Çezmat e Korçës janë një vlerë shumëvjeçare që tregojnë traditën dhe kulturën e qytetit. Kanë qenë pikërisht bamirës të ndryshëm korçarë të cilët kanë investuar në krijimin dhe mirëmbajtjen e dhjetra çezmave në të gjithë lagjet e qytetit të Korçës. Krahas tyre, pjesë e historisë së tyre kanë qenë mjeshtra të gdhendjes së gurit, dhe të mermerit, duke i dhënë qytetit një tjetër imazh.
Historiani Niko Kotherja tregon për City News Albania historinë e këtyre çezmave ndërsa përmend edhe një bestytni të asaj kohe lidhur me pusin e Mihal Gramenos. Për Kotheren çdo çezmë e qytetit ka një histori të sajën.
"Është e vërtetë që ka qenë një pjesë e traditës dhe kulturës korçare, e shtrirë në dekada e vite, e një pjesë e mirë e çezmave janë ndërtuar nga bamirës të ndryshëm, kujtojmë këtu bamirësin Jovan Banka, i cili mundi të kanalizonte ujin që vinte nga zona e pjesës së Moravës për ta sjellë në çezmat e reja. Sipas të gjithë kronikave të kohës që ne kemi, përveç pjesës së çezmës, aty ishte ndërtuar edhe çatia që mbulonte pjesën ku njerëzit pinin ujë, lanin teshat apo kryenin nevojat e tyre të përditshme. Në krye të këtij ndërtimi të asaj kohe, qëndronte dhe portreti i stampuar në porcelan i personazhit që kishte bërë të mundur ndërtimin e këtyre çezmave. Në përgjithësi, qyteti i Korçës ka patur mbi 10 çezma të strukturuara në formën e çezmës publike, të cilat kryesisht ishin të ndërtuara në gur, kishin dalë nga duart e mjeshtrave të ndryshëm gurgdhendës ose gdhendësit e mermerit, pasi ato shërbenin si një imazh i bukur i qytetit, jo thjesht si një burim i parë i jetës siç është uji. Përgjithësisht të gjitha lagjet e qytetit kishin çezmën e tyre, përveç çezmave funksiononin dhe puset, si p.sh. pusi i Gramenove dhe në atë kohë fjala që flitej në Korçë lidhur me këtë pus ishte "nëse pini ujë nga ky pus, do të lindni fëmijë djem" për arsye se nëna e Mihal Gramenos pati 7 djem të lindur dhe pusi ishte ngjitur me shtëpinë e saj. Ishte një bestytni popullore që i përkiste jo vetëm puseve por edhe çezmave popullore të qytetit.
Më tutje, pas vitit 1914, në 1916 u krijua çezma që funksionon akoma sot dhe njihet nga korçarët si çezma e Papallambros, në pjesën e kopshtit të Themistokli Gërmenjit ku gjendet vendvarrimi dhe njëkohësisht shtatorja e tij, gjendej çezma e arrave që quhej në atë kohë. Para shumë vitesh kanë funksionuar këto çezma, ndërsa sot kanë vetëm formën e tyre dekorative. Pjesa tjetër është në zonën e Radenecit ku njerëzit që banonin në atë lagje plotësonin nevojat e tyre. Ka qenë një element interesant që në rrugët e Korçës, përveçse gjendeshin çezma të ndryshme, gjendeshin çezma jo të strukturuara si ato kryesoret, por ka qenë një burim i rëndësishëm për kohën, një element që tregonte pastërti. Ekzistenca e këtyre burimeve ka dhënë aksesin e duhur te banorët për të mbajtur pastër qytetin për dekada me radhë”, u shpreh ai.
Çezmat mbetet një element identifikues i Korçës, por me kalimin e viteve, duke ecur drejt modernizimit, çezmat nuk janë më funksionale pasi çdo familje e ka të siguruar ujin në banesat e tyre. Niko Kotherja shprehet se disa prej çezmave në lagjet me karakteristike të qytetit duhet t’i rikthehen funksionit për t’i dhënë një tjetër pamje turizmit dhe për të mbajtur gjallë traditën korçare.
