
Të huajt në Vlorë nuk janë më një fenomen që e shikon vetëm gjatë sezonit veror. Tashmë përgjatë gjithë vitit me mijëra të huaj janë kthyer në rezidentë të përhershëm në këtë qytet. Dhe madje po përshtaten edhe me zakonet dhe me gjuhën shqipe.
Një prej tyre është italiania Ambra Amaretti, e cila ka vendosur të pleqërojë dhe të punojë njëkohësisht në qytetin e Vlorës. Madje, tashmë ajo është zia Ambra edhe për faktin që ka filluar të mësojë edhe shprehje në shqip.
“E njoha dhe u dashurova me Vlorën në vitin 2013. Vendosa të vij këtu, pasi Vlora dhe Shqipëria me kujtojnë Italinë e bukur të para 50 viteve. Përveç kësaj edhe njerëzit janë shumë miqësorë dhe kanë dëshirë të të ndihmojnë”, rrëfen italiania.
Daniela një tjetër italiane prej disa muajsh po jeton dhe punon mes Italisë dhe Vlorës. Për të Shqipëria për sa kohë nuk aderon me të drejta të plota në BE ka çmime mjaft të favorshme për të jetuar shumë më mirë se sa në Itali.
“Është vend i bukur buzëdetit. Një qytet që jeton gjithë vitin dhe jo vetëm në sezon. Ka gjithçka, mal, det, lumenj. Jetohet dhe hahet shumë mirë. Shpenzohet të paktën gjysmën e shumës që mund të harxhoj në Itali për të njëjtat gjëra dhe ushqimi është bio dhe mund te blesh akoma nga fshatarët”, u shpreh Daniela.
Ndërsa një 20-vjeçare australiane prej muajsh punon në një beach bar në Vlorë dhe eksperiencën që po kalon në vendin tonë e cilëson si fantastike
“Kam udhëtuar për rreth 3 muaj nëpër Shqipëri. Kam qëndruar në Tiranë për një muaj dhe vendosa të vizitoj jugun e Shqipërisë. Sot po punoj në një beach bar dhe jam duke e shijuar punën dhe marrëdhënien me shqiptarët, pavarësisht vështirësisë së gjuhës. Ja dalim shumë mirë të kuptohemi. Për mua si një australiane të punoj në Shqipëri është një eksperiencë fantastike pasi mësoj kulturë tjetër dhe njihem me njerëz të rinj”, tregon e reja.
Nga të dhënat zyrtare janë mbi 3800 italianë, kryesisht pensionistë që janë regjistruar si rezidentë në qytetin e Vlorës, ndërsa mendohet se janë të paktën 5000 italianë që jetojnë dhe punojnë mes Shqipërisë dhe Italisë.
Montrelux Resort është destinacioni më i përkryer për një ...
Fshati turistik i Linit në bashkinë e Pogradecit është një...
Në Korçë, shëtitja në bulevardin qëndror të qytetit, ka që...
Korça njihet jo vetëm për kulturën e traditën, por edhe pë...
Në Ferizaj ju pret trashëgimia e pasur kulturore dhe mundë...
Mirë se vini në Ferizaj, ku një botë me atraksione të ndry...
Bifurkacioni i lumit Nerodime është një fenomen unik në Evr...
Vizitoni thesaret kulturore: Udhëtim nëpër "Artefakte ...
Ferizaj, një qytet ku besimet e ndryshme bashkëjetojnë në ...
Po i rikthehem edhe një herë Kolonjës së haruar dhe zhytur...
Peza, është një fshat rreth 35 minuta larg qendrës së ...
Shqipëria është një nga destinacionet më të bukura dhe...
Çdo korçar e njeh Spartak Kasulin, piktorin prej 32 vi...
“Parisi i vogel” mirëpret mijëra vizitorë, me një organizi...
Për herë të parë në Ballkan është hapur salla multimediale...
Teksa festat e fundvitit po afrojnë, në Korçë po ndihe...
Në juglindje të Shqipërisë, aty ku ajri i pastër, aromat e...
Reshjet e borës që kanë rënë në zonën juglindore i kanë ve...
Kjo është nënë Lena 80 vjeç. Ajo prej 4 vitësh jeton e vet...
Korça është një Zonjë e madhe me motra e vëllezër shum...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...