LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit në Korçë, pika kyçe e turizmit

18 Tetor 2023, 11:18, Qyteti im CNA

Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit në Korçë, pika kyçe e

Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit në Korçë, krahas shumë atraksioneve që ky qytet ofron, mbetet një nga pikat kyçe që preferohet të vizitohet nga turistët. Kjo xhami përmban një histori tepër të veçantë pasi themeluesi i saj është pikërisht Iljaz Bej Mirahori me origjinë nga fshati Panarit i Korçës. Myftiu Ledian Çikalleshi tregon për City News Albania rolin e Iljaz Bej Mirahorit dhe historinë e ndërtimit të kësaj xhamie.

"Këtu jemi në xhaminë Iljaz Bej Mirahori e cila është zemra e qytetit modern të Korçës të themeluar prej tij, që ka studiuar dhe shërbyer për shumë kohë në Perandorinë Osmane.

Ai është me origjinë nga fshati Panarit i Korçës dhe në atë periudhë kohore mjaft djem nga zona e Ballkanit shkonin me studime në Perandorinë Osmane brenda sistemit Devshirme, ku fëmijë dhe djem të moshës mes 8 dhe 15 vjeç shkonin për studime ku atje mësonin gjuhën turke, konvertoheshin në fenë islame dhe në bazë të aftësive punonin në administratën e Perandorisë Osmane, si ushtria, drejtues politikë administrativë, profesione të ndryshme si mjek, dhe Iljaz Bej Mirahori njihet që ka pasur profesionin Imrahor në turqisht ose Mirahor në shqip, me detyrë përgjegjës i kuajve dhe stallave që ishin pjesa furnizuese e ushtrisë dhe e Pallatit Mbretëror.

Kjo ishte pjesa më e rëndësishme në atë periudhë sepse kuajt ishin kryesorët për luftë në atë kohë dhe kjo shërbeu për pjesën kur u çlirua Stambolli sepse ishin kuajt dhe vetë Iljaz Bej Mirahori që mori pjesë në luftë dhe tregoi trimëri që u vlerësua nga sulltani Mehmeti i II-të, i cili i dha titullin Mirahori i Parë për shkak se ishte njeri i besuar. Iljaz Bej Mirahori ka lënë disa Vakëfe në Stamboll, një xhami që ende mban sot emrin e tij në Stamboll, ndërsa në Korçë vepra e tij kryesore është xhamia që vazhdon e sot."

 

Ajo çka të bën përshtypje është ndërtimi i qytetit të ri, pas zhvendosjes së qytetit të vjetër që në atë kohë ka qenë në fshatin Mborje.

"Iljaz Bej Mirahori pas çlirimit të Stambollit kur ishte afër moshës së pensionit i kërkoi leje Sulltan Bajazitit të II-të që ai të kthehej në vendlindjen e tij. Ky ishte një akt guximi, atdhedashurie nga ana e tij për të kontribuuar në vendlindjen e tij me eksperiencat dhe njohuritë që mori në Stamboll. Mentaliteti i asaj kohe ishte që pjesa e vjetër e qytetit kishte popullsi të krishterë e cila kishte kishat, pazarin, shtëpitë përreth gjatë asak kohe aty dhe që nuk mund të merrëshin me dhunë.

Në pjesën përballë qytetit të vjetër filloi ndërtimi i qytetit të ri me ndërtimin e xhamisë. Në atë kohë pazari dhe jeta e qytetit ishte në fshatin Mborje, mbi këtë fshat ishte dhe Kalaja e Vjetër që sot kanë mbetur vetëm rrënojat, por në pjesën poshtë atje ku është fshati sot ka qenë pazari i Mborjes.

Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit në Korçë, pika kyçe e

Iljaz Bej Mirahori kishte dëshirën që të ndërtonte një qytet modern dhe këtë nuk e bëri në Mborje, por e bëri pikërisht në vendin ku jemi ne sot. Dikur ka qenë vetëm tokë pa shtëpi përreth dhe këtë tokë e kishte të dokumentuar me dokumente te rregullta të kësaj zone dje filloi dalëngadalë me themelimin e qytetit modern duke e nisur nga xhamia, në një krah ishte mensa për të varfrit, nga ana tjetër shkollën, më pas përballë xhamisë ishte një hamam dhe pas tij kemi pjesën e pazarit.

Pra këto ishin elementët kryesorë që filluan të ndërtojnë jetën qytetare. Nga burimet historike dimë që Iljaz Bej Mirahori bëri përpjekje që pjesën e pazarit ta spostonte në pazarin ku është sot. Pavarësisht debateve që u krijuan Sulltan Bajaziti II-të i dha të drejtë Iljaz Bej Mirahorit që të vazhdonte me planin e tij, çka tregon një marrëdhënie shumë të mirë mes tyre.

Janë dy data historike, njëra në vitin 1484 dhe tjetra 1496 që thuhet se ka mbaruar ndërtimi i kësaj xhamie. Në kohën që është ndërtuar, popullsia myslimane ishte e paktë dhe janë dashur ustallarë të gurit të ndërtimeve që kanë qënë edhe të krishterë, me ata ka punuar dhe i ka paguar dhe xhamia ka arkitekturë tipike osmane të asaj periudhe dhe është ruajtur ndër vite deri më sot."

Fakti që është një nga xhamitë më të vjetra në Shqipëri ka bërë që të jetë Monument Kulture i Kategorisë së I-rë. Myftiu tregon se brenda saj ka elementë të vjetër e të rinj.

