Orkestra e Harqeve të Korçës, probleme me kontratat/ Dirigjenti: Duam rritje rroge
Dirigjenti Kostika Tanto ka bërë një reagim për mosrin...

Zanatçinjtë e vjetër të Korçës tregojnë vlerat e mëdha që ka ky qytet për traditën e veçantë të profesioneve të hershme. Kostaq Treska është sot 73 vjeç, dhe njihet si një ndër biçikletarët e parë që ka zhvilluar këtë profesion. Ndonëse në moshë të madhe, edhe pse në dukje më i ri, ai edhe sot e kësaj dite vijon të punojë në një dyqan të vogël në pazarin e Korçës. Të gjithë e njohin si usta Koço, një njeri me vlera dhe përkushtim aq të madh ndaj zanatit të tij. Usta Koço tregon për Cna Tv fillimet e profesionit të tij.
"Shumë herët kam nisur punë, në 3 Janar 1967, kam filluar si nxënës për 6 muaj në atë kohë, më pas na dhanë kategorinë njëra pas tjetrës derisa vajta në majën e kategorisë së 6të. I kënaqur me punën që bëja, mosha e rë, qejfi për biçikleta. Korça ka patur biçikleta që prej vitit 1939, kur erdhën biçikletat e dyta, sepse të parat kanë ardhur shumë më shpejt kur bëheshin edhe gara çiklistike. Profesioni më pëlqeu, dhe ende më pëlqen. Jam 73 vjeç, dhe vazhdoj akoma të punoj, sa të kem frymë do punoj."
Ndërsa e pyesim për vështirësitë e zanatit, Kostaq Treska tregon se një jetë e tërë me këtë zanat, ka lënë pas edhe këto vështirësi. E ndër të tjera, është një profesion që i jep kënaqësi.
"Kaq vjet sa kam unë, për mua nuk ka vështirësi. Në fillim kam punuar me ustallarë të cilët punonin që në kohën e Zogut. Ata na kanë mësuar dhe me kalimin e kohës nuk ndjen vështirësi. Por punën duhet ta bësh me qejf, po t'u mërzit puna duhet ta lesh. Unë edhe tani kënaqem me këtë punë."
Biçikletën në ditët e sotme e gjejmë në modele të ndryshme, të periudhave kohore po ashtu të ndryshme. Treska tregon se në Korçë ka patur shume biçikleta para viteve '90, ndërsa sot janë shumë pak. Emigracioni është një ndër faktorët që ka ndikuar në uljen e popullsisë, në qytet e në fshatra, e normalisht që prej këtij faktori edhe puna ka rënë ndjeshëm.
"Para viteve 1990 kishte shume biçikleta, më tepër fshati. Edhe qyteti kishte punë, ndërsa pas 1990 dolën biçikleta të reja. Unë isha i përgatitur edhe për të rejat, sepse shkoja si mekanik me çiklizmin, dhe e dija proçedurën e biçikletave që janë sot. Nuk ndjeva ndonjë vështirësi në punën e pas 90tës. Ra puna detyrimisht, ndikoi emigracioni, kurse tani nuk ka njerëz të ngasin biçikleta. Është fatkeqësi për Korçën. Punën pjesën më të madhe e kishim me fshatin, fshati ka ikur i gjithi, kështu që çtë vijë do punojmë."
Të rinjtë nuk e kanë qejf biçikletën, shprehet Treska, ndërsa në treg kanë ngelur vetëm shpërndarësit e qumshtit. Ndonëse ustai ka dashur që dy djemtë e tij ta trashëgojnë si profesion, këta të fundit kanë zgjedhur të tjera drejtime.
"Të rinjtë tani nuk kanë qejf biçikletën, kanë qejf celularin, kafenë, behari ka lëvizje megjithatë nuk ka popullsi në Korçë. S'ka njerëz për të ngarë biçikletën, kanë ngelur tani vetëm shpërndarësit e qumshtit. Vetëm me ta punojmë. Është shumë e rrallë puna, megjithatë unë jam i kënaqur deri më sot, më tutje nuk e di si do na shkojë."
