Vajza shqiptare bie në dashuri me një serb/ Italianët xhirojnë film në Rehovë të Kolonjës
Fshati i njohur turistik Rehova kthehet në shesh xhirimi p...

Engjëllush Kolami, prej një jete, ka zhvilluar investimin e tij në produktet e mishit. Një pasion për blegtorinë që ka nisur prej babait të tij, e më pas e ka trashëguar edhe vetë Lushi siç njihet nga të gjithë korçarët. Më tepër se 30 vite pjesë e aktivitetit në blegtori, e thuajse 25 vite me krijimin e dyqanit të mishit për qytetin juglindor.
CNA HD ka vizituar së pari stallën ku mbahen kafshët, duke parë nga afër te gjithë procesin e punimit dhe ushqyerjes së bagëtive. Me një numër të madh kafshësh si delet, lopët, viçat, investimi mjaft i suksesshëm ka bërë që sot të gjithë korçarët ti drejtohen dyqanit të Lushit për të marrë produkte të ndryshme.
Lushi tregon fillesat e këtij pasioni që ka sjellë historinë e suksesit për biznesin e familjes Kolami. Ndonëse me vështirësi të mëdha, kjo familje ka mundur të krijojë një aktivitet të madh duke theksuar punën e bërë me dashuri e pasion.
"Biznesi jonë ka lindur me prishjen e sistemit komunist, me ardhjen e demokracisë në vitin 1992. Babai im ka qenë blegtor nga më shembullorët në Devoll, dhe unë bashkë me të rashë në dashuri me blegtorinë. Edhe në biznes ne sot kemi 32 vite punë. Në 1999 jemi marrë me mbarështrim, pas asaj kohe filluam të investojmë edhe në shitjen e mishit. Ndërtuam dyqanin i cili sot ka 24 vite punë në qytetin e Korçës. Jemi të kënaqur, jemi në punën që ne e dashurojmë. Punojmë të gjithë si familje.
Çdo punë që bëhet me dashuri nuk është e vështirë. Ne e bëjmë me qejf, punojmë gjithë ditën edhe në stallë. Puna ka rënë pak nga shitja por kemi investuar në prodhim dhe prapë e ndjejmë veten mirë. Jemi në prodhim të mishit e të qumshtit", tha Ëngjëllush Kolami.
Stalla është pjesa kryesore e aktivitetit, pasi sipas Lushit, aty kujdeset për bagëtitë, për të siguruar një cilësi sa më të mirë të mishit. Me një kontroll nga veterinerët, dhe bashkëpunim me klientë të ndryshëm, ferma Kolami sot është më e zgjedhura nga Korça dhe rrethinat.
"Në stallë të gjitha prodhimet e barit dhe tagjive i blejmë të gatshme. Nuk kemi mundësi ti prodhojmë vetë në zonën e Korçës, kemi klientët tanë që na furnizojnë me elb, misër, e jonxhë. Në bëjmë ushqimin e bagëtive, mirëmbajtjen, për të patur një cilësi mishi sa më të mirë. Siç e shikoni çdo gjë mbikqyret nga unë personalisht. Therrjet i kemi bërë shumë të mira falë investimit në fabrikën e Tonës, therrje cilësore e të pastra, të mbikqyrura nga veterinerët. Kemi veterinerë që na ka caktuar drejtoria e bujqësisë që na orientojnë dhe këshillojnë për çdo gjë. Kemi ecur mirë dhe jemi të kënaqur.
Në stallë sot kemi për momentin rreth 150 dele, për qumësht dhe qingja por që i blejmë në treg. Kemi mbi 50 lopë, dhe remonte për ti shtuar, dhe ende se kemi mbyllur si cikël për viçat, i marrim të vegjël në treg dhe i rritim. Nëpër fshatra janë rralluar bagëtitë, dhe u detyruam ta bënim këtë investim që të mbanim linjën e punës tonë. Na ka vlerësuar edhe klienti, na janë përgjigjur me të gjitha mënyrat po ashtu edhe ne u jemi përgjigjur. Kemi marrë vlerësime nga klientët”, është shprehur ai.
Dyqani i mishit Kolami ndodhet në unazën e qytetit të Korçës, ndërsa aty gjejmë një shumëllojshmëri produktesh duke filluar nga mishi dhe nënproduktet e tij si kërnacet apo pastërmaja, tradicionale të qytetit të Korçës.
