Zanatçiu i vjetër i Korçës/ 73-vjeçari dhe pasioni i tij për biçikletën
Zanatçinjtë e vjetër të Korçës tregojnë vlerat e mëdha që ...

Në kuadër të Ditës së Mësuesit u çel në Muzeun e Arsimit ekspozita "Udha e Shkronjave Shqipe". Një ekspozitë mjaft e veçantë në këtë 7 Mars, ku u shfaqën një koleksion i çmuar abetaresh të rralla.
Në fjalën e saj, drejtoresha e bibliotekës së qytetit, Jorida Tollkuçi, ka treguar rëndësinë e këtij koleksioni të 14 abetareve, duke thënë se u përkasin viteve 1844-1913.
"Sot në këtë ditë të veçantë, ditë të mësuesit, në ambientet e Muzeut të Arsimit Shqip për të nderuar dhe respektuar veprën e rilindësve, çelëm ekspozitën ‘Udha e Shkronjave Shqipe’ me koleksionin e çmuar të abetareve të rralla që janë pjesë e fondit të bibliotekës.
Ky vit shënon 180-vjetorin e krijimit të alfabetit të parë të gjuhës shqipe, Evetarit të parë të Naum Veqilharxhit, në vitin 1844. Kjo abetare ka dy kopje unike, njëra prej të cilave është pjesë e fondit të bibliotekës së Korçës dhe tjetra e Bibliotekës Kombëtare.

Këtë abetare e ka përdorur Sevasti Qirjazi në Shkollën e Vashave.
Është ekspozuar edhe abetarja e dytë e Veqilharxhit e vitit 1845. Abetarja e Kristoforidhit apo siç quhet Alfabeti i Elbasanit botuar në 1872, me 53 shkronja, me të cilin është shkruar Ungjilli i Elbasanit. Më pas kemi abetaret e Sami Frashërit, 5 abetare të cilat kanë zënë vendin e nderit në botimet e abetareve. Sot ekspozojmë ribotimin e dytë të vitit 1888 dhe të tretin në 1900. Abetaret e Nikolla Lakos, të cilat u botuan në 1909 dhe 1913.
Vepra ‘Mësimet’ e Naim Frashërit në 1894 me proza patriotike dhe morale. Në fillim të shek. XX kemi botime të këndimeve për shkollat fillore dhe gramatika”, u shpreh Tollkuçi.
Me shumë emocione e përjetojnë këtë ditë mësueset e vjetra të Korçës, të cilat shprehin nostalgjinë e tyre për kohën e mësimdhënies duke uruar edhe festën e 7 Marsit.
“Kam punuar 15 vite në arsim në qytet, kam qenë edhe në fshat. Kam një kujtim shumë të bukur nga nxënësit e mi. Kanë shkruar aq bukur ato shkronjat te fjalia: ‘Të duam mësuese dhe nuk të harrojmë kurrë’. Kam punuar 30 vite në arsim”, tha mësuesja Iliana Bicka.

Ndërkohë, mësuesja Florenca Papanikolla deklaroi: “Kam qenë 36 vite në arsim, kam mbaruar shkollën e lartë për Fizikë dhe kam qenë mësuese për shumë vite. Me shumë mall e shumë emocione e përjetojmë ditën e sotme se edhe bashkëshorti ka qenë mësues. Kujtoj që gjithmonë vinim bashkë për 7 Marsin. Uroj që të gjithë nxënësit të kenë shëndet dhe suksese me rezultatet e tyre në jetë.”
Ky vit shënon 180-vjetorin e krijimit të alfabetit të parë të gjuhës shqipe, ndërsa çdo vit në Korçë organizohen aktivitete dhe ekspozita mjaft të bukura./ CNA
Zanatçinjtë e vjetër të Korçës tregojnë vlerat e mëdha që ...
Dirigjenti Kostika Tanto ka bërë një reagim për mosrin...
Kështu është quajtur një nga bujtinat më te veçanta në qyt...
Benon Progri, 73 vjeç, është personazhi mbase më i veç...
E nisëm intervistën me Isain me pyetjen më të shpeshtë që ...
Qyteti i Korçës, me një kulturë dhe traditë ndryshe nga të...
Teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë ka pjesë të historisë ...
Kolonja me tradita e kulturë mjaft të veçantë, ka nxjerrë ...
Federata Shqiptare e Skive ka organizuar këtë të shtunë pr...
Kolonja ka pësuar një hov sa i përket zhvillimit të turizm...
Ilirjan Tasellari, prej vitit 1998 nuk i ndahet pasion...
Mjeshtrat e punimit të gurit janë rikthyer në qytetin ...
Turizmi familjar ka përqafuar të rinjtë e Korçës, të cilët...
Rritja e interesit për të vizituar dhe eksploruar zonat ma...
Faqja Zyrtare e Formula 1 H2O ka publikuar kalendarin e ak...
Qyteti i Korçës njihet për traditën dhe kulturën e veç...
Një traditë e hershme dhe tëpër e veçantë janë Karnavalet ...
"Hani i Pazarit" është një nga asetet turistike të hoteler...
Korça njihet për serenatat e bukura, të kënduara me mjesht...
Kalaja e Pogradecit është një nga asetet më të njohura të ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...