Pusteci çel sezonin turistik/ Fokusi, te tradita
Bashkia Pustec ka çelur zyrtarisht në 7 Maj sezonin turist...
Kolonja po kthehet në një nga destinacionet e preferuara të vizitorëve, e më konkretisht të piktorëve të cilët në këtë zonë gjejnë peizazhe fantastike të natyrës. Një zonë që ofron pamje të mrekullueshme, me gjelbërim e me natyrën aq të bukur që frymëzon këta të fundit për të hedhur në telajo punime të ndryshme.
Më shumë se 20 piktorë shqiptarë e të huaj janë bashkuar në një koloni për të sjellë në punimet e tyre pranverën në Kolonjë. Për 4 ditë rrjesht, piktorë nga Kanadaja, Turqia, Peruja dhe vende të tjera të rajonit kanë përzgjedhur peizazhe të ndryshme të zonës, duke i sjellë në ekspozitën përmbyllëse.
Dy nga piktorët shqiptarë, Helidon Haliti dhe Fatmir Juka, kanë vlerësuar me nota mjaft pozitive peizazhet që ofron Kolonja, ndërsa thonë se ardhja e piktorëve të njohur është promovim i vlerave të kësaj zone.

"Kemi artistë që kanë ardhur nga Peruja, Kanadaja, Turqia, Maqedonia e artistët shqiptarë që këtu sapo shënuan një histori sepse gjetën një gjuhë të përbashkët. Një bukuri e jashtëzakonshme e natyrës që erdhëm si kolonizatore por na pushtoi ajo. Janë promovim për turizmin sepse këtu nis magjia, nëqoftëse shkon në një vend me fluks turistik ndihesh i tepërt por nëqoftëse vjen këtu, duhet ta ulimunosh, nga rruga e re fotografova një bari me dhenjte e veta, sepse kështu ka qenë, por tani shkurton kohën".
"Këtë vend ua ka bekuar Zoti, është i mrekullueshëm, këto takime janë të rëndësishme sepse njohin një Shqipëri që nuk e njohim, nuk njohim njëri tjetrin, nëqoftëse do lidheshin me tepër me vendin, do kishte më pak njerëz që nuk do e linin Shqipërinë".

Piktori nga Peruja, Jorge Corpuna, është mahnitur dhe tërhequr nga fusha e Kolonjës, me një punim të cilin e ka sjellë me ngjyra shumë të bukura që jo vetëm tregojnë aftësinë e tij profesionale si artist, por edhe bukuritë natyrore të Kolonjës.
"Është hera e parë në Shqipëri. Vend fantastik. Po kënaqem shumë këtu, njoha shumë artistë të mirë, të talentuar, bashkëpunues. Këtu u tërhoqa nga fusha e Kolonjës dhe po e shijoj në mënyrën time".
Piktori turk, Atanaur Dogan, ka realizuar me mjeshtëri portretin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, duke nxjerrë në pah lidhjen e shqiptarëve me turqit. Ai thotë se vendosi të pikturonte një hero për të qenë edhe më i veçantë krahasuar me punimet që zgjodhën artistët e tjerë.

"Në fakt mund të pikturoja natyrën por këtu pashë njerëz heronj dhe vendosa të pikturoj një hero. Ne turqit kemi të përbashkëta me ju shqiptarët e dy njerëz që na bëjnë bashkë janë Skënderbeu dhe Ataturku. Vendosa të pikturoj Skënderbeun sepse pashë vërdallë nëpër Shqipëri por e këtu në Kolonjë se emri i tij përmendej shpesh dhe doja të përulesha ndaj kombit tuaj e popullit tuaj duke pikturuar atë që është e rëndësishme për ju, ndaj pikturova Skënderbeun".
Çdo vit e më tepër Kolonja tërheq në zonë piktorë të shumtë të cilët organizojnë koloni dhe që bën bashkë artistë shqiptarë e të huaj. Krahas kolonisë së piktorëve të vegjël, Kolonja po jep shumë vëmendje edhe në kolonitë e pranverës dhe vjeshtës me qëllimin për ta kthyer në një traditë të zonës./ CNA

Bashkia Pustec ka çelur zyrtarisht në 7 Maj sezonin turist...
Sezoni veror në Korçë pritet që këtë vit të pësojë fluks t...
Natyrë, gatime të shijshme e të shumëllojshme dhe muzika l...
Një peshkatar i zonës së Udënishtit në Pogradec ka arr...
Prej një jete, Istref Haxhillari ka ushtruar profesion...
Turizmi në juglindje çdo vit e më tepër ka pësuar një ...
Korça është një nga qytetet ku arti e kultura zënë një...
Korça është qyteti i serenatës! Një traditë shumëvjeçare q...
Të rinjtë korçarë që kanë zgjedhur të jenë pjesë e spo...
CNA TV ka në fokus promovinin e personazheve më të veç...
Qyteti i Korçës ka një histori shumëvjeçare sa i përke...
Në kuadër të Ditës së Mësuesit u çel në Muzeun e Arsimit e...
Zanatçinjtë e vjetër të Korçës tregojnë vlerat e mëdha që ...
Dirigjenti Kostika Tanto ka bërë një reagim për mosrin...
Kështu është quajtur një nga bujtinat më te veçanta në qyt...
Benon Progri, 73 vjeç, është personazhi mbase më i veç...
E nisëm intervistën me Isain me pyetjen më të shpeshtë që ...
Qyteti i Korçës, me një kulturë dhe traditë ndryshe nga të...
Teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë ka pjesë të historisë ...
Kolonja me tradita e kulturë mjaft të veçantë, ka nxjerrë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...