"Xhamia e Iliaz Bej Mirahorit është monument kulture i kategorisë së parë. Fillimisht në vitin 1948 është shpallur monument kulture dhe në vitin 1971 u shpall monument kulture i kategorisë së parë. Është një nga vlerat kulturore të qytetit të Korçës si xhamia më e vjetër ekzistuese në Shqipëri, ndërtuar nga një shqiptar.

Të gjitha xhamitë që janë aktualisht në Shqipëri janë të shekullit 17, 18,19-të ndërsa të shekullit të 15 nuk ka mbetur asnjë funksionale siç është xhamia e Iljaz Bej Mirahorit. Kjo xhami herë pas here ka pasur dëmtime nga tërmetet dhe disa nga pjesët e kubesë janë rrezuar dhe janë bërë restaurime, janë shtuar elementë të rinj me piktura abstrakte të godinave të shekullit 19-të.

Ka piktura të piktorit korçar Ruzhdi Goskova dhe djali i tij që janë të mëvonshme, ndërsa disa piktura të tjera janë të më hershme. Xhamia është e hapur për pesë kohët e namazit ku falen besimtarët, kjo është pjesa ku falen burrat ndërsa në pjesën sipër falen gratë.

Një element i veçantë që ka xhamia janë disa vrima në mur ku ndodhen qypa bosh dhe bën pastrimin e zërit që të mos oshëtijë nëpër mure. Në kube, në arkitekturën islame nuk bëhen piktura të njerëzve apo kafshëve, por më të përhapura kanë qenë zbukurimet nëpërmjet shkrimeve të Kuranit nga arabishtja."

Pjesë përbërëse e xhamisë është edhe Kulla e Sahatit e cila fatkeqësisht për shkak të tërmeteve sot nuk është funksionale.

Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit në Korçë, pika kyçe e

"Një nga elementët që e karakterizon xhaminë e Iljaz Bej Mirahorit është Kulla e Sahatit e ndertuar në vitin 1784, karakteristikë e shekullit të 18-të kur në atë kohë filluan të dalin edhe orët për shkak se jo të gjithë mund të kishin një orë në dorë por bëheshin në sheshet e qytetit dhe qytetet më të zhvilluara ndërtonin afër pazarit dhe xhamisë kulla sahati. Kjo kullë fatkeqësisht nuk është origjinale pasi në vitin 1960 u rrënua nga një tërmet që ra në Korçë. Bashkë me kullën ishte edhe Minarja e xhamisë e cila bashkë me Kullem e Sahatit u rrënuan. Të dyja këto janë të rindërtuara po ashtu u rehabilitua edhe sheshi para xhamisë të cilin ne sot gjatë ditëve të festave të Bajramit e përdorim për falje."

Turistët vendas e të huaj janë pjesë e pandashme e Xhamisë së Iljaz Bej Mirahorit. Ndërsa për besimtarët myslimanë, dy janë festat më të mëdha që ata festojnë.

"Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit mbledh mjaft vizitorë jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga trevat e Ballkanit ashtu siç e patë pak më parë që kishte ardhur një vizitor nga Maqedonia e Veriut. Në muajin shtator dhe në gjysmën e parë të muajit tetor është kulmi i vizitorëve ku njerëz nga Evropa dhe vende të tjera të lindjes vizitojnë qytetin e Korçës dhe një nga destinacionet është Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit. Qyteti i Korçës nuk është qytet që vizitohet në vetëm një apo dy muaj por vizitohet gjatë gjithë vitit."

"Dy festat më të mëdha për ne si besimtarë myslimanë janë Fiter Bajrami dhe Kurban Bajrami. Gjatë këtyre festave besimtarët myslimanë të qytetit të Korçës por edhe nga fshatrat mblidhen në shesh përballë xhamisë ku bëhet falja e namazit të Bajramit. Ditëve të tjera si p.sh. ditën e premte vijnë po ashtu për t'u falur."

Në këtë xhami ndodhet po ashtu tyrbja e Iljaz Bej Mirahorit që respektohet nga besimtarët.

Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit në Korçë, pika kyçe e

"Pjesë e Xhamisë së Iljaz Bej Mirahorit është edhe tyrbja e tij e cila ndodhet në pjesën përpara xhamisë. Ndërtuesit e xhamive apo ata që kontribuan më shumë në ndërtimin e xhamive në pjesë ballore të saj e kishin si traditë të ndërtonin tyrben e tyre ku brenda ishte pjesa e varrit.

Elementët që tregojnë që Iljaz Bej Mirahori ka qenë i afert me sulltanët e asaj kohe dhe njeri me pozita të larta, ishte fakti që Iljaz Bej Mirahori ishte martuar me vajzën e Sulltan Bajazititit të II-të. Pasi kthehet në vendin e tij në atë periudhë ka qenë e modës që bëhej varri i atyre personave që kanë ndërtuar xhami.

Në vitin 1510 është varrosur Iljaz Bej Mirahori po ashtu edhe një nga djemtë e tij kur ka ndërruar jetë. Në ditët e sotme nuk janë më varret e tyre në këtë tyrbe për shkak të pushtimit grek në vitet 1915-të ku ushtarët grekë në kërkim të arit dhe floririt bënë gërmimin e pjesës së brendshme të tyrbes dhe ato pak eshtra që mund të kishin ngelur janë hequr prej tyre dhe sot ka mbetur vetëm objekti që shikoni, dhe është si objekt që respektohet e sot e kësaj dite nga besimtarët myslimanë."

Xhamia Iljaz Bej Mirahori ndodhet në një vend strategjik në qendër të qytetit të Korçës, në afërsi të Pazarit të Vjetër dhe mbetet një nga ndërtesat më me vlerë për qytetin juglindor./ CNA

Lajmet e fundit nga