“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...

Artizanati në Korçë para viteve 1990 ka qenë tepër i zhvilluar, me profesione të ndryshme si kovaç, këpucar, mekanik, zdrukthtar, e shumë të tjera. Por duket se viteve të fundit, janë shumë pak artizanë që vijojnë të mbajnë gjallë traditën e vjetër korçare, e një prej këtyre artizanëve është pikërisht Pëllumb Kovaçi. Nga mbiemri e kuptojmë qartë se profesioni i tij është kovaç, ose ndryshe mjeshtër i përpunimit të metalit, duke e kthyer në vegla të ndryshme kryesisht bujqësore.
70-vjeçari Pëllumb Kovaçi nuk largohet nga banesa e vjetër dy katëshe në pazarin e vjetër të qytetit. Ai e ka trashëguar profesionin nga babai dhe gjyshi, prej shumë brezash.
"Unë këtë profesion e kam të trashëguar prej shumë brezash. E kam patur pasion që në fëmijëri, kur punonte babai me gjyshin unë vija dhe doja të punoja, por nuk e kisha mundësinë. Gjatë kalimit të kohës i shikoja si punonin dhe më hyri një kënaqësi e jashtëzakonshme. Me këtë punë qysh në fëmijëri e deri tani që po shkoj 70 vjeç, jam i kënaqur, sepse kënaq vetën time në radhë të parë e më pas fshatarësinë, por nxjerr edhe ato të mirat materiale. Me një fjalë, është kënaqësi kur lekun e nxjerr me djersën e ballit."

Mjeshtri i metalit thotë për CNA TV se në mënyrë artizanale ai e kthen hekurin në vegël, kryesisht në vegla bujqësore që kërkohen më së shumti nga banorët e fshatrave. Ai tregon për shikuesit një proces të krijimit të një sëpate.
"Unë përgjithësisht bëj vegla bujqësore, mirëpo tani ka rënë puna për ne zanatçinjtë sepse i prodhojnë fabrikat, kanë traktorat, e shkrijnë materialin dhe e nxjerrin gati. Ndërsa ne e bëjmë artizanat, e marrim një hekur të thjeshtë dhe e kthejmë në vegël. Është skulpturë dhe ka vështirësi kur e bën në mënyrë artizanale.
Do marr shembull sëpatën. Si proces e merr balestrën, e pret në formë, pastaj me rrahje i jep formën e plotë. E kalit, e fut në kallëp, e temperon, e mpreh dhe është në gjendje pune. E merr një diçka të thjeshtë dhe i jep formën e duhur."
Një zanat me vështirësi, por për Pëllumbin i mësuar në mënyrë perfekte, dhe që nuk i bën përshtypje sado i vështirë të jetë. Me shumë keqardhje, Kovaçi shprehet se fëmijët e tij nuk e kanë trashëguar këtë profesion, për shkaqe të ndryshme.

"Ky profesion ka shumë vështirësi për arsye se ka edhe teknikën, edhe vështirësitë e punës. Unë jam i mësuar me këtë punë dhe s'më bën shumë përshtypje se jam i praktikuar prej shumë vitesh, 50 e më shumë vite pune.
Më vjen keq që nuk po e trashëgojnë fëmijët tim, për arsye se dëshirën ata e kanë, por nuk ka shumë punë që t’i përballojnë dhe të jetojnë në mënyrë normale. Tani ra puna jonë, për shkak të fabrikave që u hapën. Unë jam i ingranuar por fëmijët e kanë të vështirë se nuk i tërheq."
Nëse një vendi apo personi i humb tradita, është shumë keq, sepse tradita është gjë e madhe - shprehet Pëllumb Kovaçi. I gjithë pazari, ka qenë plot me artizanë, ndërsa ndahej edhe në rrugë të emëruara prej tyre.