“Unë mendoj se jeta ka vazhduar drejt modernizimit, elementë të cilët i përkasin një dekade të shkuar, 1 apo 2 shekuj të kaluar, sot përdoren si element identitar. Mendoj se për elementin e zhvillimit turistik një pjesë e atyre çezmave duhet të jenë në funksion. Por duke patur parasysh se jeta ka ndryshuar dhe njerëzit i kanë të gjitha kushtet në ambjentet e banimit të tyre, s'mendoj se janë kaq shumë të nevojshme aq shumë çezma publike sa ka patur qyteti. Por për të ruajtur atë traditën korçare mendoj se është e nevojshme që një pjesë e çezmave të restaurohen për të vijuar traditën e ruajtjes së jetës që vjen përmes ujit. Është një thirrje që mund të zejë vendin e saj, por sidoqoftë ne duhet t’i kemi të identifikuara të gjitha çezmat që kanë funksionuar në qytetin e Korçës e më pas të kemi mundësinë për të evidentuar se cila mund të kthehet në aset turistik dhe pse jo që të shfrytëzohet uji nga burimet natyrale që Korça i ka, sidomos me pjesën e Malit të Moravë që sjell ujin, dhe mund të orjentohet drejt disa prej çezmave të qytetit. Duhet kthyer vëmendja ndaj historisë dhe traditës që qyteti ka patur, por mendoj se ka dhe elementë të tjerë pa fund që duhen sjellë në vëmendje dhe të zhvillojnë më tej turizmin.", theksoi Kotherja.
Korça ka më tepër se 10 çezma të cilat vite më parë kanë qenë funksionale, ndërsa sot e vetmja çezmë që rrjedh ende uji, është ajo e Papallambros, që njihet nga të gjithë korçarët. Pavarësisht ndryshimit të kohërave, askush nuk mund të shuajë traditën dhe kulturën e një vendi, e për këtë, duhet t'i vendoset dorë pikërisht elementeve identifikuese të qytetit. / CNA TV
Prej shekujsh Kolonja ka qenë e lënë në harresë, por vitet...
Në vitin 2020 për Korçën u ndërtua një hotel bashkëkohor, ...
Sot është 87 vjeç, e mban mbi supe një karrierë të gja...
Mirgen Shamblli ka sjellë për publikun një ekspozitë t...
Mbrëmjen e kësaj të shtune në Korçë u çel edicioni i 13-të...
Universiteti Fan Noli ka nënshkruar një marrëveshje ba...
Sportdashësit korçarë por edhe ata në të gjithë Shqipërinë...
Është 80 vjeçe, por dashuria dhe pasioni i saj për pik...
Pogradecarët i hapën butet me verën e re. Shijes së verës ...
Një ekspozitë tepër e veçantë është çelur mbrëmjen e së pr...
Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit në Korçë, krahas shumë atraks...
Katedralja "Ringjallja e Krishtit" në Korçë, është një pre...
Fundjavat në juglindje të vendit janë periudha më e ng...
Shtegu i Ngjyrave në Kukës është vlerësuar si destinacioni...
Enver Hoxha ka shkuar si mysafir dhe me pas e konfiskon.Pi...
Të huajt në Vlorë nuk janë më një fenomen që e shikon vetë...
Montrelux Resort është destinacioni më i përkryer për një ...
Fshati turistik i Linit në bashkinë e Pogradecit është një...
Në Korçë, shëtitja në bulevardin qëndror të qytetit, ka që...
Korça njihet jo vetëm për kulturën e traditën, por edhe pë...
Inceneratorët po provohen ditë pas dite, javë pas jave...
Artur Mamadhaj ekspert investimesh dhe pasurish i cili ka ...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e ZVA Elbasan e cila la pa...
“Sa e vështirë është të jesh gjithë kohën me frikën, se mo...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Të tjera detaje janë zbardhur nga grabitja me amrë që ...
Pasditen e sotme, në Malin e Dajtit, duke eksploruar n...
Mbrëmjen e sotme, tre persona të armatosur me kallashn...
Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me grabitj...
Vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike...
"Mjekët kanë nxjerrë më shumë se 60 krimba të gjallë n...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve ...
Truri është i vetmi organ i trupit të njeriut, të cilit i ...
Korporata e Kosovës për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike...
Shaban Murseli, babai i Naim Murselit i akzuar si i dyshua...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e përdori ...
Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e katërt që d...
Artistja e njohur shqiptare, Mira Konçi do të rikthehe...
Media prestigjoze britanike “BBC” i ka kushtuar Kukësit qy...
Aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Guri Koço, fes...
Mirush Kabashi, mjeshtri i skenës së teatrit dhe jo vetëm,...
Sot më 9 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Teksa ekonomia e vendit u zgjerua dhe buxheti arkëtoi ...
Sot më 8 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 l...
Procedura për ndërtimin e një institucioni për edukimin dh...