellari, prej vitit 1998 nuk i ndahet pasion...
Mjeshtrat e punimit të gurit janë rikthyer në qytetin ...
Turizmi familjar ka përqafuar të rinjtë e Korçës, të cilët...
Rritja e interesit për të vizituar dhe eksploruar zonat ma...
Faqja Zyrtare e Formula 1 H2O ka publikuar kalendarin e ak...
Qyteti i Korçës njihet për traditën dhe kulturën e veç...
Një traditë e hershme dhe tëpër e veçantë janë Karnavalet ...
"Hani i Pazarit" është një nga asetet turistike të hoteler...
Korça njihet për serenatat e bukura, të kënduara me mjesht...
Kalaja e Pogradecit është një nga asetet më të njohura të ...
Një pasion që e shoqëroi gjatë gjithë jetës, që në fëmijër...
Artizanati në Korçë para viteve 1990 ka qenë tepër i zhvil...
Qytetit të serenatave i mungonte një dyqan i mirëfillt...
Dy vëllezërit Pandush dhe Tomas Lako, janë jo vetëm të...
Së fundmi Korçës i është shtuar një tjetër aset turistik n...
Engjëllush Kolami, prej një jete, ka zhvilluar investimin ...
Fshati i njohur turistik Rehova kthehet në shesh xhirimi p...
Përse e quajnë Vaskën ikonë lëvizëse të Korçës? Sepse ësht...
Si rrallë herë Korça këtë vit ka ardhur me një kartoli...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...