Farmacistja ikonë e Korçës
CNA TV ka në fokus promovinin e personazheve më të veç...

Të rinjtë korçarë që kanë zgjedhur të jenë pjesë e sporteve në qytet, janë të shumtë. Por, ata që kanë zgjedhur disiplinat e vështira në sportin e atletikës, siç është ajo e hedhjes së gjyles janë vërtet shumë pak.
CNA, në reportazhin e radhës, sjell profilin e Joan Delit, profesionist në disiplinën e hedhjes së gjyles. Një sport mjaft i vështirë, por pasioni dhe dëshira e tij nuk kanë munguar dhe kanë bërë që të ketë sukses dhe rezultate mjaft të mira.
Fillimisht Joani na tregon pak lidhur me historinë e kësaj disipline, e cila daton që prej betejës së Trojës, ndërsa ka marrë trajtën e modernizmit në shekullin XVII. Fillesat kjo disiplinë i ka të hershme, dhe për herë të parë pas betejës, u shfaq në Skoci.
"Ky është një nga sportet më të hershme që daton që prej betejës së Trojës ku trojanët hidhnin gurë kundrejt ushtrive greke, por si sport ka marrë trajtën e modernizimit në shekujt XVI-XVII, ku për herë të parë u shfaq në Britaninë e Madhe, pikërisht në Skoci. Po ashtu është një nga sportet e para në lojërat moderne olimpike, të cilat janë zhvilluar në Athinë në shekullin XIX. Për mendimin tim është një nga sportet që të fal gëzim shumë të madh pasi është një sport individual ku ti garën nuk e ke me të tjerët, por e ke me veten. Gjithmonë mund të përmirësohesh duke parë gabimet e tua dhe jo t'ia hedhësh fajin dikujt tjetër."
Joan Deli rrjedh nga një familje sportistësh, por ndryshe nga gjyshi i tij, Vanci Luarasi, tenist dhe kampion Shqipërie, po ashtu edhe nga babai Stavri Deli futbollist, Joani zgjodhi një disiplinë mjaft të veçantë e të vështirë. Ai tregon se prej moshës 12-vjeçare është ndeshur me sportin e hedhjes së gjyles, ndërsa pas një periudhe pauze u rikthye prej disa vitesh për të garuar.
"Unë e kam nisur që në moshë të vogël, gati 11-12 vjeç, kur jam ndeshur për herë të parë me këtë lloj sporti. Më pas kam bërë një pauzë duke eskploruar dhe sporte të tjera për të gjetur veten, tashmë jam rikthyer përsëri për të garuar në këtë sport."
Joani tregon se hedhja e gjyles është një nga disiplinat më të vështira të atletikës, e cila kërkon përgatitje të fortë fizike dhe teknikë eficiente.
"Për mendimin tim është një nga sportet më të vështira në disiplinat e atletikës, sepse veç përgatitjes fizike shumë të fortë të nevojitet edhe një teknikë eficiente për të kapur një rezultat sa më të mirë. Kur e sheh në televizor duket si diçka e thjeshtë, por të hedhësh një top sferik që peshon 7 kg e 260 gr, për disa njerëz është e pamundur. Pra, ky sport është specifik për njerëzit e duhur, nuk e bën kushdo dhe kjo duket nga pjesëmarrja në Shqipëri."
Një sportisti si Joani, për të arritur rezultate, i duhet stërvitje të përditshme, rreth 3 orë e gjysmë, 2 herë në ditë.
"Stërvitjen e kam të përditshme, përveç hedhjes së gjyles jam duke praktikuar edhe hedhjen e diskut që është po ashtu sport i atletikës së rëndë dhe i nevojitet një lloj tjetër teknike dhe stërvitjeje. Minimalisht nevojiten 3 orë e gjysmë stërvitje, ta shtish kalendarin e stërvitjes gjatë gjithë muajit dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë."
Arritja më e lartë momentalisht e Joanit është titulli "Kampion Shqipërie" në këtë disiplinë. Çdo vit rezultatet e tij janë në rritje, ndërsa objektivi kryesor i tij është të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. E jo vetëm vendin tonë, por edhe qytëtin e bukur të Korçës.
"Çdo vit organizohen kampionatet dimërore dhe verore nga Federata e Atletikës, po ashtu edhe Kupa e Shqipërisë. Vjet kam dalë kampion Shqipërie në këtë Kupë. Rezultatet nga viti në vit i kam pasur me përmirësim dhe shpresoj që edhe këtë vit të ndjek të njëjtët hapa si vitin e kaluar.
