Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Qyteti i Korçës njihet për traditën dhe kulturën e veçantë që ka, po ashtu edhe për qindra personazhe të njohur në çdo fushë të jetës. Personazhi i rradhës për shikuesit e Cna Tv është një prej kuzhinierëve më të famshëm të qytetit, Gjergji Milo. Ai na ka pritur në lokalin e tij në Korçë, dhe me shumë kënaqësi na ka treguar për zanatin e kuzhinierit. Një profesion i trashëguar nga familja e tij e që për fat të mirë po e le edhe tek djali i tij.
Gjergji Milo ka një jetë që punon si kuzhinier, më konkretisht prej vitit 1980, dhe nuk ka hequr dorë kurrë nga zanati i tij. Sot ai është 67 vjeç, pensionist, por vijon të punojë në një ambjent të marrë me qira, e si duket është një nga më të preferuarit e korçarëve. Gjergji na tregon fillesat e zanatit të tij duke theksuar se e pëlqen shumë këtë punë që ka zgjedhur të bëjë.
"Kursin e kuzhinës e kam bërë që në vitet 1979-1980. Prej atij viti skam rreshtur, gjatë gjithë kohës kam qenë kuzhinier. Kam punuar në fillim në NFP Drenovë, më pas në turizmi si shef kuzhine. Pastaj filloi demokracia dhe turizmin e morën ata, e u detyrova të dilja privat.
E kam nga mamaja të trashëguar, ajo ka qenë kuzhiniere dhe unë shkova pas saj. E pëlqej, si zanat është i mirë, më pëlqen shumë."
Vështirësitë e profesionit të kuzhinierit nuk janë të pakta, por Gjergji thotë se ai bën art, e kënaq klientët.
"Boll i vështirë është por po të kesh pak kurajo e guxim ja del. Profesioni tonë është shumë i bukur, është art mbi të gjitha. Ke të bësh me klientët që duhet ti kënaqësh, ke të bësh me vështirësitë e punës, me zjarrin, ujin dhe gasin që duhet të kesh shumë kujdes. Patjetër që do të kesh edhe incidente, por më shumë ka gjëra pozitive sesa negative."
Gatimet tradicionale janë fokusi i Milos, i cili shpjegon arsyen pse ka zgjedhur pikërisht këto gatime dhe sa ato pëlqehen nga klientët.
"Unë jam mbështetur më shumë në gatimet tradicionale. I pëlqej të rinjtë që bëjnë ato pjatat e bukura, por unë më shumë kam mbetur në tradicionalja. Bëj mëngjesin me paçe, supë, pilaf, tërhana, petulla të fshira. Më pas kalon në kuzhinë me tavë me mish, tasqebap, supë me barishte, me qofte, të ndryshme. Në lokal pëlqejnë shpretkën e mbushur, tavë me korminë ose kokë. Më shumë punoj me porosi, çfarë kërkon klienti ja plotësoj dëshirën."
Prej dy vitesh ka marrë me qira një ambjent në qytetin e Korçës, në lagjen 4 të tij, dhe i është përkushtuar totalisht gatimit së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tij.
"Këtë lokal kam 2 vjet që e kam marrë, fillimisht ishte shumë e shkretë por me kalimin e kohës u shtua puna. Këtu mund të bëj edhe ditëlindje, pagëzim, të ndarë, edhe dasmë mund të bëhet deri në 70-80 persona. Klientët kanë ngelur të kënaqur, pothuajse të gjithë sepse mund të ketë patur tek tuk ndonjë vërejtje të vogël. Kuzhinë është, edhe në shtëpi të jesh nuk kënaqet ndonjëri, duke thënë skishte kripë apo shumë salcë."
Edhe pse 67 vjeç, Gjergji Milo nuk ka ndërmend të heqë dorë nga zanati e thotë se do të vijojë të punojë derisa të ketë mundësi. Fatmirësisht, zanatin po e merr edhe djali i tij dhe kjo e gëzon më së shumti shefin e kuzhinës.
"Sot jam 67 vjeç, sa të më punojnë duart dhe këmbët nuk tërhiqem nga profesioni im. Po ja lë djalit zanatin, ai e ka me qejf dhe vij e ndihmoj sepse jam pensionist. Me ngadalë djali po e trashëgon si profesion, rinia e sotme ka pak vështirësi se punojnë me internet dhe i shohin gjërat e bukura. Ne jemi mësuar me të tjera gjëra, por që ecën mirë edhe djali është i kënaqur."
Të shumtë janë edhe klientët që vijnë nga jashtë Korçës për të konsumuar mëngjesin në lokalin e Gjergjit.
"Turistët vijnë, parkojnë makinat dhe kthehen këtu, gjithmonë gjatë periudhës së beharit. Më tepër frekuentojnë mëngjesin sepse vijnë për paçe e për gjërat e mëngjesit, dreka kthehet me menu restoranti, darka si tip taverne me meze e gjëra të çastit."
Gjergji Milo është shembull i një njeriu punëtor, që ndjek traditën korçare në gatimet që ofron në lokalin e tij. Për të gjithë të interesuarit, adresa e lokalit është në lagjen 4 të qytetit të Korçës, në zonën e quajtur "Rruga e Shetros". Për më tepër u vendosim në dispozicion edhe numrin e telefonit për çdo organizim që mund të zhvilloni pranë këtij lokali./ CNA
Një traditë e hershme dhe tëpër e veçantë janë Karnavalet ...
"Hani i Pazarit" është një nga asetet turistike të hoteler...
Korça njihet për serenatat e bukura, të kënduara me mjesht...
Kalaja e Pogradecit është një nga asetet më të njohura të ...
Një pasion që e shoqëroi gjatë gjithë jetës, që në fëmijër...
Artizanati në Korçë para viteve 1990 ka qenë tepër i zhvil...
Qytetit të serenatave i mungonte një dyqan i mirëfillt...
Dy vëllezërit Pandush dhe Tomas Lako, janë jo vetëm të...
Së fundmi Korçës i është shtuar një tjetër aset turistik n...
Engjëllush Kolami, prej një jete, ka zhvilluar investimin ...
Fshati i njohur turistik Rehova kthehet në shesh xhirimi p...
Përse e quajnë Vaskën ikonë lëvizëse të Korçës? Sepse ësht...
Si rrallë herë Korça këtë vit ka ardhur me një kartoli...
Një sport sa i vështirë, aq edhe me adrenalinë. Hiking në ...
Ngjyrat e qytetit juglindor të Korçës në të gjitha dimensi...
Zanatçinjtë e vjetër të Pazarit të Korçës duket se kanë mb...
Fundjava ka nisur më së miri në qytetin e Korçës, ku mbrëm...
Altin Pojanaku prej një jete ka ushtruar profesionin e...
Paraditen e sotme në Pogradec është zhvilluar një prot...
Në kuadër të festave të nëntorit, fëmijë të kopshteve dhe ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...