LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bamirësi dhe festë në Pogradec/ Detajet e aktivitetit të motoristëve shqiptarë dhe gjermanë

10 Maj 2024, 23:14, Qyteti im CNA

Qyteti i Pogradecit në çdo sezon veror është i mbushur plot me aktivitete, me pjesëmarrje të artistëve shqiptarë e të huaj, gjë që ka sjellë edhe vizitorë të shumtë në këtë qytet. Prej dy vitesh tashmë, shoqata e motoristëve të Pogradecit, e ka kthyer në një traditë bamirësinë për qytetin dhe zonat e thella të Pogradecit, me aktivitetin e fundit ku 12 kamiona nga Gjermania sollën për spitalin dhe shkollat e qytetit. Ky aktivitet rikthehet sërish, me një organizim edhe më fantastik se herën e parë, me qëllim ndihmesën e nxënësve të shkollave në zonën e Mokrës.

Kryetari i Shoqatws së Motoristëve të Pogradecit, Dritan Hoxha, tregon më shumë rreth këtij aktiviteti ekskluzivisht për CNA TV, si median që ka promovuar prej vitesh këto aktivitete. Fillimisht Hoxha tregon se si lindi ideja për t’u bashkuar tri grupe shoqatash, ajo e Mc Eagles në Kosovë e Shqipëri, Shoqata e Motoristëve të Pogradecit, por edhe Shoqata e Motoristëve të Gjermanisë, që falë bashkëpunimit mes tyre, arritën të sillnin 12 kamiona me ndihma në pajisje. Rreth 4000 qytetarë kanë shijuar muzikën live, ndërsa rreth 700 motorra kanë mbushur pedonalen e qytetit.

Bamirësi dhe festë në Pogradec/ Detajet e aktivitetit të

"Shoqata e Mc Eagles në Kosovë e në Shqipëri, ne nuk ishim miratuar atëherë si shoqatë ligjërisht por e kishim Shoqatën e Motoristëve të Pogradecit, Juliana Dita në Gjermani dhe falenderim tjetër të madh për Shoqatën e Motoristëve të Gjermanisë, ne na bëri bashkë Juliana Dita e cila ishte prezent diku dhe dëgjoi që mund të bëhej bamirësi me anë të motorrave. U grumbulluam, kemi bërë një takim bashkarisht me MC Eagles, ne dhe Bashkia Pogradec dhe vendosëm të bëjmë një bamirësi duke sjellë 12 kamiona nga Gjermania dy vite më parë. Doli një festë e madhe, një bamirësi e madhe me shumë pajisje. U bënë edhe dhurata për kopshtet, si aktivitet ka qenë një nga më mbresëlënësit në Bashkinë Pogradec. Në shesh ka patur rreth 4000 vetë, rreth 700 motora të cilët u ekspozuan dhe qyteti atë natë ishte i mbingarkuar."

Dritani tregon ndihmën që arritën të jepnin për spitalin e Pogradecit dhe për shkollat e qytetit, duke përmendur pjesën më të madhe të pajisjeve që u sollën nga Gjermania, apo edhe të atyre që u prodhuan në Shqipëri.

"Radhën e parë kemi sjellë materiale për spitalin dhe për shkollat ndërsa materiale për çerdhe i kemi prodhuar këtu, si krevatë, dyshekë. Për spitalin kanë qenë kryesisht kaldaja, skaner, poltron dentisti, krevat masazhator dhe ortopedik, karrige me rrota, paterica dhe mjete ndihmëse. Për shkollat ka patur banga, karrige. Ka ardhur edhe një kamion me veshje motorash që janë shpërndarë vullnetarisht sipas grupeve motoristike, atje jemi pajisur edhe ne si shoqatë."

Bamirësi dhe festë në Pogradec/ Detajet e aktivitetit të

Për shumë pak ditë, qytetarët do të kenë mundësi të jenë sërish pjesëmarrës në një aktivitet të njëjtë si dy vite më parë. Hoxha tregon se 9 kamionë janë nisur tashmë nga Gjermania, e pritet të mbërrijnë ditën e hënë, ndërsa aktiviteti festiv do të zhvillohet pasditen e të martës. Zona e thellë e Mokrës është destinacioni i radhës i kësaj bamirësie, me pajisje shkollore dhe mjekësore për qendrat ambulatore të fshatrave të kësaj zone.