Objektivi kryesor si sportist është të përfaqësoj flamurin kombëtar në arenën ndërkombëtare. Për mua do jetë një ëndërr nëse e realizoj të përfaqësohem në këto lloj aktivitetesh. Shpresoj që me rezultatet e këtij viti nëse do jap maksimumin tim mund të jem në një garë ndërkombëtare për të përfaqësuar Shqipërinë, pse jo edhe Korçën."
Duket se prirja e fëmijëve dhe të rinjve sot është drejt sporteve kolektive si futbolli, basketbolli e volejbolli, ndërsa ka shumë pak të rinj që zgjedhin sportet individuale si rasti i Joanit. Ai tregon arsyen se pse ndodh kështu.
"Në radhë të parë mendoj me sporte si disku, hedhja e gjyles, shtiza, fëmijët dhe të rinjtë duhet të qasen, ta kuptojnë çfarë lloj sporti është dhe t'i praktikojnë nëse e ndiejnë veten për ta ndjekur. Në këtë mënyrë ata kuptojnë nëse janë të prirur për ta vazhduar ose jo. Ditët e sotme, siç e kemi parë edhe në rrjete sociale, promovimi i atletikës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rang evropian dhe botëror, është në një 'dozë' të ulët në krahasim me futbollin, basketbollin dhe volejbollin. Duke qeenë dhe sporte kolektive, fëmijët dhe të rinjtë janë të prirur për t'i ndjekur, shkojnë me shoket, argëtohen. Ndërsa këto janë sporte individuale dhe kënaqësinë që e ndien me veten të ndodh vetëm kur kap rezultate të mira dhe duke dalë fitues. Është një rrugëtim të cilin duhet ta ndjekësh ti, dhe ke dëshirë që në të ardhmen të jesh i pari në këtë lloj sporti."
Apeli i sportistit korçar shkon për prindërit e fëmijëve, dhe të rinjtë që shohin këtë reportazh, duke u dhënë një këshillë mjaft të vlefshme që të kthejnë sytë nga disiplinat individuale, pasi në Korçë janë të gjitha mundësitë për t'i ndjekur ato.
"Apeli im u shkon prindërve pasi në qytetin tonë ekziston mundësia që të praktikohen këto sporte, ka fusha, logjistika, po ashtu edhe trajnerë të cilët të mundësojnë që ti të ndjekësh këto disiplina. Kushdo që ka dëshirë mund t'u tregojë fëmijëve dhe të rinjëve që veç futbollit, basketbollit dhe volejbollit ekzistojnë edhe këto sporte të tjera në të cilat të rinjtë mund të gjejnë veten."
Joan Deli është shembulli i një të riu korçar, që nuk është bërë pjesë e sporteve që zgjedhin pjesa më e madhe e të rinjve, por ka përqafuar disiplinën e vështirë të hedhjes së gjyles. Ai po ecën në hapat e duhur, me shumë vullnet, dëshirë e pasion për të lënë gjurmë në këtë disiplinë dhe për të nderuar jo vetëm qytetin e tij, por edhe Shqipërinë./ CNA
CNA TV ka në fokus promovinin e personazheve më të veç...
Qyteti i Korçës ka një histori shumëvjeçare sa i përke...
Në kuadër të Ditës së Mësuesit u çel në Muzeun e Arsimit e...
Zanatçinjtë e vjetër të Korçës tregojnë vlerat e mëdha që ...
Dirigjenti Kostika Tanto ka bërë një reagim për mosrin...
Kështu është quajtur një nga bujtinat më te veçanta në qyt...
Benon Progri, 73 vjeç, është personazhi mbase më i veç...
E nisëm intervistën me Isain me pyetjen më të shpeshtë që ...
Qyteti i Korçës, me një kulturë dhe traditë ndryshe nga të...
Teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë ka pjesë të historisë ...
Kolonja me tradita e kulturë mjaft të veçantë, ka nxjerrë ...
Federata Shqiptare e Skive ka organizuar këtë të shtunë pr...
Kolonja ka pësuar një hov sa i përket zhvillimit të turizm...
Ilirjan Tasellari, prej vitit 1998 nuk i ndahet pasion...
Mjeshtrat e punimit të gurit janë rikthyer në qytetin ...
Turizmi familjar ka përqafuar të rinjtë e Korçës, të cilët...
Rritja e interesit për të vizituar dhe eksploruar zonat ma...
Faqja Zyrtare e Formula 1 H2O ka publikuar kalendarin e ak...
Qyteti i Korçës njihet për traditën dhe kulturën e veç...
Një traditë e hershme dhe tëpër e veçantë janë Karnavalet ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...