"Unë kam dy djem, i mora fillimisht por nuk u përshtatën. E dinë zanatin, por nuk kanë qejf dhe janë pozicionuar në punë të tjera. Janë të lumtur me punën që bëjnë, dhe unë vetë nuk trashëgova zanatin e babait që ishte mobilier, kështu që edhe fëmijët janë marrë me punë të tjera."
Usta Koço ka një thirrje për të rinjtë por edhe për të moshuarit. Këtu ai nuk harron të bëjë apel drejt bashkisë për të ndërhyrë në rregullimin e vëndeve të biçikletave.
"Nuk ka si biçikleta, lëvizja me biçikletë është shumë e domosdoshme. Kur lëviz me biçikletë lëviz çdo pjesë e trupit, duart, këmbë, kokë, mendje. Unë e vazhdoj akoma lëvizjen me biçikletë, dhe ndjej kënaqësi si gjithë të tjerët kur lëvizin jashtë Korçës por edhe brenda Korçës. Do ti bëj një vërejtje bashkisë, të vijëzojë vendet ku ecin biçikletat. Është gjë e mirë për çdo të ri ose të moshuar, të lëvizin me biçikletë sipas kushteve që kanë, sepse është shumë i mirë si aktivitet dhe rekomandohet."
Në dyqanin e Kostaq Treskës u takuam edhe me një prej miqve e klientëve të tij, Aleko Kitën, i cili me shumë kënaqësi ka treguar vlerat e mikut të tij biçikletar.
"Usta Koço është në rradhë të parë një shok i mirë, dhe një usta i mirë. Unë kam rreth 50 vite që gjithmonë riparimet i bëj këtu. Jo vetëm unë por dhe shumë shokë të tjerë, sepse është njeri mikpritës, njeri që ka cilësi të mira teknike që di ti riparojë dhe ne mbetemi shumë të kënaqur si klientë. Shpesh herë na bën edhe shërbim bamirësie, falas, kjo është një e mirë që ai e ka dhe ne e vlerësojmë."
Zanatçinjtë e vjetër të Korçës janë të paktë sot në numër, por Kostaq Treska nuk u largua kurrë nga pasioni i tij për të riparuar biçikletat e për tu qëndruar pranë të apasionuarve të tyre. Dyqani i usta Koços ndodhet në pazarin e Korçës, në afërsi të supermarket Spar. Numër kontakti : +355692421311/ CNA
Dirigjenti Kostika Tanto ka bërë një reagim për mosrin...
Kështu është quajtur një nga bujtinat më te veçanta në qyt...
Benon Progri, 73 vjeç, është personazhi mbase më i veç...
E nisëm intervistën me Isain me pyetjen më të shpeshtë që ...
Qyteti i Korçës, me një kulturë dhe traditë ndryshe nga të...
Teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë ka pjesë të historisë ...
Kolonja me tradita e kulturë mjaft të veçantë, ka nxjerrë ...
Federata Shqiptare e Skive ka organizuar këtë të shtunë pr...
Kolonja ka pësuar një hov sa i përket zhvillimit të turizm...
Ilirjan Tasellari, prej vitit 1998 nuk i ndahet pasion...
Mjeshtrat e punimit të gurit janë rikthyer në qytetin ...
Turizmi familjar ka përqafuar të rinjtë e Korçës, të cilët...
Rritja e interesit për të vizituar dhe eksploruar zonat ma...
Faqja Zyrtare e Formula 1 H2O ka publikuar kalendarin e ak...
Qyteti i Korçës njihet për traditën dhe kulturën e veç...
Një traditë e hershme dhe tëpër e veçantë janë Karnavalet ...
"Hani i Pazarit" është një nga asetet turistike të hoteler...
Korça njihet për serenatat e bukura, të kënduara me mjesht...
Kalaja e Pogradecit është një nga asetet më të njohura të ...
Një pasion që e shoqëroi gjatë gjithë jetës, që në fëmijër...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...