"Në dyqanin tonë janë të gjitha llojet e mishrave, që nga qingji, delja, keci, dhia, mish viçi e derri dhe nënprodukte si kërnacet që ka Korça tradicionale, qofte, llukanik, pastërma. Më shumë shitet derri sepse është më lirë në kosto, u shkon më përshtat ekonomisë së popullit. Edhe mishi i lopës është shitur së fundmi për pastërma", tregon ai.
Ky investim ka qenë gjëja më e mirë që ka bërë Lushi në Korçë, e kjo e tregon klientela që e mbështet dhe i drejtohet këtij dyqani thuajse çdo ditë.
"Ne puna na është rritur. Derisa ka ndodhur kjo, kemi marrë mbështetjen e klientëve. Dyqani është plot me njerëz, puna ka ecur. Të gjithë ankohen që s'ka punë, por ne shyqyr zotit jemi mirë. Falë punës dhe lodhjes së madhe, detyrohemi të bëjmë edhe blegtorin, dhe shitësin në dyqan. Edhe pse me mungesa të krahut të punës, prapë e kemi përballuar", rrëfen Ëngjëllush Kolami.
Festat e fundvitit, duke patur një rritje të vizitorëve dhe po ashtu organizim të aktiviteteve nëpër restorantet e juglindjes, normalisht do të sjellë edhe rritje të shitjeve në dyqan. E për të patur sërish besimin e klientëve, Lushi thekson se do të ketë oferta sa i përket çmimeve, për të qëndruar më afër klientëve por edhe për ti vlerësuar në rastin e festave.
"Nuk ka filluar akoma prurja e madhe e njerëzve për festat. Më shumë njerëzit interesohen për ti paraprirë rritjes së çmimeve, dhe përgatiten. Ne çdo vit kemi dalë me oferta dhe patjetër do i kemi edhe këtë vit. Për çdo festë ne si dyqan i kemi bërë çmimet me oferta. Do kemi dhe në këtë fundvit oferta shumë të mira për të gjitha produktet. Korça ka turizëm, edhe lokalet besoj do të jenë plot. Shpresojmë", tha ai.
Kolami Farm është një histori suksesi! Një biznes familjar që është krijuar më tepër se 30 vite më parë, e që vijon e sot e kësaj dite të qëndrojë afër klientëve. Korça njihet për prodhimet e mishit që janë tepër cilësore dhe shumë të preferuara në çdo familje korçare, jo vetëm për festa por në vaktet e çdo dite. Për të përfituar nga ofertat e fundvitit, CNA HD ju vendos në dispozicion numrin e kontaktit të Engjëllush Kolamit, për të bërë zgjedhjen e duhur për tavolinat e Krishtlindjes dhe natës së Ndërrimit të Viteve. 0682273422
Adresa : Unaza e qytetit të Korçës, Rruga Thanas Floqi./ CNA
Fshati i njohur turistik Rehova kthehet në shesh xhirimi p...
Përse e quajnë Vaskën ikonë lëvizëse të Korçës? Sepse ësht...
Si rrallë herë Korça këtë vit ka ardhur me një kartoli...
Një sport sa i vështirë, aq edhe me adrenalinë. Hiking në ...
Ngjyrat e qytetit juglindor të Korçës në të gjitha dimensi...
Zanatçinjtë e vjetër të Pazarit të Korçës duket se kanë mb...
Fundjava ka nisur më së miri në qytetin e Korçës, ku mbrëm...
Altin Pojanaku prej një jete ka ushtruar profesionin e...
Paraditen e sotme në Pogradec është zhvilluar një prot...
Në kuadër të festave të nëntorit, fëmijë të kopshteve dhe ...
Në kuadër të Javës së Drejtshkrimit, aktivitet i organ...
City News Albania sjell për shikuesit një personazh mjaft ...
Qytetit të Korçës, një vit më parë, i'u shtua një tjetër r...
Çezmat e Korçës janë një vlerë shumëvjeçare që tregojnë tr...
Prej shekujsh Kolonja ka qenë e lënë në harresë, por vitet...
Në vitin 2020 për Korçën u ndërtua një hotel bashkëkohor, ...
Sot është 87 vjeç, e mban mbi supe një karrierë të gja...
Mirgen Shamblli ka sjellë për publikun një ekspozitë t...
Mbrëmjen e kësaj të shtune në Korçë u çel edicioni i 13-të...
Universiteti Fan Noli ka nënshkruar një marrëveshje ba...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...