"Do jetë një aktivitet po i njëjti, kamionat janë nisur nga Gjermania, janë 9 në total. Kryesisht këtë radhë janë pajisje shkollore dhe mjekësore por për qendrat ambulatore të Mokrës, sepse kemi inspektuar fshat më fshat për nevojat që kanë këto qendra ambulatore dhe shkollat. Janë banka shkolle, pajisje ndihmëse për mësimdhënie, krevatë ortopedikë, gjithashtu janë porositur dhe krevatë e dyshekë për kopshtet dhe çerdhet e Pogradecit.

Këngëtarë dhe Dj shqiptarë do të mbajnë gjallë atmosferën gjatë mbrëmjes, ku pas paradës fantastike të motoristëve në pedonale, do të mundësohet edhe koncerti për të gjithë banorët e Pogradecit dhe rretheve të tjera të qarkut, pa harruar këtu edhe turistët që kanë filluar të vizitojnë qytetin liqenor.

Bamirësi dhe festë në Pogradec/ Detajet e aktivitetit të

"Pjesa e dytë që ne krenohemi në aspektin e festës është organizimi i një feste ku do të jetë Urban Band, Dj Erioni dhe Dj Genti. Këta i janë bashkuar festës tonë për bamirësi. Shpresojmë të jetë festë e mirë, uroj të na mbajë dhe koha dhe them se do të jetë një festë e këndshme në pedonale."

Fillojmë në orën 17:00 me paradën e motoristëve, më pas një fjalim i shkurtër nga pjestarë sepse Hermani që është presidenti i Sindikatës për arsye shëndetësore nuk vjen dot. Fjalën e rastit do ta mbajë një nga anëtarët dhe më pas fillojmë me Dj Erionin, Dj Gentin, Urban Band e derisa të mbyllet në orën 00:00 nën tingujt e muzikës."

Kryetari i shoqatës së motorristëve të Pogradecit tregon përshtypjet e marra nga pjesëmarrësit në aktivitetin e kaluar, duke treguar edhe pritshmëritë e aktivitetit të rradhës.

"Për herën e parë e kemi feedback-un se morëm fjalë të ngrohta e të ëmbla nga qytetarë të cilët u kënaqën. Për mua ndikojnë ato fjalë të mira nga ata invalidë që përfituan karrocat dhe pajisje ndihmëse. Ato janë fjalë të ngrohta të prindërve dhe njerëzve që kanë marrë këto benefite."

Bamirësi dhe festë në Pogradec/ Detajet e aktivitetit të

Edhe këtë radhë, bamirësia e lindur nga bashkëpunimi i Shoqatave të Motoristëve Shqiptarë, kosovarë e gjermanë, do të lehtësojë mësimdhënien në shkollat e Mokrës, zonës malore e të thellë që ka nevojë për më shumë vëmendje. E për këtë arsye u përzgjodh pikërisht Mokra dhe nxënësit e saj.

"Pogradeci është i bukur sepse e ka bekuar zoti, ka natyrën, liqenin, malin. Kurse pjesa e Mokrës vërtet ka nevojë për ndihmë dhe ne kësaj rradhe jemi dedikuar që ti çojmë në pjesën e Mokrës. Kemi shumë shkolla, kopshte që janë në gjendje të mirë por kanë nevojë për pajisje ndihmëse. Infrastrukturën e kanë gati por bangat, dërrasa, kompjutera e laboratorë nuk i kanë. Ne po i sjellim kësaj rradhe dhe shpresojmë të kemi bërë mirë."

Prej orës 17:00 të ditës së martë (datë 14 Maj), do të nisë organizimi fantastik që po shihet me aq kujdes edhe nga ana e bashkisë së Pogradecit. Me paradën e motorave dhe me koncertin ku do të përformojnë Urban Band, Dj Erioni e Dj Genti, pritet një atmosferë elektrizuese që do ti japë Pogradecit një pamje tjetër atë mbrëmje deri në orët e vona. Me këtë rast, edhe CNA TV nëpërmjet këtij reportazhi, u sugjeron të gjithë shikuesve të bëhen pjesë e një mbrëmje ndryshe./ CNA TV

Lajmet e fundit nga