"Unë mesa mbaj mend, gjithë rruga këtu ka qenë kovaçanë, edhe nga fabrika e këpucës kanë qëne kovaçana. Do flas për pjesën e pazarit, rruga këtu ka qenë Rruga e Koveçëve, tjetra Rruga e Kallanxhinjve, me rradhë Rruga e Teneqexhinjve, Rruga e Këpucarëve etj. Ishte një bukuri e jashtëzakonshme, dhe sot ndryshuan gjërat. Më vjen keq se e kam arritur atë kohë, kishte tradita. Nëse një vendi ose personi i humbin traditat është shumë keq, tradita është gjë e madhe."
Duke qenë se turistë të shumtë e vizitojnë Korçën, por edhe Pazarin e Vjetër të qytetit, e pyesim mjeshtrin nëse afrohen turistë te dyqani i tij. Këtu ai na tregon një nga kujtimet më të bukura që i kanë falur disa turistë të huaj francezë, e që tregon rëndësinë e madhe që ka ky zanat. Ndër të tjera, nuk ka munguar thirrja për të rinjtë, për të mbajtur gjallë zanatet e vjetra e për të nderuar traditën e vyer korçare.

"Turistë vijnë shumë, janë shumë kuriozë dhe i tërheq ky profesion sepse ndjejnë një kënaqësi të madhe kur shikojnë punën e kovaçit, si një nga profesionet më të lashta.
Më erdhën dy të moshuara nga Franca, po rrinin përpara derës dhe nuk hynin se u vinte zor. U thashë urdhëroni dhe hynë. Më përqafoi njëra prej tyre sepse kishte babain e saj kovaç, dhe nuk çmallej dot, më bëri shumë përshtypje.
Të rinjve do u them një diçka që është realitet. Duhet t'i futen profesioneve se ato të japin nder mbi të gjitha, respekt, mban familjen me djersën e ballit. Ju bëj thirrje ta dëgjojnë fjalën time se do t'ju vlejë për më vonë."
Trokitja e çekanit dëgjohet prej më tepër se 100 vitesh në zonën e Pazarit të vjetër të Korçës, ndërsa sot, është gjallë vetëm çekani i Pëllumb Kovaçit, i vetmi trashëgimtar që ka vazhduar traditën e këtij zanati. Ndonëse me të ardhura të pakta, dashuria për këtë profesion bën që dyqani i tij të jetë i hapur për të gjithë korçarët dhe më gjerë./ CNA TV
Qytetit të serenatave i mungonte një dyqan i mirëfillt...
Dy vëllezërit Pandush dhe Tomas Lako, janë jo vetëm të...
Së fundmi Korçës i është shtuar një tjetër aset turistik n...
Engjëllush Kolami, prej një jete, ka zhvilluar investimin ...
Fshati i njohur turistik Rehova kthehet në shesh xhirimi p...
Përse e quajnë Vaskën ikonë lëvizëse të Korçës? Sepse ësht...
Si rrallë herë Korça këtë vit ka ardhur me një kartoli...
Një sport sa i vështirë, aq edhe me adrenalinë. Hiking në ...
Ngjyrat e qytetit juglindor të Korçës në të gjitha dimensi...
Zanatçinjtë e vjetër të Pazarit të Korçës duket se kanë mb...
Fundjava ka nisur më së miri në qytetin e Korçës, ku mbrëm...
Altin Pojanaku prej një jete ka ushtruar profesionin e...
Paraditen e sotme në Pogradec është zhvilluar një prot...
Në kuadër të festave të nëntorit, fëmijë të kopshteve dhe ...
Në kuadër të Javës së Drejtshkrimit, aktivitet i organ...
City News Albania sjell për shikuesit një personazh mjaft ...
Qytetit të Korçës, një vit më parë, i'u shtua një tjetër r...
Çezmat e Korçës janë një vlerë shumëvjeçare që tregojnë tr...
Prej shekujsh Kolonja ka qenë e lënë në harresë, por vitet...
Në vitin 2020 për Korçën u ndërtua një hotel bashkëkohor, ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...