
Qytetit të serenatave i mungonte një dyqan i mirëfilltë i kitarës, instrumentit më identifikues të të gjithë serenatistëve. Në zonën e Pazarit të Vjetër të Korçës, tashmë është bërë realitet krijimi i një dyqani kitarash, që do të sjellë jo vetëm shitjen e këtij instrumenti, por edhe kurse për fëmijët dhe të apasionuarit e kitarës.
Në dyqan gjejmë muzikantin Genci Llapanji, i cili me shumë kënaqësi na ka treguar rreth vetes së tij por edhe projektit të realizuar tashmë në Korçë.
Genci tregon se prej shumë vitesh ka jetuar në Greqi, po ashtu ka vizituar shumë vende të tjera për tu njohur me kulturën, ndërsa u rikthye në Shqipëri për të vazhduar karrierën e tij artistike, pasi kitara është pjesë e pandarë e tij.
"Lidhja ime me muzikën është që në vitet e fëmijërisë, që 11 vjeç, kam qenë në shkollë të muzikës. Shumë shpejt e kam ushtruar kitarën, më merrnin nëpër dasma dhe këndonim e me shoqërinë. Kurbeti na detyroi të largohemi rreth 18 vjeç, dhe në 12 vitet e fundit nga 1999 deri 2012 kam jetuar në Greqi. Kam marrë pjesë në audicionet e X Factor në Athinë, u integrova në muzikën greke. Ne si familje jemi muzikantë, jemi 5 vëllezër. Kurse mua më ka rrëmbyer, dhe kitarën e kam quajtur dashnore e përjetshme. Kam dashur ta largoj dhe ajo nuk më largohet.", tha Genci.
Genci tregon se si lindi ideja për të hapur një dyqan kitarash, jo thjesht si një objekt por me shumë qëllime në vetvete.
"Ideja e parë ka qenë e mikut dhe kolegut tim Shkëlqim Dule, i cili është kitarist shumë i mirë. Kemi patur shumë adhurues që donin të mësonin kitarën dhe afroheshin, dhe këtë ide patëm për të hapur edhe kurse. E theksoj se edhe në Greqi u kam dhënë mësim 2-3 djemve të vegjël grekë dhe janë bërë kitarista të mirë. Kitara është dashuri. Dhe tërheq shumë adhurues që duan ta mësojnë, pavarësisht se varet nga talenti që të jep zoti. Prandaj vazhdon edhe tregtia e kitarave, nuk i blejnë vetëm ata që iu duhen për punë, por edhe një njeri që nuk i bie kitarës por ka 5 kitara në shtëpi. Për shembull unë kam 7 kitara të miat, ndërsa një shoku im që nuk i bie ka 12.", tregoi ai.
Ndonëse një dyqan i vogël, sërish mbart vlera shumë të mëdha sa i përket këtij instrumenti. Lloje të ndryshme kitarash, nga të gjitha markat i gjejmë pikërisht në "The guitar shop".
"Në dyqani jonë do të gjejnë kitara të përdorura, kitara të reja, marka të shtrenjta, prodhime japoneze e kineze shumë të mira. Gjithashtu gjejnë çifteli, riparime kitarash, servise të plota që i bëj unë dhe objektivi është të hapim kursin e kitarave. Kemi patur shumë kërkesa nga prindër, më tepër vajza që kanë shumë dëshirë dhe më pyesin kur do hapen kurset.", u shpreh ai.
Interesi i lartë i fëmijëve, po ashtu edhe i prindërve siç tregon Genci, na sjell ndërmend edhe pyetjen e rradhës, sa e vështirë është ta mësosh një kitarë?
"Që në momentin që ke talent dhe vullnet, kitara mësohet. Nëse nuk ke talent, spo them që nuk e mëson, por me vullnet arrin deri diku. Të paktën të mësosh të këndosh në ambjente familjare, me shoqërinë, për djemtë është shumë e këshilluar sepse si traditë e vjetër korçarë iu afrohen edhe vajzat.", thotë Genci.
