LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Katedralja "Ringjallja e Krishtit", pika më atraktive në Korçë/ Fakte interesante rreth ndërtimit

14 Tetor 2023, 15:12, Qyteti im CNA

Katedralja "Ringjallja e Krishtit", pika më atraktive në

Katedralja "Ringjallja e Krishtit" në Korçë, është një prej ndërtesave më me vlerë të qytetit, jo vetëm për besimtarët ortodoksë, por për të gjithë qytetarët e vizitorët brenda e jashtë Shqipërisë.

Në një intervistë mjaft të veçantë për CNA, Atë Vangjel Sotiri ka treguar fakte interesante rreth ndërtimit të Katedrales, vlerave të saj të paçmueshme, si edhe përshtypjet e vizitorëve rreth saj.

Historia e Katedrales së Korçës daton që prej vitit 1994, atëherë kur u vendos guri i parë i themelit.

Katedralja "Ringjallja e Krishtit", pika më atraktive në

"Duke pasur parasysh që pas mbylljes së kishave, shumë kisha dhe katedrale të mrekullueshme që qyteti ynë kishte u shkatërruan, me lejimin e besimit u bë e nevojshme një katedrale e re që do të plotësonte nevojat e besimtarëve. Në 2 gusht 1994 me fondet e grumbulluara nga fortlumturia e tij kryepeshkopi Anastas filloi ndërtimi i kësaj kishe, në këtë datë është vendosur guri i themelit. Në vitin 2002 ka përfunduar ndërtimi i të gjithë godinës. Kjo si godinë përmban pjesën qëndrore të kishës ku kryhen dhe shërbesat. Shenjtërimi i saj u bë në datën 7 gusht të vitit 2004. Poshtë është dhe një sallë e madhe për aktivitete të ndryshme që i ofrohet qytetit. Sipërfaqja e ndërtimit është 711 metër katror, lartësia e kubesë është 20 metër, ndërsa lartësa e kambanerive është 22.5 metër. Ka diçka shumë të veçantë që dua ta them. Kur kjo kishë u vendos të ndërtohej këtu përveç shumë situatave, fortlumturia e tij kryepeshkopi Anastas tha një nga shprehjet që sot ka mbetur lapidar "Gurët që ju po na hidhni ne do ti mbledhim dhe do të ndërtojmë kisha".

Katedralja "Ringjallja e Krishtit", pika më atraktive në

Atë Vangjel Sotiri e konsideron Katedralen si pikën më identifikuese të qytetit, duke treguar vlerat që ajo mbart.

"Përsa i përket qytetit ka një vlerë të jashtëzakonshme sepse jo thjesht që zëvendëson katedralet e tjera që kanë qënë sepse edhe ato janë të nevojshme dhe duhet ti kthehen komunitetit, por kjo katedrale përmbush të gjitha nevojat e besimtarëve të qytetit. Jo vetëm kaq por është edhe një xhevahir për qytetin, pika më identifikuese që ka sot qyteti i Korçës. Vlera më e madhe është vlera shpirtërore për atë që ofron për besimtarët."

Janë të shumta shërbesat që kryhen pranë Katedrales "Ringjallja e Krishtit", ndërsa historia shumëvjeçare vijon të mësohet tek të rinjtë, të cilët do të vazhdojnë ndër breza besimin ortodoks.

Katedralja "Ringjallja e Krishtit", pika më atraktive në

"Shërbesat që bëhen në këtë kishë janë të gjitha shërbesat që kisha ortodokse ofron, duke filluar nga urata të ndryshme për fëmijë e të rritur, shërbesa pagëzimi, kurorëzimi, liturgji hyjnore. Këtu ka një aktivitet të përhershëm me të rinj. Është një grup i veçantë që merret me katekizmin e të rinjëve dhe një grup shumë i madh me fëmijë që ne i kemi rregullisht që vijnë në këtë kishë dhe ju ofrojmë atë që ka besimi dhe tradita jonë. Kisha në qënien e saj është diçka që  vazhdon sepse vetë Zoti thotë në ungjill që "Mbi atë gur që kam themelosur kishën, askush nuk mund ta rrëzoje atë poshtë", do të thotë që është diçka që vazhdon dhe do të vazhdojë sepse psh, të gjitha këto ikona që ne kemi këtu janë pjesë e kësaj trashëgimie të qytetarëve dhe besimtarëve që filloi si inisiativë nga metropolia e Korçës me ikon e parë që u vendos në viti 2012 dhe që vazhdon edhe sot nga besimtarë të ndryshëm nga gjithë Shqipëria por edhe jashtë saj të cilët me perkushtim duan t'i japin dhe t'i imitojnë atë ç'ka prindërit e tyre bënin shumë kohë më parë që ishin adhurues ndaj kishës dhe gjithë qytetit."