Interesant mbetet fakti se shumë turistë afrohen pranë dyqanit, dhe bëhen bashkë me Gencin jo vetëm në diskutim për kitarat që ndodhen aty, por edhe në duete muzikore. Dy janë kujtimet e veçanta qe Genci ka zgjedhur të tregojë për Cna Tv.
"Më ka bërë çudi në fakt, kam jetuar jashtë shtetit dhe i kam parë të huajt, por në këtë dyqan janë afruar edhe njerëz që nuk kanë luajtur ndonjëherë në kitarë, madje i njohin edhe markat e mira. Kam luajtur me një këngëtare çeke, luante bluzz, ishte diçka e momentit, dhe emocionet janë të pakthyeshme. Ferki Shala, ylli i rockut shqiptar vjen një ditë në dyqan. Fatkeqësisht unë nuk e njihja dhe kemi kënduar një këngë të tij "Moj bjondinë më synë e zi". Jemi dhe miq tashmë dhe shpresoj që do të bëjmë edhe një duet.", rrëfeu ndër të tjera Genci.
Vitet që Genci ka jetuar në shtetin grek kanë bërë që ky i fundit të jetë më tepër i lidhur me muzikën greke. Ja çfarë thotë ai kur e pyesim se cilën muzikë do të zgjidhte, atë greke apo serenatën korçare.
"Si i kthyer nga Greqia dhe me integrimin që pësova atje, mendoj se anoj më shumë nga kënga greke. Por serenata korçare dhe me këngët e Horizontit Blu janë vërtët shumë të bukura. Për ju do këndoj një këngë të këtij grupi, një kënge greke e pse jo edhe një spanjolle.", tha ai.
Mikpritja e korçarit Llapanji ka qenë fantastike për kohën që kemi kaluar së bashku në dyqanin e kitarave. Vetë Genci ka zgjedhur të luajë në një prej kitarave të dyqanit, duke na mahnitur me serenatat, këngët greke por edhe ato spanjolle. Dyqani The guitar shop ndodhet në Pazarin e Vjetër të Korçës. Për të gjithë të apasionuarit pas muzikës, qoftë edhe për të interesuarit që duan të mësojnë më tepër për kitarën, CNA ju vendos në dispozicion numrin e kontaktit 069 344 1104./ CNA
Dy vëllezërit Pandush dhe Tomas Lako, janë jo vetëm të...
Së fundmi Korçës i është shtuar një tjetër aset turistik n...
Engjëllush Kolami, prej një jete, ka zhvilluar investimin ...
Fshati i njohur turistik Rehova kthehet në shesh xhirimi p...
Përse e quajnë Vaskën ikonë lëvizëse të Korçës? Sepse ësht...
Si rrallë herë Korça këtë vit ka ardhur me një kartoli...
Një sport sa i vështirë, aq edhe me adrenalinë. Hiking në ...
Ngjyrat e qytetit juglindor të Korçës në të gjitha dimensi...
Zanatçinjtë e vjetër të Pazarit të Korçës duket se kanë mb...
Fundjava ka nisur më së miri në qytetin e Korçës, ku mbrëm...
Altin Pojanaku prej një jete ka ushtruar profesionin e...
Paraditen e sotme në Pogradec është zhvilluar një prot...
Në kuadër të festave të nëntorit, fëmijë të kopshteve dhe ...
Në kuadër të Javës së Drejtshkrimit, aktivitet i organ...
City News Albania sjell për shikuesit një personazh mjaft ...
Qytetit të Korçës, një vit më parë, i'u shtua një tjetër r...
Çezmat e Korçës janë një vlerë shumëvjeçare që tregojnë tr...
Prej shekujsh Kolonja ka qenë e lënë në harresë, por vitet...
Në vitin 2020 për Korçën u ndërtua një hotel bashkëkohor, ...
Sot është 87 vjeç, e mban mbi supe një karrierë të gja...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...