Katedralja "Ringjallja e Krishtit", pika më atraktive në

Tre janë klerikët e përhershëm që shërbejnë pranë Katedrales, të shumta janë edhe ikonat që ndodhen brenda saj. Ikona të cilat janë dhuruar nga vetë besimtarët ortodoksë dhe qytetarët të cilët në këtë mënyrë, kanë bërë të mundur mbajtjen gjallë të një vlere të paçmueshme që ka kjo kishë.

"Në Katedralen e Korçës janë 3 klerikë që janë të përhershëm, por edhe klerikë të tjerë të mitropolisë, personi kryesor është mitropoloti i Korçes imzot Joani, i cili celebron liturgjitë, shërbesa të ndryshme sipas kërkesave të besimtarëve por dhe për ne që shërbejmë ketu është një nder dhe një bekim mbi të gjitha sepse kur je pjesë e historisë shpesh herë ne nuk i vemë re gjërat se si ndryshojnë, por kur t’i shikon që për kaq pak kohë është gjithë kjo vepër identifikuese për qytetin tonë  kjo të bën akoma më tepër krenar."

Katedralja "Ringjallja e Krishtit", pika më atraktive në

Duke qenë pika kryesore identifikuese e qytetit të Korçës, ashtu si e quan atë Vangjeli, edhe vizitorët janë të panumërt. Ata mbeten të befasuar kur shohin qindra ikona të vendosura në ambjentet e brendshme, si edhe janë bërë pjesë e pandarë e vizitave të tyre në këtë kishë. Ata bëhen pjesë së bashku me banorët e Korçës për të kaluar ditët e festave në Korçë, e pikat më kulmore janë pikërisht Krishtlindja dhe Pashka.

"Në aq kohë sa unë shërbej këtu kam parë vizitorë duke filluar nga Azia, europianë pafund, kanadezë, amerikanë, spanjollë, italianë, gjermanë, angezë, suedezë, nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia, Bullgaria. Është një masë e madhe njerëzish të cilët vijnë e shikojnë Katedralen. Për ata është një lloj befasie kur ballafaqohen me këtë situatë që në kohë kaq të shkurtër është bërë gjithë kjo vepër. Një vepër e mrekullueshme, një vepër që po formëzon jetën e shumë njerëzve në kuptimin e mirë të fjalës. Ne që besojmë në Zotin e mrekullive, mrekullitë nuk janë të pamundura dhe kjo është një mrekulli që ne e kemi sot në qytetin tonë."

Katedralja "Ringjallja e Krishtit", pika më atraktive në

"Çdo e dielë është një festë në kishë që mbledh një shumicë të madhe besimtarësh. Mos harrojmë që Korça është një nga të oaktqt qytete në Shqipëri që ka 5 kisha që shërbejnë çdo të dielë. Ndër festat që ka një masivitet njerëzish është Krishtlindja, Dita e Ujit të Bekuar data 6 janar, por maja e festimeve është Pashka. Kjo festë është diçka e jashtëzakonshme në Korçë. Ju vetë keni qënë dëshmimtarë të festimeve, të procesionit të Epitafeve, të momentit të Ngjalljes së Krishtit por edhe të gjithë festave të cilat mbulojnë javën e madhe të Pashkës, sepse çdo ditë ka intensitetin e saj por pika kulmore janë e 'Premtja e Madhe' dhe 'Ngjallja e Krishtit' me ndezjen e qirinjve dhe shpërndrjen e dritës me njëri - tjetrin."

Katedralja "Ringjallja e Krishtit", pika më atraktive në

Në përfundim të intervistës tonë me atë Vangjel Sotirin, ai nuk mund të mos bënte një thirrje për të gjithë shikuesit.

"Le të jemi të gjithë dhurues, Perëndia ka qënë bujare me ne këto vite na ka dhuruar kaq shumë gjëra, le të përpiqemi atë çka etërit tanë lanë ta vazhdojmë edhe ne. Shumë ëndrra që ne kemi t’i ndërtojmë ketu, ky është vendi jonë, një vend i mrekullueshëm që zoti na e ka dhënë dhe duke imituar sjelljen e të parëve, duke u themelosur në kishë e duke shfaqur mirësi, sepse zoti na ka dhënë mjaftueshëm e me bekim."

Katedralja "Ringjallja e Krishtit", pika më atraktive në

Katedralja "Ringjallja e Krishtit" në qytetin juglindor, është një prej atraksioneve më kryesore që ofron Korça, e ndërsa në si staf ju ftojmë që ta vizitoni për të mos humbur pamjen e mrekullueshme dhe mikëpritjen./ CNA

Katedralja "Ringjallja e Krishtit", pika më atraktive në

Katedralja "Ringjallja e Krishtit", pika më atraktive në

Katedralja "Ringjallja e Krishtit", pika më atraktive në

Lajmet e fundit nga